Janë placuar 7,2 milionë euro për të mbështetur 262 kompani nga linja e kredisë për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve

25.04.2023

Banka për zhvillim ka realizuar plotësisht linjën e kredisë për mjete qarkulluese për kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve, qëllimi i së cilës ishte të ndihmonte shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individualë dhe zejtarë që kanë nevojë për likuiditet për mbulimin e shpenzimeve të rritura të energjisë si njësi e rëndësishme në totalin e shpenzimeve të prodhimit, si dhe për kalimin më të lehtë të periudhës së krizës.

 

Mjete në vlerë prej 443,5 milionë denarë (7,2 milionë euro) janë paguar për 262 kompani. Shumica e kërkesave të miratuara dhe të paguara kanë të bëjnë me subjektet me të paktën 100% rritje të shpenzimeve të energjisë, përkatësisht energjinë elektrike (në 89,3% të kërkesave), naftën (në 7,3% të kërkesave), peletin (në 2,3% të kërkesave) dhe gazin (në 1,1% të kërkesave). Nga gjithsej kërkesat e miratuara, 76,3% i referohen kërkesave të miratuara për SHPKNJP, 20,6% për SHPK dhe 3,1% për llojet e tjera të shoqërive tregtare. Shumica e kërkesave të miratuara i referohen mbështetjes së mikro-kompanive (82,7%), të ndjekura nga kompanitë e vogla (12,8%) dhe kompanitë e mesme (4,5%).

    

 

Në të ardhmen, Banka për zhvillim do të përshtatë produktet e saj në drejtim të mbështetjes për vazhdimësinë e proceseve të biznesit të kompanive dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre afariste.