Është paguar transhi i parë i linjës së kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive

06.03.2025

Banka Zhvillimore  sot ka paguar  transhën e parë në vlerë prej 10.4 milionë euro, për bankat komerciale për projekte të 47 kompanive, nga linja e re e kredisë për investime dhe zhvillim.

 

Struktura sipas llojit të investimit të këtij transhi është si më poshtë: 48% në ndërtim, 22% në pajisje, 10% në burime të rinovueshme të energjisë dhe 20% investime në mjete transporti. Këto fonde mbështesin 3 mikro, 25 të vogla, 11 të mesme dhe 8 kompani të mëdha në vend. Ky transh më së shumti mbështet kompanitë në fushën e prodhimit me një shumë prej 3 milionë euro.

 

Transhi i parë është përpunuar dhe paguar sa më shpejt që është e mundur, duke qenë se Marrëveshjet Kornizë me bankat janë nënshkruar pas datës 31.01.2025. Aktualisht Banka Zhvillimore po punon intensivisht për tërheqjen e këstit të dytë, në përputhje me kërkesat për tërheqje të mjeteve nga bankat, për projektet e miratuara për investime dhe zhvillim të kompanive.