Banka për zhvillim filloi me realizimin e linjës së kredisë për kapital qarkullues pa interes për rritjen e çmimeve të energjisë nëpërmjet bankave pjesëmarrëse që synohen për sigurimin e kapitalit qarkullues dhe likuiditetit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, TI dhe zejtarët.
Shuma e mjeteve për realizimin e kësaj linje kreditore është 10 milionë euro.
Norma e interesit për përdoruesit përfundimtarë do të jetë 0%.
Shuma maksimale e një kredie individuale është 60 milionë denarë me afat pagese deri në 36 muaj me grejs-periudhë deri në 12 muaj.
Kredikërkuesit në vitin 2022 duhet të kenë minimum 100% rritje të shpenzimeve të energjisë në krahasim me vitin 2021, duhet të jenë në klasifikim më të mirë ose të barabartë me B, nuk duhet të kenë ekspozim kreditor përveç nëse ai është më i vogël se 10.000 denarë.
Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për përdorimin e mjeteve të linjës kreditore pa interes tek 9 (nëntë) banka pjesëmarrëse: Sparkasse Bank SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Manastir, Stopanska Banka SHA Shkup, Uni Bank SHA Shkup, Halk Bank SHA Shkup, Silk Road Banka SHA Shkup, TTK Banka SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup dhe ProCredit Bank SHA Shkup.