Производи

Përpilimi dhe parashtrimi i aplikimit për kredi

>>COVID-3 kredia

Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar paraqitet vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike, në e-mail adresën në vijim: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Aplikimi për kredi:
- është dokument i obligueshëm dhe çdo dokumentacion tjetër i parashtruar nuk do të shqyrtohet deri sa të parashtrohet Aplikimi për kredi.
- Aplikimi për kredi duhet të plotësohet në tërësi.Nëse nuk plotësohen të gjitha fushat, aplikimi për kredi do të konsiderohet I paplotë dhe do të përpunohet pasi të jetë plotësuar plotësisht nga kërkuesi I kredisë .

Aplikacioni për kredi dhe dokumentet shoqëruese formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjuter, ose nëse ajo është e pamundur, atëherë të plotësohen me shkronja të shtypit të lexueshme.
Aplikacionet për kredi mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.

Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.

Paralajmërim: Aplikimet për kredi prej linjave të mëparshme Kovid1 dhe Kovid 2 NUK JANË LËNDË SHQYRTIMI. 

Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas çka është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:
1. Në titullin (Subject) të e-mailit me të cilin parashtrohet Aplikimi për kredi dhe dokumentacioni i obligueshëm, të ceket emri:
- i kompanisë qyteti dhe forma juridike me shkronja latine, si për shembull: VARDAR BEROVO DOOEL;
- nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shume porosi, titulli (Subject) i porosive duhet të jetë i njëjtë ashtu si në porosinë e parë, pa shtesa të tjera si për shembull: 1, 2, pjesa e dytë, covid3, kovid, etj.

2. Dokumentet e bashkangjitura nuk duhet ta kalojnë madhësinë prej 8MB dhe duhet të parashtrohen në formë si pdf, zip ose .rar format.
Nuk rekomandohet dokumentet e bashkangjitura të dorëzohen ne platforma si GoogleDrive ose WeTransfer.

3. Për çdo postë elektronike të dërguar që nuk i kalon 8 MB, e cila tregon saktë adresën e postës elektronike, përmban dokumente të bashkangjitura/ attachments etj., ju do të merrni një përgjigje automatike se posta e juaj elektronike është pranuar me përmbajtjen vijuese:
Ky është mesazh automatike prej BZHMV me të cilën ju konfirmojme se e kemi pranuar Mesazhin tuaj.
Nëse kërkesa Juaj është e pakompletuar,ne do t`јu kontaktojmë gjatë procesit zyrtar të përpunimit ”