Informata kryesore

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup është anëtare e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilat punojnë në sfera të ngjashme si BZHMV-ja: kryesisht institucionet për zhvillim dhe ekonomi dhe agjencitë për eksport dhe kredi. Këto institucione financiare e mbështesin zhvillimin dhe ekonomin, i zvogëlojnë rreziqet, shkëmbejnë informacione dhe mënyra të tjera bashkëpunimi. BZHMV-ja u përpoq të intensifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e mira me institucione të ndryshme ndërkombëtare, banka afariste, kompani sigurimesh dhe risigurimesh.




SHEBP- Shoqata evropiane për bankat publike

logo

Shoqata është aktive nga viti 2000 dhe i përfaqëson interesat e institucioneve financiare të cilat janë pronësi shtetërore në raport me organet legjislative të BE-së.

https://www.eapb.eu/


Klubi i Pragës, pjesë e Unionit të Bernës

logo

Unioni i Bernës u themelua në vitin 1934, për të mbështetur tregtinë dhe investimet ndërkombëtare. Anëtarët e Unionit të Bernës janë institucione financiare publike dhe private nga disa vende që promovojnë shkëmbimin ndërkombëtar dhe investimet në tregje të zhvilluara dhe në zhvillim duke mbështetur eksportet dhe investimet e huaja. Për këtë qëllim, ata sigurojnë pretendimet e eksportuesve ose bankave të tyre ndaj rreziqeve politike dhe tregtare. Anëtarët e Unionit të Bernës mbështesin një total prej 10% të tregtisë së përgjithshme botërore.
Klubi i Pragës u themelua me iniciativën e Unionit të Bernës dhe disa agjencive të kreditimit të eksportit në fillim të viteve '90. Anëtarët e Klubit të Pragës janë agjenci krediti, madhësia e të cilave, vëllimi i mbështetjes që ofrojnë në tregtinë botërore është më i vogël në krahasim me mbështetjen e ofruar nga anëtarët e Unionit të Bernës. Qëllimi kryesor i kësaj shoqate është të ofrojë mbështetje për anëtarët e saj në zhvillimin e sigurimit dhe financimit të kredive eksportuese afatshkurtra dhe afatgjata. Anëtarët e Klubit të Pragës mbajnë takime të rregullta për të shkëmbyer përvoja. Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Klubit të Pragës që nga viti 2001.

https://www.berneunion.org/


Banka evropiane e investimeve

logo

BEI është një institucion financiar i Bashkimit Evropian i formuar në vitin 1958 me Marrëveshjen e Romës, i cili merr pjesë krah për krah me institucionet financiare vendase në financimin e programeve dhe projekteve të investimeve që janë pjesë e synimeve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Misioni i BEI-t është të ofrojë mbështetje në arritjen e objektivave të politikave të Bashkimit Evropian duke financuar projekte cilësore. Krahas nxitjes së projekteve të shteteve anëtare, një nga aktivitetet bazë kreditore është financimi i investimeve në vendet e ardhshme anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet partnere, të cilat ndikojnë pozitivisht në forcimin e integrimit evropian. Në këtë drejtim po zhvillohet edhe bashkëpunimi i BEI-t me BZHMV. BZHMV-ja e intensifikoi bashkëpunimin e saj me BEI-n kur më 26 qershor të vitit 2009 nënshkroi marrëveshjen për realizimin e një linje kredie për mbështetjen e NVM-ve dhe projekteve prioritare (investimet industriale në fushën e ekonomisë, energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit) në vlerën prej 100 000 000 euro. Ky bashkëpunim ka vazhduar dhe më 14 tetor 2011. Është nënshkruar marrëveshja për realizimin e fazës së dytë të kësaj linje kredie, si dhe për mbështetjen e NVM-ve dhe projekteve prioritare në fushën e ekonomisë, energjisë, aktiviteteve shërbyese dhe mbrojtjes së mjedisit në shumën totale prej 50 000 000 euro. Më 10 korrik të vitit 2012 përsëri, u nënshkrua një kontratë e re në vlerë prej 100,000,000 euro, me të cilën filloi realizimi i fazës së tretë të linjës kreditore të BEI-t. Bashkëpunimi i mëtejshëm rezultoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje më 31 dhjetor të vitit 2013 për një 1,000,000,000 euro të reja, duke nisur kështu zbatimin e fazës së katërt të kësaj linje kredie. Më datë 11.09.2018 u nënshkrua marrëveshja për realizimin e fazës së pestë të linjës së kreditit të BEI-t në vlerën 100 000 000 euro të reja. Më datë 21.06.2021 u nënshkrua një marrëveshje e re me BEI-t për trajtimin e kovid-19, për një shumë të re 100,000,000 euro, e cila nisi zbatimin e fazës së gjashtë të linjës së kreditit të BEI-t.
BZHMV-ja investon fondet e kreditit të BEI në bashkëpunim me bankat komerciale përmes programeve ekzistuese të kreditimit, për të cilat mund të merrni informacion më të detajuar nga banka juaj afariste ose direkt nga BZHMV. Bankat pjesëmarrëse nga linja e kreditit të BEI-së miratojnë lehtësira kreditore që janë të paktën 50 pikë bazë më të favorshme se norma e interesit që bankat pjesëmarrëse do të paguanin nga përdoruesit e fundit pa pjesëmarrjen e BEI.
Besojmë se bashkëpunimi ndërmjet BZHMV-së dhe BEI-t në kushtet e anëtarësimit të RMV në Bashkimin Evropian do të kontribuojë drejtpërdrejt në ruajtjen e vendeve të punës ekzistuese dhe rritjen e numrit të të punësuarve, rritjen e eksporteve si dhe rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë maqedonase.

 
https://www.eib.org/en/about/index.htm


Banka kineze për zhvillim

logo

Banka kineze për zhvillim është institucioni më i madh financiar i zhvillimit në botë me një kapital total të regjistruar prej 421.248 miliardë RMB ose rreth 54.210 miliardë euro dhe banka më e madhe e Kinës për investime të huaja dhe kontrata financimi, kreditim afatgjatë dhe emetim kambial. Banka ka një volum të madh produktesh ndërkombëtare.
Më 27 nëntor 2017 Banka kineze për zhvillim ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një shoqate ndërbankare midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore Lindore. Kjo shoqatë është një grup vendesh të përfaqësuara nga bankat e tyre të zhvillimit, investimeve ose eksportit. Qëllimi i Marrëveshjes është të mbështesë zhvillimin e ekonomisë, shoqërisë, tregtisë dhe investimeve ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore Lindore përmes bashkëpunimit në sektorin financiar.
Anëtarë të kësaj shoqate janë institucionet në vijim:
1. Banka kineze për zhvillim
2. Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut
3. Banka e Bullgarisë për zhvillim
4. Banka e Çekisë për eksport
5. Banka e Kroacisë për rindërtim dhe zhvillim
6.Banka Sllovake për eksport-import
7. Fondi për investime dhe zhvillim të Malit të Zi
8. Institucioni financiar për zhvillim i Letonisë ALTUM
9. Agjencia publike për investime dhe zhvillim e Lituanisë VIPA
10. Banka e Hungarisë për zhvillim
11. Banka kursimore e postës, Serbi
12. Banka e Sllovenisë për eksport dhe zhvillim
13. Banka e Rumanisë për eksport dhe import
14. Banka e Republikës Serbe për investim dhe zhvillim 

 
http://www.cdb.com.cn/English/


Bashkimi Evropian

logo

Bashkimi Evropian është një grup shtetesh në territorin e Evropës. Qëllimi i bashkimit të këtyre vendeve është t'i bëjë gjërat më të mira, më të lehta dhe më të sigurta për njerëzit. Duke lidhur aftësitë, burimet dhe destinacionet e tyre, ata së bashku kanë ndërtuar një zonë stabiliteti, demokracie dhe zhvillimi të qëndrueshëm, duke ruajtur diversitetin kulturor, tolerancën dhe liritë individuale. Bashkimi Evropian është i përkushtuar të ndajë arritjet dhe vlerat e tij me vendet dhe njerëzit përtej kufijve të tij.

https://european-union.europa.eu/select-language?destination=/node/1


IME

logo

Programin për Rritjen e Punësueshmërisë së Tregut - IME e financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga grupacioni Palladium.
IME synon të forcojë sektorin e biznesit duke krijuar një mjedis të favorshëm në tre sektorë me potencial të lartë rritjeje për zhvillim: agrobiznesi i qëndrueshëm, turizmi aktiv dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK).
Aktivitetet e IME-s kanë për qëllim zgjerimin e tregjeve dhe forcimin e konkurrencës së palëve të interesuara vendas në këta tre sektorë, përmirësimin e performancës financiare duke përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve dhe krijimin e vendeve të punës të qëndrueshme për staf të kualifikuar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë.
Programi IME po punon për të krijuar 2706 vende të reja pune dhe rezultatet që kërkon të arrijë nëpërmjet zhvillimit të sistemit të tregut janë:

- zhvillimi dhe rritja e kompanive në sektorë të përzgjedhur duke përmirësuar produktet dhe shërbimet dhe duke zgjeruar tregjet.
- shërbime të përmirësuara politika dhe rregullore të përmirësuara, të cilat do të krijojnë një mjedis më stimulues për rritjen e kompanive në sektorë të përzgjedhur, dhe
- kompanitë të ofrojnë kushte pune më tërheqëse dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë dhe gratë, si dhe ruajtjen e vendeve të punës.

 
https://ime.org.mk/


Institucionet të tjera

BZHMV-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me agjencitë e mëposhtme të kreditimit dhe bankat e zhvillimitAOFI nga Serbia, BAEZ nga Bullgaria, HBOR nga Kroacia, SID-PKZ nga Sllovenia, IGA nga Bosnja dhe Hercegovina, MEHIB nga Hungaria, KUKE nga Polonia, EGFI nga Irani, EKSIMGARANT nga Bjellorusia, SEP nga Arabia Saudite, TURK EKSIMBANK nga Turqia, Banka Bullgare për Zhvillim (BBZH),Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe të tjera.

RBSM bashkëpunon me disa institucione ndërkombëtare, si: OECD, Banka BotëroreMIGAIBRDBEIBERZHCEB...