Zyrtarët më të mirë të bankës për vitin 2023
Me rastin e Ditës Botërore të Kursimeve, 31 tetor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë ndau mirënjohje për rezultate të veçanta të arritura në punën e zyrtarëve të emëruar nga bankat, kursimoret, kliringu KIBS dhe Byroja maqedonase për kredi.
Marija Çiçakovska dhe Nagip Tahiri janë dy punonjësit e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup që morën çmimin për punonjësit më të mirë të bankës në vitin 2023.
Мarija Çiçakovska punon në sektorin e financave, kontabilitetit, qarkullimin pagesor dhe likuiditetit si referent i pavarur për qarkullim pagesor dhe likuiditet brenda dhe jashtë vendit. Në 25 vitet e fundit ajo u dallua me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në kryerjen e detyrave të punës dhe dha kontributin e saj në funksionimin e bankës.
Nagip Tahiri ka dhjetë vjet që punon në sektorin për menaxhim rreziqet si referent i pavarur i menaxhimit të rreziqeve dhe shquhet për përgjegjësinë në punë, kolegjialitetin si dhe dëshirën për përmirësim të vazhdueshëm.