41.3 milionë euro janë paguar nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive për bankat afariste
Banka për zhvillim ka paguar transhën e tretë në vlerë prej 41.3 milionë euro për bankat afariste për 175 projekte të miratuara të kompanive vendase, nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim.
Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë transhë synohen për financimin e 91 projekteve të kompanive të vogla dhe 19.5 milionë euro për investime në pajisje. Sipas strukturës së aktivitetit, pjesa më e madhe e mjeteve nga kjo transh u pagua për mbështetjen e kompanive që punojnë kryesisht në fushën e prodhimit, në vlerë prej 13.6 milionë euro.
Struktura sipas llojit të investimit të kësaj transhe është: 45% në ndërtim, 47% në pajisje, 2% në burime të ripërtërishme të energjisë dhe 6% investime në mjete transporti. Këto mjete mbështetën 9 mikro, 91 të vogla, 57 të mesme dhe 18 kompani të mëdha në vend.
Me këtë transhë, Banka për zhvillim deri më tani ka paguar gjithsej 125.8 milionë euro për bankat afariste, ose gjysmën e 250 milionë eurove të planifikuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës kreditore për investime dhe zhvillim, e cila ka financuar 470 projekte të kompanive vendase.