Themelimi

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup është banka e vetme për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut e themeluar me një Ligj të veçantë për themelimin e Bankës maqedonase për mbështetje dhe zhvillim më 21 maj të vitit 1998 (Gazeta zyrtare e RM nr.24/98, 6/2000, 109/2005 dhe 130/2008). Në vitin 2009 është miratuar Ligji i ri për BMMZH (Gazeta zyrtare e RM nr.105/2009), me qëllim të përmirësimit të pozicionit të saj dhe rolit specifik të bankës për zhvillim në sektorin bankar dhe në ekonominë e RMV. Për të njëjtin qëllim, në prill të vitit 2021, u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje zhvillimore (Gazeta zyrtare e RMV nr.77/2021).


Pronësia

BZHMV-ja është shoqëri akcionare themeluesi dhe 100% pronari i së cilës është Republika e Maqedonisë së Veriut.


Vizioni

Të jemi partner i besueshëm për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në shtetin tonë.


Misioni

Nëpërmjet promovimit dhe ofertës së produkteve të favorshme financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të krijojmë një ambient për përmirësimin e konkurrencës në vend, mbështetje të eksportit, rritjes dhe zhvillimit ekonomik.


Parimet e punës

1. Moskonkurrenca, mosdiskriminimi dhe transparenca në punë
2. Rentabiliteti dhe efikasiteti
3. Justifikimi ekonomik i projekteve të investimeve dhe investimet
4. Zbatimi dhe promovimi i qeverisjes së mirë të korporatave në Bankë


Aktivitetet e BZHMV-së

1. Financimi i zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
2. Financimi i infrastrukturës
3. Mbështetja e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në RMV
4. Nxitja e eksportit
5. Nxitja e mbrojtjes së ambientit jetësor
6. Sigurimi i eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedonase prej rreziqeve komerciale dhe politike
7. Mbështetja e zhvillimit rajonal


Grupi qëllimor

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrje të orientuara drejt eksportit.


Të punësuar

44 të punësuar deri më datën 31.12.2021