Thirrja publike nr. 1, Linjë kredie për mjete qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve

19.12.2022

Në bazë të Ligjit për Bankën për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 105/2009 dhe Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 77/21), Marrëveshjes për administrim të vijës kreditore për kapital qarkullues për kompanitë e goditura nga kriza energjetike dhe e çmimeve përmes kreditimit të drejtpërdrejtë nga BZHMV nr. 13-12273/1 të datës 24.11.2022, Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikon:

 
THIRRJE PUBLIKE NR. 1

për parashtrimin e kërkesave për kredi për kreditim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe të NT dhe zejtarëve të cilët paguajnë tatimet e të ardhurave reale nga Linja kreditore pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e goditura nga kriza energjetike dhe e çmimeve

 

 

I. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE

Lëndë e kësaj thirrjeje publike është dorëzimi i kërkesës për kredi nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve për mbështetjen e drejtpërdrejtë të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve individualë dhe zejtarëve që paguajnë të ardhura reale tatimore dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mjetet nga të cilat do të realizohet kreditimi i linjës kreditore pa interes për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve janë siguruar në shumë prej 300.000.000 denarë.


II. 
KUSHTET PËR MIRATIM TË MJETEVE

Mjetet nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve do të jepen në kushtet e mëposhtme:

Dedikimi i kredisë:
Për kapital qarkullues për të mbështetur kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve.
 
Shuma e kredis: 
  • Shuma minimale: 184.500 denarë,
  • Shuma maksimale:
  • 1.845.000 denarë (kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme)
  • 615.000 denarë (NT, zejtarë)
Mënyra e plasimit:
Kredia e miratuar i paguhet kredimarrësit drejtpërdrejtë në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën për Kredi.

Afatet për pagesë:
Kreditë nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe e çmimeve do të miratohen me afat shlyerje prej 18 muaj deri më 36 muaj me përfshirje të periudhës së mospagesës prej 6 muaj.

Pagesa e kredisë nga ana e kredishfrytëzuesit do të bëhet në periudha kuartale të pagesës.

Kriteret për miratim:

Kërkuesit e kualifikuar të kredisë janë:
Shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtim me gjendjen aktuale) si dhe NT dhe zejtarët të cilët paguajnë tatim të të ardhurave reale 

Kredikërkuesit duhet ti plotësojnë kriteret në vijim:

  • Janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  • Janë së paku 51% në pronësi private,
  • Nuk kanë pagesa të pashlyera ndaj shtetit të dëshmuar me vërtetim nga DAP jo më të vjetër se 01.01.2022,
  • Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi,
  • Kanë parashtruar llogari vjetore në Regjistrin qendror për vitin 2021, pavarësisht nga muajt e punës,
  • Kanë të regjistruar pronarë të vërtetë në Regjistrin për pronarë të vërtetë në kuadër të Regjistrit qendror të RMV nëse është tatimpagues (Gjendja aktuale për pronarin e vërtetë, vërtetim për pronarin e vërtetë),
  • Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal kanë kryesi dhe rezerva (të cekur në bilancin e gjendjes në paragrafin AOP 65), jo më pak se 30% nga shuma e kredisë së kërkuar (ky kriter nuk zbatohet tek zejtarët dhe NT),
  • Sipas të dhënave nga regjistrit të kredisë të BPRMV me gjendjen prej 30.06.2022, atë janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet llogaritja e rrezikut mesatar) ose të cilat nuk kanë ekspozim kreditor. Përjashtim është nëse ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj klientit të caktuar është më e vogël se 10.000 denarë,
  • Në momentin e parashtrimit të aplikacionit për kredi nuk kanë obligime të papaguara në shumë më të madhe se 10.000 denarë, si shfrytëzues të "Kovid 1", "Kovid 2", “Kovid 3” dhe “Kovid 4” të linjës kreditore.
  • Nuk janë përfitues të kredisë nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike (Kriza EE) direkt përmes BZHMV;
  • Rezultati financiar neto i shprehur në pasqyrën e të ardhurave të AOP 255 në shumë jo më të madhe se 3.000.000 denarë ose rezultati neto financiar i shprehur në pasqyrën e të ardhurave të PAP 256 (ky kriter nuk vlen për NT dhe zejtarët).
  • Në vitin 2022, duhet të ketë më shumë se 100% rritje të kostove për energjinë në krahasim me vitin 2021, për të cilën, për krahasim, të dorëzohet një kopje e një faturë energjie të lëshuar në periudhën janar-shtator 2022 me një kopje të faturës përkatëse të energjisë të lëshuar në periudhën janar - shtator 2021 (krahasohen faturat me të njëjtin muaj lëshimi dhe për të njëjtën energji),
  • Në kërkesën për kredi ka dhënë një Deklaratë të Efiçiencës së Energjisë në të cilën thuhet se në proceset e biznesit, si dhe në proceset për realizimin e blerjeve apo investimeve të ardhshme gjatë shlyerjes së kredisë, kredikërkuesi do të kujdeset për arritjen e efikasitetit më të madh të energjisë dhe do të arrijë të paktën 10% kursime në konsumin e energjisë.
 
 
Shkalla e interesit për shfrytëzuesit e kredive
Shkalla e interesit për kredi shfrytëzuesit përcaktohet në shumën prej 2% në nivel vjetor. Nëse përdoruesi i kredisë nuk i përmbush detyrimet e tij sipas afateve, ai do të ngarkohet edhe me kamatë ndëshkimore në masën e përcaktuar me ligj.

BZHMV nuk do të paguajë provizion nga shfrytëzuesi i kredisë për përpunimin e aplikacioneve për kredi.


Siguria
Kredia sigurohet me një kambial nga kredimarrësi i vlefshëm nga një prej pronarëve të kredimarrësit, me një kambial për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve pas kambialit në formën e një akti noterial me një klauzolë ekzekutive.

Shpenzimet e vendosjes së kolateralit bien mbi kredimarrësin.

Të tjera
BZHMV në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas miratimit të mjeteve, do të lidh marrëveshje për kredi me shfrytëzuesin e kredisë.



III. S
UBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIM TË APLIKACIONIT PËR KREDI

Të drejtë për parashtrimin e aplikacioneve për kredi kanë shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtim me gjendjen aktuale), ndërmarrësit individual, zejtarët të cilët paguajnë taksa ardhurat reale dhe të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me dispozitat pozitive dhe janë në kryesinë themelore në pronësi private të subjekteve juridike dhe fizike prej së paku 51%.

Kredimarrësi mund të kontrollojë klasifikimin e tij sipas madhësisë duke inspektuar statusin e tij aktual.

 
 

IV. DOKUMENTACIONI I OBLIGUESHËM

Dokumenti pa të cilin nuk do të përpunohet kërkesa për kredi është Kërkesa për kredinga kredikërkuesi, që është formular i publikuar në ueb faqen e bankës dhe që përmban informacionet themelore të kredikërkuesit, shumën e kredisë që e kërkon, instruksionet e pagesës, dhe informacione të tjera.

Dokumentacioni i obligueshëm që kredikërkuesi obligohet që ta parashtrojë në thirrjen publike është si në vijim:

1.   Kërkesa për kredi,

2.   Aplikim për regjistrim të klientit - subjektit juridik,

3.   Deklaratë për lidhje me subjekt të tjera juridike/fizike,

4.   Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik,

5.   Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë,

6.   ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar),

7.   Dëshmi se nuk ka pagesa të pashlyera të tatimeve dhe kontributeve ndaj shtetit – Certifikatë nga DAP (jo më të vjetër se 01.01.2022),

8.   Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj (nga Regjistri qendror i RMV),

9.   Llogaria vjetore përfundimtare (31.12.2021) (nga Regjistri qendror i RMV),

10.   Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidimi –Vërtetim për falimentim dhe Vërtetim për likuidim (nga Regjistri qendror i RMV) jo më e vjetër se 6 muaj.

11.   Kopje të një fature për energjetikë të dhënë në periudhën janar-shtator 2022 dhe kopje të faturës përkatëse të energjetikës të dhënë në periudhën janar-shtator 2021 (parashtrohen fatura të muajit të njëjtë për dhënie të energjisë së njëjtë)

Dokumentacion të cilin kërkuesi i kredisë duhet ta parashtrojë ose nëse nuk parashtrohet nga kërkuesi i kredisë banka do ta sigurojë përmes pozitës zyrtare:

12.   Gjendja aktuale për pronarin e vërtetë jo më e vjetër se 6 muaj

 

V. KRITERET PËR VENDOSJE PËR NDARJEN E MJETEVE

Kredishfrytëzues i kualifikuar i cili përmbushë kriteret për miratimin e kredisë sipas parimit "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER".

Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në e-mail eckriza@mbdp.com.mk

 

VI. PËRPILIMI DHE PARASHTRIMI I APLIKIMIT PËR KREDI

Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike, në e-mail adresën në vijim: eckriza@mbdp.com.mk.

Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas çka është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:

    • Në titullin (Subject) të e-mailit me të cilin parashtrohet Aplikimi për kredi të ceket emri i kompanisë qyteti dhe forma juridike me shkronja latine, si për shembull: Vardar Berovo DOOEL
    • Nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shume porosi, titulli (Subject) i porosive duhet të jetë i njëjtë ashtu si në porosinë e parë, pa shtesa të tjera si për shembull: 1, 2, pjesa e dytë, covid4, kovid, etj.
    • Shtojcat nuk duhet ta kalojnë madhësinë prej 8MB dhe duhet të parashtrohen në formë si pdf, zip ose .rar format.

    Aplikimi për kredi është dokument i obligueshëm dhe çdo dokumentacion tjetër i parashtruar nuk do të shqyrtohet deri sa të parashtrohet Aplikimi për kredi
    . Aplikimi për kredi duhet të plotësohet në tërësi.

     

    Aplikacioni për kredi dhe dokumentet shoqëruese formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjuter, ose nëse ajo është e pamundur, atëherë të plotësohen me shkronja të shtypit të lexueshme.
    Aplikacionet për kredi mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.
    Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.

     

    VII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

    Aplikacionet për kredi në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 15 ditëve, me fillim prej 26 dhjetor 2022 nga ora 09:00 dhe përfundon më 09 janar 2023 në ora 09:00.
    Përpunimi i aplikacioneve të arritura të kredive fillon me përfundimin e thirrjes publike.
    Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.
    Aplikacionet joadekuate të kredive të kredishfrytëzuesve jo të kualifikuar nuk do të shqyrtohen.
    Aplikacionet e pakompletuara të kredive nuk do të shqyrtohen deri sa të plotësohen.
    Dokumentet e arritura pa Aplikacion për kredi (formular në ueb faqen e bankës) nuk do të përpunohen derisa nuk parashtrohet Aplikacion për kredi.
    Banka nuk bart kurrfarë shpenzime që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e aplikacioneve për kredi, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.
    Banka do t`i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve iu është miratuar kredia në bazë të Aplikimit për kredi, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.
    Banka do t'i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u janë refuzuar aplikimet, me shkakun e refuzimit, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.
    Banka nuk do të njoftojë në mënyrë individuale aplikuesit e kredisë aplikacionet e të cilëve të kredive janë arritur pas harxhimit të mjeteve.
    Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike të publikuar, Banka do të njoftojë përmes ueb faqes së saj.
    Të gjitha informacionet dhe formularët që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të gjenden në ueb faqen e bankës.