Përgjegjësi shoqërore

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar përgjegjësi bashkëpunuese, që do të thotë se ka vendosur një ekuilibër midis performancës së aktiviteteve të biznesit dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe mjedisit. Këtë BZHMV e arrin nëpërmjet sjelljes transparente dhe etike që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe merr parasysh pritshmëritë e të gjithë palëve të interesuara. Me sigurimin e një transaksioni të caktuar, BZHMV beson se është në përputhje me Agjendën kombëtare për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve në Maqedoninë  e Veriut të miratuar nga Qeveria e RMV-së; gjatë zhvillimit të programeve të financimit dhe kushteve të veçanta të kreditimit, BZHMV-ja e merr parasysh zhvillimin e balancuar dhe të qëndrueshëm social, si dhe mjedisin.

Detyrimi ndaj shoqërisë është një nga prioritetet më të larta në sistemin e vlerave të BZHMV-së dhe është pjesë e politikës afariste së saj.
BZHMV-ja ndërton dhe ruan reputacionin e vet si një bankë zhvillimi dhe eksporti që përveç inkurajimit të zhvillimit ekonomik, zbatimit të direktivave të Qeverisë së RMV-së, respektimit të ligjeve, rregulloreve dhe standardeve profesionale, kujdeset për inkurajimin dhe mbështetjen e vlerave pozitive shoqërore, kulturës, respekt dhe tolerancë reciproke, etikë biznesi dhe humanizëm.

Ne kemi një vizion të qartë për rolin tonë dhe ndikimin që ne si institucion financiar kemi tek përdoruesit tanë, partnerët dhe shoqërinë e më gjerë, si dhe pritshmëritë që punonjësit tanë kanë nga BZHMV. Jemi të vetëdijshëm se vendosmëria dhe funksionimi ynë i përgjegjshëm janë çelësi i zhvillimit tonë të mëtejshëm”.