THIRRJE PUBLIKE NR.1, FVK-COVID
Në bazë të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.105/2009) dhe Marrëveshjes për administrim të Fondit të veçantë kreditor (FVK) numër 21-307/1 të datës 24.01.2011, Aneksit ndaj marrëveshjes për administrim të Fondit të veçantë kreditor të vërtetuar te urdhërdhënësi me numër 02-10369/1 të datës 31.08.2018 dhe te BMMZH me numër 26-2132/1 të datës 31.08.2018 dhe Aneksin ndaj marrëveshjes administrim të fondit të veçantë kreditor të vërtetuar te urdhërdhënësi me numër 13-12502/1 të datës 18.10.2018 dhe te BMMZH me numër 26-2604/1 të datës 18.10.2018 dhe Aneksit ndaj marrëveshjes për administrim të Fondit të veçantë kreditor të vërtetuar te urdhërdhënësi me numër 13-3095/1 të datës 24.03.2020 dhe te BMMZH me numër 26-795/1 të datës 23.03.2020 të lidhur mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikohet:
I. LËNDË E THIRRJES PUBLIKE
Lëndë e kësaj thirrje publike është parashtrimi i aplikacioneve ose kërkesa kredie për ndarjen e mjeteve nga Fondi i veçantë kreditor (FVK), për mbështetje të drejtpërdrejtë të shoqërive tregtare dhe individëve tregtarë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të destinuar përfshirë edhe mjete për përmirësimin e likuiditetit të kompanive.
Mjetet nga Fondi i veçantë kreditor janë në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion për këtë thirrje publike është 338.250.000,00 denarë.
II. KUSHTET PËR MIRATIMIN E MJETEVE
Mjetet nga Fondi i veçantë kreditor do të ndahen nën këto kushte:
Qëllimi i kredisë:
Për mjete të destinuara për përfshirje dhe për përmirësim të likuiditetit të kompanive.
Shuma e kredisë:
Shuma maksimale e kredisë që do të miratohet për shfrytëzuesin e kredisë nuk mund të jetë më e lartë se 1.845.000 denarë, ndërsa shuma minimale e kredisë nuk mund të jetë më e ultë se 184.000 denarë edhe atë:
• kompanive me deri 10 të punësuar, mund të ju miratohet kredi deri 307.500 denarë;
• kompanive me prej 11 deri 50 të punësuar, mund të ju miratohet kredi deri 922.500 denarë;
• kompanive me prej 51 deri 250 të punësuar, mund të ju miratohet kredi deri 1.845.000 denarë.
Numri i të punësuarve merret nga Bilanci i suksesit nga viti i fundit fiskal. Në rast që nuk ka asi lloj të dhënave, kredi kërkuesi duhet të parashtrojë deklaratë nën përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për numrin e të punësuarve me 31.12.2019. Kreditë plasohen në denarë pa klauzolë të këmbimit valutor.
Mënyra e plasimit:
− Drejtpërdrejtë deri te kredi shfrytëzuesi.
Afatet për pagesë:
− Deri 2 (dy) vite me grejs periudhë të përfshirë prej 6 (gjashtë) muaj.
Kriteret për miratim:
Kredi shfrytëzuesit e kualifikuar janë shoqëri tregtare dhe individë tregtarë aktiv në klasën e veprimtarive nga Lista e klasave të veprimtarive lëndë e financimit nga FKV (në pajtim me veprimtarinë themelore të shoqërisë-shtojca 1) të cilat i plotësojnë kriteret në vijim:
• janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• së paku 51% të cilat janë në pronësi private;
• nuk kanë tatime dhe kontribute të papaguara, përveç nëse të njëjtëve i u është miratuar shtyrja e pagesës së tatimeve dhe kontributeve në pajtim me dispozitat e veçanta dhe të njëjtat i paguan rregullisht;
• nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi;
• punojnë më gjatë se 6 muaj dhe kanë parashtruar llogari vjetore në regjistrin qendror;
• në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal ka shumë kryesore dhe rezerva (të theksuar në bilancin e gjendjes) jo më pak se 50% nga shuma e kredisë së kërkuar;
• sipas të dhënave nga regjistri i kredive të NRBSM me gjendje prej 31.01.2020 janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet përllogaritje e rrezikut mesatar) ose të cilët nuk kanë ekspozitë kreditore;
• treguesi për shkallën e borxhit financiar të kompanisë duhet të jetë më i vogël se 4, ndërsa llogaritet si marrëdhënie mes obligimeve të përgjithshme për hua dhe kredi/shumës kryesore dhe rezervave. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes nga viti i fundit fiskal;
• treguesi për likuiditetin aktual duhet të jetë së paku 0,9 ndërsa llogaritet si marrëdhënies mes mjeteve aktuale dhe obligimeve afatshkurta. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes nga viti i fundit fiskal.
Për kredi shfrytëzuesin tregtar-individual nuk zbatohen kriteret nga paragrafi 1 alineja 8 dhe 9 më lartë.
Shkalla e interesit për shfrytëzuesit përfundimtar
Shkalla e interesit për kredi shfrytëzuesit përcaktohet fiks në shumën prej 0% në nivel vjetor.
Siguria
Fatura nga kredi shfrytëzuesi e avaluar nga një prej pronarëve të kredi shfrytëzuesit, me deklaratë fature për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve sipas faturës në formë akt noteri me klauzolë përfundimtare.
Shpenzimet për vendosjen e sigurisë janë në barrë të kredi shfrytëzuesit.
Të tjera
Pas miratimit të mjeteve, kredi shfrytëzuesi do të lidh marrëveshje për kredi me BZHMV.
III. SUBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIM TË APLIKACIONIT PËR KREDI
Të drejtë në parashtrim të aplikacionit për kredi kanë të gjithë kredikërkuesit e kualifikuar në pajtim me këtë thirrje, subjekte juridike shoqëri tregtare dhe individë tregtarë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me numër maksimal të të punësuarve deri 250.
IV. DOKUMENTACIONI I OBLIGUAR
Dokumentacioni i obliguar të cilin subjekti i interesuar është i detyruar ta parashtrojë në thirrjen publike është:
Aplikacion/Kërkesë kredie (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj,
Llogaria përfundimtare vjetore (me 31.12.2019),
Dëshmi që nuk ka tatime dhe kontribute të papaguara ndaj shtetit - Certifikatë nga DAP,
Dëshmi që nuk ka procedurë të falimentimit dhe likuidimit - nga Regjistri qendror i RMV,
ZP formular,
Deklaratë për lidhje me tjera subjekte juridike/fizike (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
Deklaratë për ekzistimin e cilësisë së bartësit të funksionit publik (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
Deklaratë për kontroll të ekspozitës kreditore (formular i publikuar në ueb faqen e bankës).
V. KRITERET PËR VENDOSJE TË NDARJEN E MJETEVE
Kredi shfrytëzuesi i kualifikuar i cili i plotëson kriteret për miratimin e kredisë sipas principit i pari i ardhur, i pari i shërbyer.
VI. PËRPILIMI DHE PARASHTRIMI I APLIKACIONIT PËR KREDI
Aplikacioni për pjesëmarrje në thirrjen publike me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm me e-mail në adresën në vijim: kreditiranjecovid1@mbdp.com.mk. Në lëndën e e-mailit me të cilin parashtrohet aplikacioni të theksohet COVID1. Kredi kërkuesi mund të aplikojë vetëm për një kërkesë kredie.
VII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Aplikacionet në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 30 ditëve llogaritur prej 26.03.2020.
Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.
Aplikacionet joadekuate dhe jo të kompletuara nuk do të shqyrtohen.
Banka nuk mban kurrfarë shpenzime që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e aplikacioneve, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.
Banka me kohë, në e-mail e cekur në kërkesën e kredikërkuesit dhe/ose të Gjendjes aktuale do ti njoftojë aplikuesit për rezultatet e thirrjes publike.
Të gjitha informacionet dhe formularët në lidhje me thirrjen publike, mund të merren në ueb faqen e bankës www.mbdp.com.mk.
SHTOJCA 1:
Lista e veprimtarive nga FVK të cilët mund të aplikojnë për vijë kreditore
Shifra | T i t u l l i |
49.10 | Transport udhëtues hekurudhor, ndërqytetor |
49.41 | Transport rrugor ngarkues |
52.21 | Veprimtari shërbyese në lidhje me transportin tokësor |
52.24 | Ngarkesë e mallrave |
52.29 | Veprimtari të tjera që lidhen në transportin |
55.1 | Hotele dhe objekte të ngjashme për akomodim |
55.10 | Hotele dhe objekte të ngjashme për akomodim |
55.2 | Pushimore dhe objekte të tjera për qëndrim të shkurtë |
56.1 | Restorante dhe objekte të tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit |
56.10 | Restorante dhe objekte të tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit |
56.29 | Shërbime të tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit |
56.3 | Përgatitje dhe shërbim të pijeve |
79.1 | Veprimtari të agjencive turistike dhe organizatorëve të udhëtimeve (turrëoperatorë) |
79.11 | Veprimtari të agjencive turistike |
79.12 | Veprimtari të organizatorëve të udhëtimeve (turrëoperatorë) |
VËREJTJE: Në lidhje me Thirrjen publike nr.1 të mësipërme të publikuar nga BANKA PËR ZHVILLIM E MAQEDONISË SË VERIUT SHA Shkup më datë 25.03.2020, Ju njoftojmë që zgjerohet lista e veprimtarive të NKD, të cilët mund të aplikojnë për linjë kredie me veprimtaritë në vijim:
Njëhershmi ju njoftojmë që gjatë vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara në lidhje me Thirrjen publike nr.1 nuk do të zbatohet kriteri për miratim:
• treguesi për likuiditet aktual duhet të jetë së paku 0,9 ndërsa llogaritet si raport mes mjeteve aktuale dhe obligimet afatshkurta. Treguesi llogaritet në bazë të bilancit të gjendjes së vitit të fundit fiskal.