За МБПР

Profili i BZHMV

Themelimi

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut sha Shkup është banka e vetme për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut e themeluar me një Ligj të veçantë për themelimin e Bankës maqedonase për mbështetje dhe zhvillim më 21 maj të viti 1998 (Gazeta zyrtare e RM nr.24/98, 6/2000, 109/2005 dhe 130/2008). Në vitin 2009 është sjellur Ligji i ri për BMMZH (Gazeta zyrtare e RM nr.105/2009), me qëllim të përmirësimit të pozicionit të saj dhe rolit specifik të bankës për zhvillim në sektorin bankar dhe në ekonominë e RMV.

Pronësia
BZHMV është shoqëri akcionare themeluesi dhe 100% pronari i së cilës është Republika e Maqedonisë së Veriut

Vizioni
Të jemi partner të besueshëm për mbështetje finansiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në shtetin tonë

Misioni
Nëpërmjet promocionit dhe ofertës së produkteve të favorshme financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të krijojm një ambient për përmirësimin e konkurencës vendore, mbështetje të eksportit, rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Parimi i punës

  1. moskonkurrenca, mosdiskriminimi dhe transparenca në punë
  2. rentabilitet dhe efikasitet
  3. justifikimi ekonomik i projekteve të investimeve dhe investimet,
  4. zbatimin dhe promovimin e qeverisjes së mirë të korporatave në Bankë

Aktivitetet e BZHMN

  1. financim të zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut,
  2. financim të infrastrukturës,
  3. mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në RMV,
  4. nxitje të eksportit,
  5. nxitje të mbrojtjes së ambientit jetësorë,
  6. sigurim të eksportit të produkteve dhe shërbimeve maqedone prej rreziqeve komerciale dhe politike,
  7. mbështetje të zhvillimit rajonal

Synimi i grupës
Ndërmarjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrje të orientuara drejt eksportit.

Të punësuar
39 të punësuar deri me datën 31.12.2020