Banka për zhvillim digitalizon procesin e sigurimit të hredive

15.03.2024

- Njoftim per media - 

 
Përme s digjitalizimit të zhvillimit të faktoringut dhe pritjes së eksporteve

 

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, Aktiviteti i Partneritetit me USAID-it për Rritje Ekonomike dhe Programi Zviceran për Rritjen e punësueshmërisë së tregut (IME) nënshkruan një marrëveshje për prokurimin e një produkti të ri dixhital në tregun financiar vendas - për mjete dixhital për sigurimin e kredive.

 

 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që t'u përgjigjet nevojave të kompanive vendase për rritje dhe zhvillim, gjegjësisht të lehtësojë qasjen e kompanive në instrumente dhe zgjidhje më të përshtatshme për menaxhimin financiar. Kjo zgjidhje softuerike do të lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin dhe do të ndihmojë kompanitë që të përdorin më lehtë instrumentet e ofruara nga Banka për të lehtësuar transaksionet, veçanërisht në fushën e sigurimit të kërkesave, sigurimit të eksportit dhe faktoringut. Zgjidhja do të vendoset në web platformën e Bankës për Zhvillim dhe do të përshtatet plotësisht për përdorim nga kompanitë.

 
Vitin e kaluar, sipas analizave të brendshme të Bankës dhe nevojave për qasje në financa të sektorit privat, Banka për zhvillim realizoi me sukses linjë kredie për dixhitalizim dhe transformim dixhital, me mbështetjen e Programit Zviceran për rritjen e punësueshmërisë në Treg - IME.
 
Dixhitalizimi i një prej proceseve kyçe të Bankës do të kontribuojë në një rritje të drejtpërdrejtë të eksporteve të siguruara, si dhe në faktorizimin e eksporteve dhe atyre vendase. Gjithashtu, ky proces do të ndikojë pozitivisht në investimet e kompanive dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
 
 
SHËNIM PËR REDAKTORËT
 

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut është një bankë zhvillimore që është 100% në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është themeluar në vitin 1998 me qëllim primar mbështetjen e ndërmarrjeve tregtare vendore mikro, të vogla, të mesme dhe të orientuara drejt eksportit dhe forcimin e konkurrencës së ekonomisë maqedonase. Banka mbështet kompanitë vendore përmes: kreditimit të drejtpërdrejtë dhe kreditimit përmes bankave afariste, sigurimit afatshkurtër të eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedonase nga rreziqet komerciale dhe politike, faktorizimi në vend dhe jashtë vendit dhe lëshimi i garancive.

Zvicra ka qenë një partner i ndershëm dhe i besueshëm i Maqedonisë së Veriut që nga viti 1992. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën në vitin 1994 dhe në vitin 1996 filloi Programi Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim në vend. Që atëherë, Zvicra ka investuar rreth 350 milionë franga zvicerane, një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh në vend, për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike, mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe qeverisjen e mirë demokratike në vend. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen e internetit https://www.eda.admin.ch/countries/north-macedonia/en/home.html dhe në faqet oficiale në Facebook, LinkedIn dhe Twitter
 

Populli amerikan, nëpërmjet USAID-it, ka investuar mbi 840 milionë dollarë në vend që nga viti 1993. USAID është agjencia kryesore ndërkombëtare e zhvillimit në botë dhe një shtytës i arritjeve zhvillimore. Puna e USAID-it avancon sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të SHBA-së, pasqyron bujarinë amerikane dhe ndihmon vendet me të cilat bashkëpunon në rrugën e zhvillimit të pavarur dhe të qëndrueshëm. Për më shumë informacion rreth punës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, vizitoni faqen tonë të internetit https://www.usaid.gov/north-macedonia dhe na ndiqni në YouTube, Тwiter dhe Facebook.