Prezantimi i produkteve të Bankës për zhvillim para kompanive në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut

25.11.2022

Në organizim të shtabit të Krizës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, dje para 40 kompanive anëtare të Odës, në ambientet e Odës u mbajt prezantim me qëllim të njohjes së kompanive me produktet e ofruara nga banka në kushtet e krizës energjetike.

Nga Banka për zhvillim morën pjesë drejtori kryesor ekzekutiv, Kire Naumov, drejtori kryesor operativ, Faruk Ismaili, si dhe disa shërbime profesionale të bankës, të cilët prezantuan linjat e kreditit në kushte krize, produktet e reja të prezantuara në bankë, si dhe si mision zhvillimor i bankës në të cilin bazohet funksionimi i bankës.

 

 

Prezantimi i linjave dhe produkteve aktuale të kredisë nga shërbimet profesionale të Bankës për zhvillim u pasua me interes të madh nga kompanitë. Ata u njohën plotësisht me mundësitë e përdorimit të produkteve të bankës, të cilat do t'u mundësonin qasje më të lehtë në financim.

“Qëllimi kryesor i Bankës për zhvillim është të ofrojë kredi më të ulëta se bankat afariste. Sipas definicionit, ne punojmë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ne i ndjekim kërkesat e ekonomisë, mbështesim zhvillimin e tyre, por në këto kushte krize, më parë pandemia e kovid-it, tash kriza energjetike, ndihmojmë në ruajtjen e likuiditetit të tyre”, tha Naumov.

 

 

Drejtori kryesor ekzekutiv Naumov, ndër të tjera, iu referua rolit të Bankës për zhvillim në kushtet e krizës për periudhën 2020-2022, gjegjësisht rezultatet që banka ka arritur gjatë kësaj periudhe përmes prezantimit dhe zbatimit të:

  • 4 linja krediti pa interes për KOVID në mbështetje të kompanive për përballimin e krizës Kovid, me kreditim direkt përmes BZHMV, nëpërmjet së cilës mbështeten 4134 kompani në vlerë prej 45 milionë euro,

  • 3 linja krediti për të mbështetur kompanitë për përballimin e krizës energjetike në vlerën 25 milionë euro,

  • Subvencionimi i interesit për kreditë e dhëna nga bankat afariste që kanë riinvestuar fitimin, në vlerën 2 milionë euro,

  • Lehtësimi i kushteve të linjës së kredisë për prodhimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve bujqësore në vlerën prej 7 milionë euro,

  • Prezantohen produkte të reja: Fondi i garancisë në vlerën prej 15 milionë euro, nëpërmjet 2 llojeve të reja garancish: garanci individuale dhe portofoli; Garancitë doganore dmth garanci për borxhin doganor gjatë importimit për rafinim,

  • Janë vendosur mjete nga linjat kreditore BEI 5 dhe BEI 6 në vlerë prej 150 milionë euro për të mbështetur 458 projekte.

 

Drejtori kryesor ekzekutiv Naumov theksoi se asetet e bankës kanë shënuar rritje në periudhën e kaluar, gjegjësisht janë rritur nga 168 milionë euro në fund të vitit 2019 në 267 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2022. Banka për zhvillim po rrit vazhdimisht pjesëmarrjen e saj në totalin e kredive bruto të vendosura ndaj shoqërive jofinanciare nga sektori bankar, në mënyrë që deri më datën 30.09.2022, 7.3% e kredive bruto të jenë nga mjetet e BZHMV. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përqindje ishte 5.3%.

BZHMV do të vazhdojë në këtë drejtim, duke nënshkruar një marrëveshje të re për linjën kreditore BEI 7 në vlerë prej 100 milionë euro, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me investitorët e tjerë ndërkombëtarë për sigurimin e burimeve të reja.