U miratuan dhe 1.4 milionë euro kërkesa për kredi nga linja e kredisë Kovid 3 pa interes

24.03.2021

 Deri tani janë miratuar gjithsej 2.583 kërkesa për kredi, në shumë totale prej 29.3 milionë eurosh

 
BZHMV, më 24.03.2021 - Një grup i ri prej 124 kërkesave për kredi miratohet nga linja e tretë e kredisë pa interes me një granti komponent i cili realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet aktivitetit për Rezistencën e BE-së nga programi IPA.
 
Deri më tani, nga linja e kredisë për të cilën janë paraparë fonde prej 31 milionë eurosh, janë aprovuar 2,583 kërkesa për kredi prej një shumë totale prej 29,3 milionë eurosh. Këto kërkesa kredie i plotësuan kërkesat e thirrjes publike të shpallura më 7 dhjetor të vitit 2020.
 
Sipas strukturës së kërkesave të aprovuara të kredisë, 1,368 kërkesa kredie janë nga ndërmarrje të vogla, 999 kërkesa janë nga ndërmarrje mikro, 164 kërkesa kredie janë nga pronarë individual dhe 52 kërkesa kredie janë nga zejtarët.
 
 
Shumica e 2,583 kërkesave të aprovuara për kredi vijnë nga rajoni i Shkupit, 32%, pas tij vijon Rajoni i Pollogut me 15%, Juglindja me 12% dhe Jugperëndimi me 11%. Dhjetë përqind e kërkesave të aprovuara për kredi janë nga Rajoni Lindor dhe Pellagonia, ndërsa 5% e kërkesave të aprovuara për kredi vijnë nga Rajoni i Vardarit dhe Verilindjes.
 
 
Aplikimet për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, sipas kohës së mbërritjes, në përputhje me Thirrjen Publike dhe informacionin e dhënë në të. Miratimi i kërkesave për kredi do të bëhet në grupe, derisa të harxhohen fondet në dispozicion nga Fondi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.