Çfarë janë kërkesat nga eksporti?

Kur shiten produkte/shërbime në tregjet e huaja me metodë pagese me vonesë, ekziston rreziku i mospagesës së mundshme të kërkesave. Për të mbrojtur nga rreziku i mosarkëtimit të të arkëtueshmeve të tyre nga transaksionet e eksportit, eksportuesit mund të sigurojnë kërkesat e tyre kundër rreziqeve komerciale dhe politike.


Sigurimi i kërkesave nga eksporti pas dorëzimit të mallit

Sigurimi i kërkesave nga eksporti pas dorëzimit të realizuar të mallit nënkupton sigurimin e pretendimeve të eksportuesit nga blerësi i tij i huaj pas dorëzimit të realizuar të mallit. Sigurimi i kërkesave të eksportit pas dërgesës përfshin:

  • sigurim nga rreziqet komerciale dhe
  • sigurim nga rreziku politik.

Rreziqet komerciale:

  • falimentimi,
  • mospërmbushje të zgjatur të detyrimeve (pagesave) nga blerësi i huaj, 180 ditë nga afati i kontraktuar i pagesës.

Rreziqet politike:

  • rreziku i luftës ose të ngjashme,
  • rreziku i anulimit të licencës,
  • shkelje e kontratës.

Sigurimi i kërkesave të eksportit para dorëzimit të mallit

Sigurimi i kërkesave nga eksporti para dorëzimit të mallit nënkupton kur eksportuesi prodhon mallra të caktuara me porosi të veçantë të një blerësi të caktuar të huaj, nëse gjatë prodhimit blerësi i huaj falimenton ose shfaqet një rrezik i caktuar politik në vendin e blerësit të huaj, kurse produktin për shkak të karakteristikave specifike që i ka eksportuesi nuk mund ta shesë atë te një blerës tjetër, atëherë BZHMV-ja e kompenson eksportuesin.

Sigurimi i kërkesave të eksportuesit nga blerësi i tij i huaj përpara dorëzimit të mallrave përfshin:

  • sigurimi nga rreziqet komerciale dhe
  • sigurimi nga rreziku politik.

Rreziqet komerciale:

  • falimentimi

Rreziqet politike:

  • rreziku i luftës ose të ngjashme,
  • rreziku i anulimit të licencës,
  • shkelje e kontratës.

Kontakt me Departamentin e sigurimit të kredive:

Tel: 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 141, 142, 143, 144, 145.