Qëllimi i linjës së kredisë:

Është krijuar një linjë e posaçme, linja e kredisë për efikasitet energjetik (EE) dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) nëpërmjet bankave pjesëmarrëse me qëllim zvogëlimin e pasojave nga kriza botërore energjetike dhe ekonomike.


Qëllimi i linjës së kredisë:

Kredi nga linja e kredisë për efikasitet energjetik (EE) dhe burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) nëpërmjet bankave pjesëmarrëse miratohen për të siguruar mjete për investime në efikasitetin energjetik (kursim të energjisë) dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.


Burimet e fondeve:

Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Shfrytëzuesit:

Shfrytëzuesit e kredisë nga linja e kredisë për efikasitet energjetik (EE) dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) nëpërmjet bankave pjesëmarrëse mund të jenë ndërmarrjet tregtare mikro, të vogla dhe të mesme si dhe TI, zejtar (të cilët paguajnë tatim mbi të ardhurat reale).



Kushtet e linjës së kredisë:


Shuma e projektit që do të mbështetet me kredi:

  • Efikasiteti energjetik (EE):
    Vlera maksimale e projektit është 30.750.000 denarë.

    BZHMV-ja do të kreditojë deri në 60% të shumës së projektit, gjegjësisht deri në 18.450.000 denarë.

    Minimumi i mbetur prej 40% do të kreditohet nga burime të tjera si kredi nga banka pjesëmarrëse ose mjetet e veta të investitorit (ndërtim, pajisje, mjete qarkulluese, para në dorë, etj.)
     
  • Burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE):
    Vlera maksimale e projektit është 49.200.000 denarë.

    BZHMV-ja do të kreditojë deri në 60% të shumës së projektit, gjegjësisht deri në 29.520.000 denarë.

    Minimumi i mbetur prej 40% do të kreditohet nga burime të tjera si kredi nga banka pjesëmarrëse ose mjetet e veta të investitorit (ndërtim, pajisje, mjete qarkulluese, para në dorë, etj.)
Afati i pagesës:

  • Efikasiteti energjetik (EE):
    deri në 8 vjet me grejs-periudhë deri në 12 muaj.
     
  • Burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE):
    deri në 12 vjet me grejs-periudhë deri në 24 muaj
Norma e interesit për përdoruesin përfundimtar:

Deri 1,6% në vit

Përdoruesi përfundimtar:

Shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme si dhe TI, zejtarë (të cilët paguajnë taksa mbi të ardhurat reale).

 

Kredikërkuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • I regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  • Të paktën 51% janë në pronësi private,
  • Nuk kanë detyrime të papaguara ndaj shtetit të vërtetuara me vërtetim nga DHP-ja jo më e vjetër se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për kredi në bankën afariste,
  • Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi,
  • Kanë dorëzuar llogari vjetore në Regjistrin Qendror për vitin e fundit fiskal (aktualisht për vitin 2021), pavarësisht muajve të funksionimit,
  • Kanë regjistruar pronarin e vërtetë në Regjistrin për pronarë realë në Regjistrin Qendror të RMV nëse është tatimpagues (Statusi aktual për pronarin real, vërtetimi për pronarin e vërtetë),
  • Të ketë lejet e nevojshme për zbatimin e projektit për EE ose BRE,
  • Sipas të dhënave nga regjistri i kredive të BPRMV, jo më shumë se 3 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për kredi janë në një klasifikim më të mirë ose të barabartë me B ose që nuk kanë ekspozim kredie. Përjashtim bën nëse ekspozimi total kreditor i bankave ndaj klientit të caktuar është më i vogël se 10.000 denarë.
Qëllimi:

  • Financimi i projekteve të efikasitetit të energjisë EE (kursimi i energjisë)
  • Financimi i projekteve për burimet e ripërtëritshme të energjisë BRE (energjia hidrike, energjia gjeotermale, energjia nga biomasa, energjia e erës, energjia diellore, etj.)

Kontakt me Sektorin e kreditimit dhe garancive:

Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 121, 124, 127.


Bankat pjesëmarrëse ku mund të paraqitet një kërkesë

UNI BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3286-025
centrali: 02/3286-100
info@unibank.com.mk
https://www.unibank.mk

HALKBANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3240-844
centrali: 02/3240-800
info@halkbank.mk
https://www.halkbank.mk

TTK BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3236-456
centrali: 02/3236-400
ttk@ttk.com.mk
https://www.ttk.com.mk

PROKREDIT BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3219-927
centrali: 02/3219-900
info@procreditbank.com.mk
https://www.pcb.mk

NLB BANKA SHA SHKUP

kreditim: 02/510-638
centrali: 02/15-600
info@nlb.mk
https://nlb.mk/