Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut e mbylli vitin 2021 me rritje dyshifrore të portfolit dhe rezultate pozitive

29.01.2022

Në kushtet e rimëkëmbjes së ekonomisë vendase nga kriza shëndetësore, në vitin 2021, Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup (BZHMV), si e vetmja bankë zhvillimore në pronësi të plotë shtetërore, arriti rezultate pozitive, duke vënë në funksion të gjithë kapacitetin e saj financiar dhe operativ për të arritur qëllimin themelor për të cilin është krijuar - përkrahja e zhvillimit të ekonomisë maqedonase në përputhje me politikat strategjike, qëllimet dhe prioritetet e vendit.

Krahasuar me vitin e kaluar, totali i aktiveve të Bankës u rritë për 21% dhe arriti në 16,1 miliardë denarë, me rritje të përshtatshme të portfolit të kredisë prej 19%, portfolit të sigurimit të kredisë prej 38% dhe faktoringut prej 11%.

Veprimtaritë e Bankës këtë vit ishin në shenjë të futjes së produkteve të reja si garancitë doganore dhe skema e garancisë kreditore që realizohet nëpërmjet Fondit të Garancisë, në emër dhe në llogari të shtetit. Dy këstet e para të linjës së kredisë BEI 6 në vlerë prej 59.1 milionë euro u tërhoqën dhe u vendosën me kushte jashtëzakonisht të favorshme për ekonominë. Është realizuar plotësisht linja e tretë e kredisë pa interes me grant komponentin – “Kovid 3”, e financuar plotësisht nga BE-ja përmes aktivitetit për Rezistencën e BE-së nga programi IPA II dhe Qeveria e RMV-të, në vlerë të plotë prej 31 milionë euro.

Banka ka arritur rezultat pozitiv financiar neto prej 39,6 milionë denarë, që është 25% rritje krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2020. Sipas ligjit, fitimi i realizuar shpërndahet në rezervat e Bankës, gjë që forcon potencialin për mbështetje të mëtejshme të sektorit real në vend.