Производи

Sigurimi i kredisë

 1. Çka është sigurimi i kredisë?

Në tregtinë e sotme kushti më i shpeshtë për realizimin e një marrëveshje konkrete është të shitet në të hapur. Në këtë mënyrë krijohet raport kreditues midis shitësit dhe blerësit të tij i cili mbanë shpenzime plotësuese, si dhe risqe plotësuese për shitësin. Përveç që shitësi do të presë më gjatë për pagesën e tij, edhe vetë vlera e kërkesave për çdo ditë do të jetë gjithnjë më e vogël. Gara tregtare, në veçanti në tregun ndërkombëtar është tejet i pasigurtë, ndërsa realizimi i proekteve mbanë një varg risqe. Këto risqe mund të zvogëlohen me instrumente adekuate për sigurim.

Që t’ju ndihmohet shoqatave tregtare të Maqedonisë së Veriut që bëjnë shitje në të hapur, Banka për zhvillim e Maqedonisë së veriut SHA kryen sigurimin e kërkesave në afat të shkurtër nga risqe komerciale dhe politike.
Risk komercial është kur blerësi nuk paguan për shkak të moslikuiditetit ose falimentimit.
Risk politik është kur blerësi nuk paguan për shkak të ngjarjeve të caktuara në vend si luftë, trazira qytetare, okupacion, revolucion, heqja e lejeve, mosrespektimi i marrëveshjes, moratorium.

Shfrytëzues të sigurimit të kredisë mund të jenë shoqata tregtare të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kryejnë shitje të mallrave dhe shërbimeve në llogari të hapur me afat të pagesës deri më 180 ditë.

Me shfrytëzimin e sigurimit të kredisë arrihet:
- siguri në pagesë të kërkesave në vend dhe jashtë;
- likuiditet dhe bilanc më të mirë të gjendjes të shoqatave tregtare në RMV;
- hyrje në tregjet e reja dhe mbijetesë në tregjet e tanishme, dhe
- çasje më të thjeshtë deri te mjetet financiare në tregun e kapitalit.

2. Produkte:

  • Sigurim të kërkesave nga eksporti pas dërgesës
  • Sigurim të kërkesave nga eksporti para dërgesës
  • Sigurim të kërkesave nga vendi pas dërgesës
  • Sigurim të kërkesave nga vendi para dërgesës