BZHMV-14.04.2020
Në seancën e sotme, Qeverisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut për paketën e dytë të aplikacioneve të aprovuara nga aplikacionet e përpunuara të kompanive që plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes nga Thirrja Publike nga paketa e parë për masat ekonomike.
Sipas këtij informacioni, 118 kompani të tjera me 1.116 punonjës, u janë aprovuar të përdorin kredi pa interes në shumën totale prej 936.602 euro.
Në grupin e parë dhe të dytë janë aprovuar gjithsej 254 kërkesa për kredi në shumën totale prej 2.2 milion euro, për kompanitë me gjithsej 2.853 punonjës. Sipas strukturës së kërkesave totale të aprovuara për kredi, mikro kompanitë me deri 10 të punësuar marrin pjesë me 69%, kompanitë e vogla me deri 50 të punësuar marrin pjesë me 28%, dhe kompanitë e mesme deri me 250 marrin pjesë me 4%.
Dorëzimi i informacionit me aplikacione të aprovuara kredie që plotësojnë kushtet e Qeverisë do të bëhet rregullisht, në baza javore derisa fondet nga linja e kreditit Kovid 1.
Deri tani, Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut ka marrë më shumë se 1,050 aplikacione për kredi në shumën totale prej 7,5 milion euro.
Më së voni deri në fund të javës, Banka për zhvillim do të kontaktojë me të gjitha kompanitë, kërkesa për kredi të të cilëve u është aprovuar në seancën e sotme të Qeverisë për shkak të realizimit të marrëveshjeve të kredisë.