Vizitë studimore mbi financimin e klimës – Banka për zhvillimit e Maqedonisë së Veriut

27.05.2026

Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë franceze për zhvillim (AFD), një delegacion i Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga drejtoresha ekzekutive dr. Efimija Dimovska, zhvilloi një vizitë studimore kushtuar financimit të klimës në Paris dhe Bruksel. Vizita studimore u krye nga konsorciumi IPC – Internationale Projekt Consult si partneri kryesor, adelphi dhe iC – CES Clean Energy Solutions, të angazhuar nga AFD si asistencë teknike për të mbështetur aktivitetet huadhënëse të BZhMV-së.
 
     


Gjatë vizitës studimore, delegacioni i BZhMV zhvilloi takime pune me disa institucione që luajnë një rol kryesor në fushën e financimit të klimës, tranzicionit të gjelbër dhe bankave të zhvillimit të qëndrueshëm në Francë dhe në Bashkimin Evropian, siç janë AFD, BPIFrance, OECD dhe disa drejtori të përgjithshme të Komisionit evropian (DG Enest, DG Fisma, DG Clima dhe DG Growth).
 

     


Në takimet me nikoqirin dhe organizatorin e vizitës studimore, AFD-në, në disa seanca pune u diskutua intensifikimi i vendosjeve nga linja e kreditit e AFD-së, vazhdimi i bashkëpunimit me asistencën teknike, standardet për menaxhimin e rreziqeve mjedisore dhe sociale, financimi i tranzicionit energjetik, bashkëpunimi me Projektin për efikasitetin energjetik në ndërtesat publike PEEB Cool, si dhe u shqyrtua mundësia e bashkimit të BZhMV-së me rrjetin global të bankave shtetërore të zhvillimit Finance in Common Summit (FICS).

Përfaqësuesit e bankës franceze të investimeve publike BPIFrance e prezantuan delegacionin tonë me produktet dhe mënyrën e funksionimit të kësaj banke për zhvillim dhe ndanë përvoja që mund të jenë të dobishme për punën e BZhMV në të ardhmen e parashikueshme.
 
Diskutimet me OECD-në Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) u përqendruan në mundësitë për mobilizimin e kapitalit privat për qëllime zhvillimi, taksonominë e gjelbër dhe matjen e treguesve kryesorë të gjelbër (KPI), instrumentet për financimin e investimeve të gjelbra dhe rolin e bankave publike të zhvillimit në nxitjen e tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor.
 
Në takimet me përfaqësuesit e Komisionit Evropian u theksua gjithashtu përmbushja e qëllimeve të axhendës së reformave nga BZhMV, implikimet e axhendës së gjelbër për shtetin, si dhe mundësitë dhe instrumentet e BE-së për financim të qëndrueshëm, të cilat mund të vihen në dispozicion si për shtetin ashtu edhe për BZhMV me kornizën financiare shumëvjeçare për periudhën 2028-2034.
 
     


Vizita studimore ishte një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme, duke fituar njohuri nga e gjithë fusha e financave klimatike, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e të mësuarit të ndërsjellë dhe dialogut institucional.