Qëllimi i garancisë doganore:

Garancia si siguri në procedurën doganore.


Qëllimi:

Garanci e përgjithshme për borxhin doganor në import për përpunim.
Është për kompanitë vendase që importojnë për rafinim dhe rieksportim.


Burimet e fondeve

Mjete personale


Përdoruesit e garancisë doganore:

Shoqëri tregtare që importojnë materiale për rafinim dhe rieksportim.


Kushtet e garancisë doganore:


Shumat:

Shuma e garancisë varet nga aftësia kreditore e kompanisë.

Shuma maksimale:

  • deri në 15.375.000 MKD për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe
  • deri në 24.000.000 MKD për kompanitë që sipas klasifikimit nacional e aktiviteteve u përkasin kodeve të aktiviteteve-C/B Industria përpunuese.
Afati i vlefshmërisë:

Deri në 12 muaj

Shuma e garantuar:

100% të shumës së borxhit doganor në bazë të importit të materialet për rafinim.

Rreziku i garantuar:

Rreziku i mospagesës së detyrimeve në bazë të borxhit doganor ndaj Drejtorisë doganore të RMV-së gjatë importimit të materialeve për rafinim.

Çmimi

Provizioni paguhet në çdo tremuaj.

Sigurimi

Kambial nga kompania me një klauzolë ekzekutive të vërtetuar nga pronarët e kompanive.

Kontakt me Departamentin e sigurimit të kredive:

Tel: 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 141, 142, 143, 144, 145.