Në bazë të Ligjit për Bankën për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.105/2009 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.77/21), Marrëveshjes për administrim të Fondit për mbështetje financiare dhe mbështetje të likuiditetit - Kovid 4 nr. 03-6659/1 më 17.06.2021 dhe nr.13-5760/1 më 22.06.2021, Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikon:
THIRRJE PUBLIKE Nr. 1
për parashtrimin e kërkesave për kredi për kreditim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të goditura nga kovid-19 nga
FONDI PËR MBËSHTETJE FINANCIARE DHE MBËSHTETJE TË LIKUIDITETIT - "KOVID 4"
I. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE
Lëndë e kësaj thirrjeje publike është parashtrimi i kërkesës për kredi për mbështetje të drejtpërdrejtë të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, tregtar individual, zejtar që paguajnë tatim të të ardhurave reale dhe IPSH që janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga Fondi për mbështetje financiare dhe mbështetje të likuiditetit - "Kovid 4".
Fondi për mbështetje financiare dhe mbështetje të likuiditetit - "Kovid 4" prej të cilit do të realizohet kjo linjë kreditore është formuar nga mjetet e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumën prej 615.000.000 denarë.
II. KUSHTET PËR MIRATIM TË MJETEVE
Mjetet nga Fondi për mbështetje financiare dhe mbështetje të likuiditetit - "Kovid 4" do të ndahen sipas kushteve në vijim:
Qëllimi i kredisë:
Për mjetet aktuale dhe likuiditet
Shuma e kredisë:
Shuma e kredisë varet nga numri i të punësuarve dhe rënia e të ardhurave.
Shuma maksimale e kredisë që do të miratohet nuk mund të jetë më e lartë se 1.845.000 denarë, ndërsa shuma minimale e kredisë nuk mund të jetë më e ultë se 184.500 denarë.
- Për të gjitha subjektet me rënie të të ardhurave prej 30% deri 50% në vitin 2020, në raport të vitit 2019 (sipas paragrafit AOP 201 nga Bilanci i suksesit) shuma maksimale e kredisë që mund të miratohet llogaritet sipas formulës në vijim:
15.200 denarë x 3 muaj x numri i të punësuarve
- Për të gjitha subjektet me rënie të të ardhurave më shumë se 50% në vitin 2020, në raport të vitit 2019 (sipas paragrafit AOP 201 nga Bilanci i suksesit) shuma maksimale e kredisë që mund të miratohet llogaritet sipas formulës në vijim:
22.000 denarë x 3 muaj x numri i të punësuarve
- Për subjektet e themeluara gjatë vitit 2020 rënia e të ardhurave llogaritet në bazë të ardhurave në cilindo muaj të vitit 2021 (janar, shkurt, mars, prill, maj ose qershor 2021), në raport me të ardhurat mesatare në vitin 2020, për çka kredikërkuesi parashtron deklaratë.
Numri të punësuarve nga formula, përcaktohet nga kopja e MPIN formular për pagë, për cilido prej muajve janar 2021, shkurt 2021 ose mars 2021.
Me përjashtim, përdoruesit e kualifikuar me dhe deri 4 të punësuar, mund të aplikojnë për kredi prej 184.500 denarë.
Mënyra e plasimit:
Kredia e miratuar i paguhet kredimarrësit direkt në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën për Kredi të cilën e parashtron kërkuesi në pajtim me këtë Thirrje publike.
Afatet për pagesë:
Kreditë nga Linja kreditore "Kovid 4" do të miratohet me afat të pagesës prej 36 deri 42 muaj me grejs-periudhë të përfshirë deri në 12 muaj. Pagesa e kredisë nga ana e kredishfrytëzuesit do të bëhet në periudha tremujore të pagesës.
Kriteret për miratim:
Shfrytëzuesit e kredisë të kualifikuar janë:
1. Shoqëri tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (me veprimtari prioritare në pajtim me gjendjen aktuale) nga sektorët në vijim të goditur nga kriza COVID 19 edhe atë:
49.10 - Transporti hekurudhor i udhëtarëve, ndërqytetor,
49.31 - Transporti tokësor i udhëtarëve, qytetor dhe jashtë qytetit,
49.39 - Transport tokësor i udhëtarëve tjetër, i pa përmendur në vend tjetër,
49.41 - Transport rrugor i ngarkimit,
50.3 - Transport i brendshëm ujor i udhëtarëve,
52.21 - Veprimtari shërbimi në lidhje me transportin tokësor,
52.24 - Ngarkim të ngarkesave,
52.29 - Veprimtari tjera shoqëruese në transport,
55.1 - Hotele dhe objekte të ngjashme për akomodim,
55.10 - Hotele dhe objekte të ngjashme për akomodim,
55.2 - Pushimore dhe objekte tjera për qëndrim të shkurtë,
56.1 - Restorante dhe objekte tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit,
56.10 - Restorante dhe objekte tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit,
56.29 - Shërbime tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit,
56.3 - Përgatitje dhe shërbim të pijeve,
59.11 - Veprimtari të prodhimit të filmave, video filmave
77.39 - Huazim dhe dhënie me qira (lizing) të tjerëve
79.1 - Veprimtari të agjencive turistike dhe organizatorëve të udhëtimeve (turoperatorë),
79.11 - Veprimtari të agjencive turistike,
79.12 - Veprimtari të organizatorëve të udhëtimeve (turoperatorë),
82.30 - Organizim të takimeve dhe panaireve afaristë
90.01 - Arti skenik,
90.02 - Veprimtari ndihmëse në artin skenik,
90.04 - Veprimtari të objekteve për manifestime kulturore
2. Tregtarë-individual (TI) pavarësisht nga shifrat e veprimtarisë
3. Zejtarë (të cilët paguajnë taksa në të ardhurat reale) pavarësisht shifrave të veprimtarisë
4. Institucione private shëndetësore (IPSH).
Kredikërkuesit duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:
- Janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
-Janë së paku 51% në pronësi private.
- Nuk janë në listën e fundit të borxhlinjve tatimor të publikuar nga DAP para shpalljes së Thirrje publike më 07.07.2021, e cila llogaritet për valide deri te realizimi i tërësishëm i linjës kreditore.
- Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi.
- Kanë parashtruar llogari vjetore në Regjistrin qendror për vitin 2019 dhe 2020, ndërsa nëse janë themeluar gjatë vitit 2020 kanë parashtruar llogari vjetore për vitin 2020.
- Kanë të regjistruar pronarë të vërtetë në Regjistrin për pronarë të vërtetë në kuadër të Regjistrit qendror të RMV-së nëse është tatimpagues.
- Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal kanë kryesi dhe rezerva (të cekur në bilancin e gjendjes në paragrafin AOP 65), jo më pak se 33% nga shuma e kredisë së kërkuar; ky kriter nuk zbatohet tek zejtarët dhe TI.
- Regjistrojnë rënie të ardhurave prej së paku 30% në vitin 2020 në raport me vitin 2019 (ka të bëjë për tërë vitin, të cekur në Bilancin e suksesit në paragrafin AOP 201). Për kompanitë e themeluara gjatë vitit 2020, regjistrojnë rënie prej së paku 30% matur nëpërmjet të ardhurave në cilindo muaj të vitit 2020 (janar, shkurt, mars, prill, maj ose qershor 2021) në raport me të ardhurat mesatare mujore në vitin 2020, me çka kredikërkuesi parashtron deklaratë.
- Sipas të dhënave nga regjistrit të kredisë të BPRMV-së me gjendjen prej 31.01.2020, atë janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet llogaritja e rrezikut mesatar) ose të cilat nuk kanë ekspozim kreditor. Përjashtim është nëse ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj klientit të caktuar është më e vogël se 5.000 denarë.
- Nuk janë shfrytëzues të kredisë nga "Kovid 3" linja kreditore, si shfrytëzues llogaritet secili ai i cili ka lidhur marrëveshje me BPRMV për këtë linjë kreditore
- Në ditën e fillimit të aplikimit, nuk kanë obligime të papaguara, si shfrytëzues të "Kovid 1" dhe/ose "Kovid 2" linjës kreditore. Dita e fillimit të aplikimit për të gjithë aplikuesit është e njëjtë dhe llogaritet 15 korriku 2021, ndërsa pagesa e obligimeve të tjera duhet të jetë deri më 14 korrik 2021.
- Nuk janë shfrytëzues të mjeteve nga Masa 1 - mbështetje financiare për pagat e të punësuarve për muajin shkurt dhe mars 2021 nga Drejtoria për të ardhura publike (DAL), nga pakoja e pestë ekonomike.
Shkalla e interesit për shfrytëzuesit e kredive
Shkalla e interesit për kredi shfrytëzuesit përcaktohet fiks në shumën prej 0% në nivel vjetor.
BZHMV-ja nuk do të paguajë provizion nga shfrytëzuesi i kredisë për përpunimin e aplikacioneve për kredi.
Siguria
Fatura nga kredi shfrytëzuesi e avaluar nga një prej pronarëve të kredi shfrytëzuesit, me deklaratë fature për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve sipas faturës në formë akt noteri me klauzolë përfundimtare.
Shpenzimet për vendosjen e sigurisë janë në barrë të kredi shfrytëzuesit.
Të tjera
BZHMV-ja në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas miratimit të mjeteve, do të lidh marrëveshje për kredi me shfrytëzuesin e kredisë.
III. SUBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIM TË APLIKACIONIT PËR KREDI
Të drejtë për parashtrimin e aplikacioneve për kredi kanë shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtim me listën e shifrave të veprimtarive me përparësi në pikën II të kësaj Thirrje publike), ndërmarrësit individual, zejtarët të cilët paguajnë taksa në të ardhurat reale dhe IPSH të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me dispozitat pozitive dhe janë në kryesinë themelore në pronësi private të subjekteve juridike dhe fizike prej së paku 51%.
Kredimarrësi mund të kontrollojë klasifikimin e tij sipas madhësisë duke inspektuar statusin e tij aktual.
IV. KOMPONENTI I GRANTIT
Subjektet që do të jenë shfrytëzues të kredisë nga linja kreditore "Kovid 4" do të kenë mundësi të shfrytëzojnë grant, gjegjësisht të marrin lëshim të një pjese të borxhit. Që të mund të përdorin grant, kredi shfrytëzuesit do të duhet të parashtrojnë Kërkesë për grant deri te Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi ti plotësojnë kushtet:
- të paguara së paku 40% të obligimeve në bazë të kredisë të miratuar;
- të mos ketë të regjistruar vonesë gjatë servisimit të obligimeve në bazë të kredisë më gjatë se 30 ditë dhe
- të mos ketë të realizuar pagesë të parakohshme të kredisë.
- Plotësimi i kritereve për shfrytëzimin e grantit do të vlerësohet në momentin e parashtrimit të Kërkesës për grant (kërkesë prë lëshim të borxhit).
Shuma e grant komponentës, përcaktohet nga kriteret në vijim dhe mënyrën në vijim:
1. Numri i të punësuarve në vitin 2021 në raport me vitin 2020 të jetë rritur për së paku 5% (përdoren të dhënat nga formulari MPIN për dhjetor 2021 dhe dhjetor 2020)/div>
2. Të ardhurat totale për vitin 2021 të jenë të rritura për së paku 10,0% krahasuar me të ardhurat totale në vitin 2020 (përdoren të dhënat nga Bilanci i suksesit për vitin 2021 dhe 2020 paragrafi AOP 201)..
Kredikërkuesi i cili e plotëson kushtin nën numër 1 ka të drejtë në grant në shumën prej 20% nga shuma e kredisë.
Kredikërkuesi i cili e plotëson kushtin nën numër 2 ka të drejtë në grant në shumën prej 30% nga shuma e kredisë.
Nëse kredikërkuesi i plotëson dy kushtet ka të drejtë në grant në shumën prej 50% nga shuma e kredisë.
BZHRMV e miraton kërkesën për grant komponentë dhe bën lëshimin e borxhit në përqindjen e grant komponentës të miratuar, të llogaritur në këstet e fundit të pagesës së kredisë.
V. DOKUMENTACIONI I OBLIGUESHËM
Dokumenti pa të cilin nuk do të përpunohet kërkesa për kredi është Kërkesa për kredi nga kredikërkuesi, që është formular i publikuar në ueb-faqen e bankës dhe që përmban informacionet themelore të kredikërkuesit, shumën e kredisë që e kërkon, instruksionet e pagesës, dhe informacione të tjera.
Aplikimi për kredi llogaritet i parashtruar te Banka për zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në datën, orën dhe minutat në të cilat formulari Aplikimi për kredi ka arritur në e-mail adresën e Thirrjes publike.
Dokumentacioni i obligueshëm që kredikërkuesi obligohet që ta parashtrojë në thirrjen publike është si në vijim:
- Kërkesa për kredi (formular i publikuar në ueb-faqen e bankës pa të cilin dokumentet tjera të parashtruara nuk do të procedohen),
- Aplikim për regjistrim të klientit - subjektit juridik (formular i publikuar në ueb-faqen e bankës),
- Deklaratë për lidhje me subjekt të tjera juridike/fizike (formular i publikuar në ueb-faqen e bankës),
- Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik (formular i publikuar në ueb-faqen e bankës),
- Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë (formular i publikuar në ueb-faqen e bankës),
- ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar i cili është në dispozicion në faqen e CRM),
- MPIN të muajve janar, shkurt ose mars 2021 (për përcaktimin e numrit të punësuarve).
Dokumentacioni të cilin kredikërkuesi duhet ta parashtrojë ndërsa nuk parashtrohet nga kredikërkuesi banka do ta sigurojë nëpërmjet detyrës zyrtare:
8. Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj (nga Regjistri qendror i RMV-së),
9. Gjendja aktuale për pronarin e vërtetë (nga Regjistri qendror i RMV-së),
10. Llogaria vjetore përfundimtare për vitin 2019 dhe 2020 (nga Regjistri qendror i RMV-së),
11. Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidimi, përkatësisht dokumente (1) Vërtetim për falimentim dhe (2) Vërtetim për likuidim (nga Regjistri qendror i RMV-së).
VI. KRITERET PËR VENDOSJE PËR NDARJEN E MJETEVE
Kredishfrytëzues i kualifikuar i cili përmbushë kriteret për miratimin e kredisë sipas parimit "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER".
Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në e-mail kreditiranjecovid4@mbdp.com.mk .
VII. PËRPILIMI DHE PARASHTRIMI I APLIKIMIT PËR KREDI
Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike, në e-mail adresën në vijim:
kreditiranjecovid4@mbdp.com.mk.
Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas kësaj është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:
- Në titullin (Subject) të e-mailit me të cilin parashtrohet Aplikimi për kredi dhe dokumentacioni i obligueshëm, të ceket emri i kompanisë qyteti dhe forma juridike me shkronja latine, на пример: Vardar Berovo DOOEL
- Nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shume porosi, titulli (Subject) porosive duhet të jetë i njëjtë ashtu si në porosinë e parë, pa shtesa të tjera si për shembull: 1, 2, pjesa e dytë, covid4, kovid, etj.
- Shtojcat nuk duhet ta kalojnë madhësinë prej 6MB dhe duhet të parashtrohen në formë si pdf, zip ose .rar format.
Aplikimi për kredi është dokument i obligueshëm dhe çdo dokumentacion tjetër i parashtruar nuk do të shqyrtohet deri sa të parashtrohet Aplikimi për kredi.
Aplikimi për kredi duhet të plotësohet në tërësi.
Aplikacioni për kredi dhe dokumentet shoqëruese formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjuter, ose nëse ajo është e pamundur, atëherë të plotësohen me shkronja të shtypit të lexueshme.
Aplikacionet për kredi mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.
Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.
VIII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Aplikacionet për kredi në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 20 ditësh, me fillim prej 15 korrik 2021 nga ora 09:00 të mëngjesit dhe përfundon më 03 gusht 2021 në orën 23:59.
Adresa elektronike në të cilën duhet të arrijnë kërkesat për kredi do të jetë JOAKTIVE para orës 09:00.
Përpunimi i aplikacioneve të arritura të kredive fillon me përfundimin e thirrjes publike.
Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.
Aplikacionet joadekuate të kredive të kredishfrytëzuesve jo të kualifikuar nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionet e pakompletuara të kredive nuk do të shqyrtohen deri sa të plotësohen.
Dokumentet e arritura pa Aplikacion për kredi (formular në ueb-faqen e bankës) nuk do të përpunohen derisa nuk parashtrohet Aplikacion për kredi.
Banka nuk mbart kurrfarë shpenzimesh që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e aplikacioneve për kredi, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.
Banka do t`i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve iu është miratuar kredia në bazë të Aplikimit për kredi, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit..
Banka do t'i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u janë refuzuar aplikimet, me shkakun e refuzimit, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.
Banka nuk do të njoftojë në mënyrë individuale aplikuesit e kredisë aplikacionet e kredive të të cilëve kanë arritur pas harxhimit të mjeteve.
Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike të publikuar, Banka do të njoftojë nëpërmjet ueb-faqes së saj.
Të gjitha informacionet dhe formularët që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të gjenden në ueb-faqen e bankës www.mbdp.com.mk.