Kire Naumov
DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV
Kire Naumov ka lindur në vitin 1971 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në Katedrën e ekonomisë së biznesit, e fillon karrierën në Agjencinë për transformimin e ndërmarrjeve me kapital social si bashkëpunëtor në Sektorin për financa dhe kontroll. Gjatë karrierës së tij ka punuar si asistent në fushën e matematikës dhe statistikës në Fakultetin ekonomik në Shkup, këshilltar për çështje ekonomike të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, këshilltar për çështje ekonomike të Presidentit të Republikës të Maqedonisë, drejtor i Agjencisë për inteligjencë të Republikës së Maqedonisë, kryetar i Bordit të drejtorëve të një shoqërie brokerimi në sigurime, zëvendësministër shtesë i financave dhe zëvendësministër i ekonomisë.
Më tepër se 20 vjet ai është përfshirë në çështjet ekonomike që lidhen me borxhin publik dhe financat publike, sfidat në sektorin privat dhe politikat publike. Me më shumë se 7 vjet përvojë në këshillimin e politikëbërësve publikë, një entuziast që përpiqet të kontribuojë për një sektor financiar publik më efikas, transparent dhe më të përgjegjshëm. Një kritik i madh i politikave publike që rezultojnë me shpenzime joproduktive dhe rritje të borxhit publik dhe në përgjithësi procese publike jotransparente.
Një person që vazhdimisht përmirësohet, leximi është hobi i veçantë për të dhe kryesisht preferon tema nga politika, politikat publike, historia dhe indikatorët e zhvillimit ekonomik.
Nga data 22.11.2019, Kire Naumov e ushtron detyrën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv dhe është anëtar i Bordit drejtues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Faruk Ismaili
DREJTOR I PËRGJITHSHËM OPERATIV
Faruk Ismaili ka lindur në vitin 1976 në Tetovë. Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Universitetin EGE në Izmir, Turqi, ai filloi karrierën e tij profesionale në Komunën e Tetovës si zyrtar lokal për zhvillim ekonomik. Gjatë karrierës së tij ka punuar si zyrtar kreditues për persona juridikë në Stopanska banka, menaxher i filialit të Ohridska banka në Tetovë dhe menaxher rajonal i filialeve të Ohridska banka në Tetovë dhe Gostivar. Nga data 16.12.2019, Faruk Ismaili e ushtron detyrën e drejtorit të përgjithshëm operativ dhe anëtar i Bordit Drejtues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Andriana Matlioska
KRYETAR
Dr. Andriana Matlioska është sekretare shtetërore në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përvoja e saj profesionale përfshin më shumë se një dekadë në fushën e financave publike, punës bankare, harmonizimit me rregullatore dhe menaxhimit korporativ.
Ajo e filloi karrierën e saj në Ministrinë e Financave në fillim të vitit 2015, ku ushtroi disa pozita përgjegjëse që lidheshin me koordinimin e proceseve me fushën e sektorit financiar, monitorimin e punës financiare të ndërmarrjeve publike kompanitë dhe agjencitë tregtare, proceset buxhetore dhe hartimin e politikave. Në periudhën 2021-2024, ajo ushtroi funksionin si person përgjegjës për kontrolle të harmonizimit të dispozitave dhe në të njëjtën kohë është përgjegjës për kryerjen e funksioneve oficere e mbrojtjes së të dhënave personale dhe si person përgjegjës i FATCA-s në një nga bankat maqedonase, ku ishte përgjegjëse për harmonizimin rregullator, menaxhimin e riskut të harmonizimit dhe implementimin e standardeve financiare ndërkombëtare.
Në vitin 2024, ajo u kthye në Ministrinë e Financave si këshilltare e posaçme e ministres, dhe menjëherë pas kësaj, u emërua sekretare shtetërore.
Matlioska është doktor i shkencave juridike me specializim në të drejtën tregtare dhe të punës dhe magjistre në të drejtën afariste, si dhe specialiste e certifikuar në menaxhimin korporativ dhe harmonizimin e dispozitave sipas standardeve evropiane për cilësinë e arsimit dhe trajnimit profesional.
Ajo është anëtare aktive në më shumë komisione dhe komitetet kombëtare në fushën e sistemit të stabilitetit financiar, parandalimit të pastrimit të parave, menaxhimit të financave publike dhe antikorrupsionit. Gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca dhe forume të shumta ndërkombëtare të organizuara nga Banka Botërore, FMN-ja, OECD-ja dhe Bashkimi Evropian, duke kontribuar në përforcimin e menaxhimit financiar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Dr. Matlioska me profesionalizmin akademik dhe përvojën e gjerë praktike në sektorin financiar siguron transparencë dhe llogaridhënie, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga data 31.10.2025 ushtron pozitën e kryetarit të Këshillit mbikëqyrës të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Hristina Kelemen
ANËTAR
Hristina Kelemen ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, ku ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në Institutin e Ekonomisë. Ajo e filloi karrierën e saj profesionale në 2002 në sektorin privat, dhe në vitin 2008 ajo vazhdoi në Zyrën e Kryetarit të Qeveris, ku punoi për politikat ekonomike si Këshilltare shtetërore për çështjet ekonomike. Si anëtare ekzekutiv e Bordit të drejtorëve të ShA Tutunski Kombinat Prilep, duke marrë pjesë aktive në qeverisjen korporative, planifikimin strategjik dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit. Në të njëjtën kohë, ajo është z.d. Kryetare e përkohshme e Këshillit për promovim dhe mbikëqyrje të auditimit. Aktualisht ajo është Këshilltar për Çështjet Financiare në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë.
Që nga data 14.10.2025, ajo është anëtar i Bordit mbikëqyrës të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup.
Tanja Mihajlovska Dimitrievska
ANËTAR
Tanja Mihajlovska Dimitrievska ka lindur në vitin 1981 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Katedra për menaxhimit financiar, ajo filloi karrierën e saj profesionale në Ernst & Young – Shkup në seksionin për auditim të jashtëm të bankave dhe kompanive të sigurimeve. Në vitin 2005, ajo filloi të punojë në Bankën ProCredit, ku u bë Drejtoresh e Auditimit të Brendshëm. Gjatë 10 viteve të fundit (nga 2015 deri më sot), ajo ka punuar si eksperte dhe Drejtoresh Globale e auditimit të brendshëm në bankat e investimeve në Londër, Mbretëria e Bashkuar, ku drejton ekipe globale dhe kryen auditime në fusha të tilla si ndryshimi dhe transformimi strategjik, huadhënia e korporatave, bankat private dhe kultura e korporatave. Ajo është Auditore e Brendshme e Çertifikuar nga Instituti i Auditorëve në Mbretërinë e Bashkuar (IIA UK, 2023) dhe është e çertifikuar në Programin e gatishmërisë së bordit (Board Readiness Programme, 2025).
Ajo është gjithashtu e përfshirë në mënyrë aktive si udhëheqëse/ambasadore në Women on Boards Adria, anëtare e European Women on Board dhe ish-themeluese dhe anëtare e bordit të Institutit të Auditorëve të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut.
Efimija Dimovska
ANËTAR
Dr. Efimija Dimovska ka lindur në vitin 1975 në Berovë. U diplomua në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Katedra e ekonomisë së biznesit. Ajo e vazhdoi arsimimin e saj në Shtetet e Bashkuara në Universitetin e Kentuckyt, ku në vitin 2003 përfundoi studimin njëvjeçar të specializuara në Zhvillim ekonomik dhe Administrim biznesi, dhe në vitin 2006 mori diplomën master nga Universiteti i Pitsburgut në fushën e Politikave publike dhe menaxhimit. Në vitin 2013, doktoroi në Fakultetit ekonomik Universitet Shën Kirili dhe Metodi në Shkup në fushën e financave, me fokus të veçantë në kërkimin në fushën e qasjes në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ka ndërtuar karrierën e saj profesionale 27-vjeçare në pozicione përgjegjëse dhe menaxheriale në Ministrinë e Financave, Bankën për zhvillim, sektorin e energjisë dhe arsimin e lartë. Për më shumë se 18 vjet, ka punuar në mënyrë aktive në fushën e zhvillimit bankar, sektorit financiar dhe projekteve ndërkombëtare.
Ka përvojë të konsiderueshme në planifikimin financiar, buxhetimin, kontrollin dhe qeverisjen korporative, të fituar nëpërmjet punës në sektorin korporativ dhe pjesëmarrjes në proceset mbikëqyrëse dhe të vlerësimit. Në mënyrë aktive merr pjesë si ekspert kombëtar dhe ndërkombëtar në projekte të Komisionit Evropian dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara, gjë që përfaqëson një vlerë shtesë për kuptimin strategjik të politikave ekonomike dhe të zhvillimit.
Më datë 31.12.2025, ajo u emërua anëtare e Bordit mbikëqyrës të Bankës për zhvillimit të Maqedonisë së Veriut ShA Shkup.