Производи

Udhëzime për aplikim të kredisë KOVID-4

Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm nëpërmjet emailit: kreditiranjecovid4@mbdp.com.mk

Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas çka është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:

  • Në titullin  (Subject) të emailit me të cilin parashtrohet Aplikimi për kredi dhe dokumentacioni i obligueshëm, të ceket emri i kompanisë, qyteti dhe forma juridike me shkronja latine si për shembull: Vardar Berovo DOOEL
  • Nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shumë porosi, titulli (Subject) i porosive duhet të jetë i njëjtë ashtu si në porosinë e parë, pa shtesa të tjera si për shembull: 1,, pjesa e dytë, covid 4, kovid etj.
  • Shtojcat nuk duhet ta kalojnë madhësinë prej 6MB dhe duhet të parashtrohen në formë si pdf, zip ose .rar format.

Kërkesa për kredi është dokumenti i obligueshëm dhe cdo dokumentacion tjetër i parashtruar nuk do të shqyrtohet derisa të parashtrohet Kërkesa për kredi.

Kërkesa për kredi duhet të plotësohet në tërësi.
Kërkesa për kredi dhe dokumentet shoqëruese, formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjutor ose nëse ajo është e pamundur, atëhere të plotësohen me shkronja të shtypit, të lexueshme.. 
Kërkesa kreditore mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.
Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.