Banka për zhvillim në takimin e rregullt vjetor të Unionit të Bernës, Klubi i Pragës

20.05.2026

Banka për zhvillim mori pjesë në takimin e rregullt vjetor të Klubit të Bashkimit të Bernës - Pragës, në të cilin morën pjesë 90 organizata me mbi 200 delegatë nga industria globale për financimin e eksporteve.

Si çdo vit, në fillim u diskutuan trendet e biznesit nga viti i kaluar, më pas anëtarët ndanë informacione në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve të tyre të fundit të biznesit me fokus në prioritetet strategjike. Temat e diskutuara përfshinin: menaxhimin e rrezikut të përqendrimit dhe diversifikimin e portofolit, vlerësimin e rreziqeve politike dhe tregtare në tregjet ekzistuese, metodologjinë, qëllimin dhe zhvillimin e vlerësimit të rrezikut të vendit sipas OECD-së (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik), shkëmbimin e përvojave me shembuj të rritjes ekonomike dhe ekosistemit, mbështetjen për kompanitë e eksportit nga institucionet vendase, etj.

 


Unioni i Bernës është një bashkim ndërkombëtar i siguruesve të kreditit dhe investimeve, me mbi 90 organizata anëtare të kreditit të eksportit në nivel global. Në vitin 2025, anëtarët e Unionit të Bernës mbështetën tregtinë ndërkufitare me vlerë 3.7 trilion dollarë.

 


Klubi i Pragës, si pjesë integrale e Unionit të Bernës, është një rrjet ndërkombëtar me mbi 35 agjenci krediti të cilat, për nga madhësia e tyre, fushëveprimi i mbështetjes që ofrojnë në tregtinë botërore është më i vogël në krahasim me mbështetjen e ofruar nga anëtarët e Unionit të Bernës. Objektivi kryesor i kësaj shoqate është t'u ofrojë mbështetje anëtarëve të saj në zhvillimin e sigurimit dhe financimit të kredisë së eksportit afatshkurtër dhe afatgjatë.