74 milionë euro janë paguar nga transha e dytë e linjës së kredisë për investime dhe zhvillim të synuar për kompanitë maqedonase

11.04.2025

Banka për zhvillim ka paguar sot transhën e dytë në vlerë prej 74 milionë euro për bankat komerciale për projektet e 248 kompanive nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim.

Nga shuma e kësaj transhe, pjesa më e madhe, pra 62%, synohet për ndërmarrjet e vogla për realizimin e 153 projekteve të miratuara. Sa i përket strukturës së aktiviteteve, 96 projekte janë në fushën e prodhimit, 27 projekte për ndërtim, 61 projekte për tregti, 38 projekte për mbështetje të transportit, 9 për hotele dhe hoteleri, 12 për shërbime dhe 5 projekte për aktivitete të tjera të kompanive.

Kompanitë maqedonase nga kjo transh do të investojnë 28 milionë euro në pajisje, 36 milionë euro në ndërtim, 7 milionë euro në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe 3 milionë euro në mjete transportuese.

Banka për zhvillim vazhdon të punojë intensivisht, si deri më tani, për zbatimin e trashave të mbetura të linjës kreditore që synohen për investime dhe zhvillim të kompanive vendase.