Вести

Konference per shtyp, Ministria e financave

 

27 prill 2021, Shkup – Deri në 15.000 euro mjete grant për firmat në sferën e turizmit, hotelierisë, ivent industrisë, institucioneve private shëndetësore, tragtarëve individualë dhe zejtarëve, që do e shfrytëzojnë linjën e re kreditore pa interes “Kovid4”, nëse punësojnë punëtorë të rinj dhe nëse rrisin të hyrat këtë vit. Sot, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut Kire Naumov, prezantuan kushtet e linjës kreditore pa interes nga Pakoja e pestë e masave, për të cilën mund të aplikohet pas shpalljes së thirrjes publike në fund të majit maj.

Për këtë masë janë ndarë 615 milionë denarë ose 10 milionë euro nga buxheti, që do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore. Vlera e kredive individuale do të jetë nga 3.000 deri në 30.000 euro. Masa ka për qëllim përkrahjen e likuiditetit në ekonomi, por edhe të stimulojë aktivitetin investues të kompanive.

-Kushtet për këtë linjë janë bërë në mënyrë që të stimulojnë suksesshmërinë gjatë funksionimit të firmave, investimet dhe zgjerimin e kapaciteteve. Linja kreditore Kovid4 parasheh grante për suksesshmëri në rast se firmat i rrisin të hyrat e përgjithshme në vitin 2021 për së paku 10% në krahasim me vitin 2020 – kështu do të kenë të drejtë të kërkojnë komponent grant prej 30%, të kredisë apo nëse rrisin numrin e të punësuarve në vitin 2021 për së paku 5% – kështu do të mund të kërkojnë grant prej 20% të vlerës së kredisë. Nëse plotësohen këto kushte, shfrytëzuesi mund ta realizojë të drejtën për grant prej 50%. Vlera e përgjithshme e grantit mund të jetë nga 600 euro – vlerë minimale, deri në 15 000 euro – vlerë maksimale. Firmat do të mund të parashtrojnë kërkesë për grant në bankë, kur do të kenë paguar 40% të kredisë – tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Drejtori i Bankës Zhvillimore Kire Naumov, informoi se “Kovid4” është dedikuar për shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme deri më 250 të punësuar nga veprimtaria e turizmit, hotelierisë, ivent industrisë dhe transportit, institucionet private shëndetësore, tregtarët individualë dhe zejtarët të cilët mund të tregojnë rënie të të hyrave prej së paku 30% si dhe që kanë kapital dhe rezerva në bilancin e tyre jo më pak se 33% të vlerës së kërkuar të kredisë.

– Vlera e kredisë që mund ta shfrytëzojë subjekti i caktuar do të varet nga numri i të punësuarve në muajin janar, shkurt ose mars të vitit 2021 dhe rënies së të hyrave në vitin 2020, në raport me vitin 2019. Subjektet që kanë rënie të të hyrave ndërmjet 30 dhe 50 përqind, do të mund të shfrytëzojnë kredi prej 15.200 denarë për çdo të punësuar, ndërsa subjektet që kanë rënie të të hyrave prej më shumë se 50 përqind do të mund të shfrytëzojnë kredi për çdo të punësuar prej 22.000 denarë. Kështu, për shembull, subjekti me 20 të punësuar, për të cilin supozojmë se ka rënie të të hyrave prej 35%, do të shfrytëzojë kredi prej 15.200 denarë për 20 të punësuar për 3 muaj = 912.000 denarë (ose 14.830 euro). Nëse ky subjekt ka rënie të të hyrave prej 60%, kjo paraqet rënie prej më shumë se 50%, kështu do të mund të shfrytëzohet kredi deri në 1.320.000 denarë (ose 21.460 euro) e llogaritur si 22.000 denarë për 20 të punësuar për 3 muaj – tha Naumov.

Shfrytëzuesit e “Kovid4” si dhe shfrytëzuesit e linjës kreditore “Kovid3” nuk mund ta shfrytëzojnë njëkohësisht masën për Përkrahje financiare për pagesën e pagave nga Pakoja e pestë. Shfrytëzuesit e “Kovid1” dhe “Kovid2”, mund të jenë shfrytëzues të “Kovid4”, nëse i kanë shlyer të gjitha detyrimet e maturuara në bazë të kredive paraprake.

Gjithashtu, të gjithë shfrytëzuesit e mundshëm të linjës kreditore “Kovid4” duhet që t’i kryejnë detyrimet me kohë për paraqitjen e pronarëve të vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë në Regjistrin Qendror.

Afati i pagesës së kredisë parashihet të jetë deri në 42 muaj me grejs periudhë prej 12 muajsh, ndërsa pagesa e kredisë do të bëhet në nivel tremujor për 10% të kryegjesë.

Gjatë kësaj konference për shtyp u bë e ditur se, përmes tre linjave kreditore paraprake pa interes “Kovid1”, “Kovid2” dhe “Kovid3” që janë shfrytëzuar plotësisht, janë injektuar 44.1 milionë euro në ekonomi. Janë përkrahur 4 078 firma, prej të cilave pjesa më e madhe e ndërmarrjeve mikro ose 1 943 firma. Në këto 4 mijë firma, janë të punësuar 36.802 persona.

Përveç kësaj, me linjën kreditore më të fundit pa interes “Kovid3”, vendosëm komponent grant për subjektet e udhëhequra nga gratë, sipërmarrësit e rinj, subjektet që eksportojnë, që dixhitalizojnë dhe përshtaten edhe në kohën e pandemisë së virusit të koronës. Presim të pranojmë kërkesa për grant prej 62% të shfrytëzuesve kreditorë të “Kovid3”.

Кonference per shtyp, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 20.04.2021

Pakoja e gjashtë e masave, e miratuar në mbledhjen e sotme të 66-të, përfshin 7 masa që synojnë sektorët më të goditur të krizës së koronës, me vlerë prej 17,8 milionë euro, me të cilat do të mbështeten 10 mijë kompani, të cilat punësojnë rreth 60 mijë qytetarë, thanë zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Kire Naumov në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se që nga fillimi i krizës, Qeveria merr masa gjithëpërfshirëse në çdo 3-4 muaj, në konsultim me të gjithë palët e prekura, si dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të kompanive dhe vendeve të punës për qytetarët. Ai shtoi se para dy javëve, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria vendosi të mbyllë pjesërisht objektet gastronomike, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të parandalimin e përhapjes së virusit.

“Që atëherë ne njoftuam se i njëjti vendim do të pasohet nga masat e duhura për mbështetje dhe ndihmë dhe sot do t'i paraqesim ato. Edhe një herë, ne tregojmë në praktikë se shteti është partner i qytetarëve dhe ekonomisë. Të nderuar, sot ne vëmë në dispozicion 17,8 milionë euro, mbështetje financiare e synuar për 12 kategori të veprimtarive ekonomike. 17.8 milionë euro me të cilat do të mbështeten afro 10.000 kompani dhe rreth 80.000 të punësuarve, bashkëqytetarë tanë”, theksoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i prezantoi të gjitha masat nga pakoja e gjashtë.

Masa 1 
Të gjitha objekteve gastronomike do t’u mbulohen 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatarja e të ardhurave mesatare në vitin 2019 dhe 2020, për të cilën do të aplikohen ditët në të cilat u mbyllën këto aktivitete. Gjithashtu, të gjitha objektet e regjistruara gastronomike do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për të punësuar, që nga data 06.04.2021. Me këtë masë do të mbështeten rreth 6.000 objekte gastronomike që punësojnë 17.000 njerëz, vlera e valorizuar e masës është 9,9 milion euro. 

Masa 2 
Thuajse sipas të njëjtit parim, me 2,5 milionë euro do të mbështeten të kategorizuara - restorantet për dasma, industria e evinimenteve, terrene lojërash, klube nate, vendpushime private për fëmijë, palestrat e fitnesit, fotografët dhe studio fotografike. Këto kategori përfshijnë rreth 1.200 kompani që do të mbulohen me 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mesatare në vitin 2019, gjithashtu, gjithashtu do të marrin mbështetje prej 15.200 denarë për të punësuar që nga data 31.12.2020.

Masa 3 
Agjencitë e kategorizuara turistike do të mbështeten me gati 1,4 milionë euro. Me ç’rast agjencitë turistike me licencë A do të marrin nga 5.000 euro, kurse agjencitë turistike me licencë B do të marrin nga 3.000 euro.

Masa 4
Mbështetje financiare prej 30.750 denarë do t’u jepet të gjithë muzikantëve, anëtarëve të shoqatave të muzikantëve si dhe guidave të licencuara turistike, të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur neto të ardhura mesatare mujore nënë 15.000 denarë.

Masa 5 
Rreth 2 milionë euro janë destinuar për kompanitë që riinvestuan fitimin nga viti 2019, një masë që do të realizohet përmes Bankës për Zhvillim dhe do të ndihmojë kompanitë për të rritur likuiditetin, që t’i realizojnë planet e tyre të investimeve dhe për të vazhduar zhvillimin e tyre përmes subvencionimit të shkallëve të interesit. 

Masa 6 
Përmes një linje kreditore pa interes nëpërmjet Bankës për Zhvillim prej 1 milion euro do të mbështeten mediat që transmetojnë programe radiotelevizive

Masa 7
Në pritje të sezonit të ardhshëm turistik dhe si mbështetje dhe ndihmë shtesë për veprimtarinë turistike vendase dhe me të edhe veprimtarinë gastronomike, do të sigurohen 50.000 teste falas PCR për turistët e huaj që do të qëndronin në vend.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se disa nga masat kanë edhe komponent zhvillimi, me qëllim të rritjes së likuiditetit dhe stimulimin e investimeve.
 
“Rëndësi të jashtëzakonshme ka stimulimi i likuiditetit të ekonomisë. Prandaj, masat e propozuara nga Ministria e financave janë në atë drejtim. Njëra është Mbështetja e likuiditetit për kompanitë që riinvestuan fitimet për vitin 2020 duke subvencionuar normat e interesit për kreditë. Masa e dytë është Linja kreditore për mbështetjen financiare të subjekteve afariste në fushën e emetimit të programeve radiotelevizive në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e Koronavirusit COVID-19, përmes një linje të veçantë kreditore në vlerë prej 61,5 milionë denarë ose 1 milion euro me shkallë interesi 0% që vendosen përmes Bankës për Zhvillim. Pakot e kaluara të masave kanë treguar se japin rezultate. Stimuli qeveritar kontribuoi në amortizimin e dyfishtë të rënies ekonomike në vitin e kaluar, më saktësisht, sipas llogaritjeve të Ministrisë së financave, ai është amortizuar me 4,2 pikë përqindjeje, d.m.th. pa këto masa rënia do të kishte arritur në 8,7%”, theksoi Besimi.
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se sektori i turizmit dhe gastronomisë është sektori më i goditur që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga pandemia dhe kjo është arsyeja pse Ministria e ekonomisë në pesë grupet e para të masave u fokusua pikërisht në mbështetjen e këtij sektori.
 
“Deri më tani, ky sektor është mbështetur me mbi 10 milionë euro, përmes kuponëve për turizëm vendas me gjithsej 6,2 milionë euro, me kthimin e taksës së paguar turistike me një vlerë totale prej 950 mijë euro, me grante për agjencitë turistike me vlerë prej 1,2 milionë euro, me mjete për bashkëfinancim të ngjarjeve dhe konferencave me mbështetje financiare nga shteti ku ishin paraparë 24 mijë euro, përmes granteve për restorante të kategorizuara për dasma me 906 mijë euro, grante për terrene sportive me vlerë 222 mijë euro, grante për guida turistike me licencë që morën 82 mijë euro, si dhe masën për vazhdimin e licencave për funksionimin e diskove dhe klubeve të natës, masë e cila ishte 97 mijë euro", nënvizoi ministri i ekonomisë.
 
Bekteshi u ndal në disa nga masat nga pakoja e gjashtë që do t’i zbatojë Ministria e ekonomisë, me ç’rast theksoi se për mbështetjen të vetëm sektorit të turizmit dhe gastronomisë me pakon e gjashtë të masave janë siguruar masa në vlerë të përgjithshme prej 14.8 milionë euro.

“Është planifikuar mbështetje financiare për gastronomët  të regjistruar me shifrat prioritare të veprimtarisë: 56.10 (restorante dhe objekte të tjera të përgatitjes së ushqimit), 56.29 (shërbime të tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit), 56.30 (përgatitje dhe shërbim të pijeve). Kjo masë do të përfshijë rreth 6.000 kompani, rreth 17.000 të punësuar për të cilat janë paraparë 9,9 milionë euro. Me këtë masë do të ndahet mbështetje financiare për të gjitha subjektet aktive të regjistruara në këtë veprimtari. Si bazë për llogaritjen e mbështetjes merren të ardhurat mesatare mujore të realizuar në vitin 2019, për të cilat aplikohet shumë mujore kompensimi prej 30%, e cila do të shumëzohet me raportin e numrit të ditëve kur këto veprimtari janë mbyllur. Për të gjitha subjektet nga veprimtaritë e përmendura që janë regjistruar pas vitit 2019, do të merren si bazë për llogaritje të ardhurat mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2020. Gjithashtu, secili subjekt aktiv i regjistruar i këtyre veprimatrive do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15.200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, që nga data 06.04.2021”, tha Bekteshi.

 

Drejtori kryesor ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov, përshëndeti Qeverinë, e cila njohu kapacitetin e BZHRMV përmes së cilës u realizuan disa masa nga të pesë pakot ekonomike.
 
“Gjithsej 50,9 milionë euro kredi me norma të favorshme interesi plasuam për 186 kompani vendase përmes bankave afariste. Ne aplikuam një produkt të ri - garanci doganore, në mënyrë që të lehtësojmë eksportin tek kompanitë që bëjnë import për përpunim të brendshëm dhe rieksport. Mund të mbështesim kompanitë nga industria përpunuese me një garanci doganore deri në 390.000 euro, ndërsa jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha kompanitë tjera të vogla dhe të mesme me një garanci doganore deri më 250.000 euro. Përmes tre linjave kreditore pa interes me 44,1 milionë euro, ne mbështetëm 4.087 subjekte që së bashku punësojnë 36.802 persona”, tha Naumov.
 
Përmes BZHRMV do të realizohen dy nga shtatë masat e parashikuara në pakon e gjashtë - një linjë e re kreditore pa interes për subjektet nga veprimtaria e emetimit të programeve radiotelevizive, dhe një masë për të subvencionuar koston e interesit të kompanive që kanë riinvestuar fitimet e realizuara, e që do këtyre kompanive do t’u mundësojë që të kenë një interes efektiv prej 0% për kreditë e sapo aprovuara për mjetet rrjedhëse nga bankat afariste.

BZHMV, 16.04.2021


Të nderua,

Në përputhje me Thirrjen publike për dorëzimin e kërkesës për kredi për kredi të drejtpërdrejt për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 nga Fondi për ndërmarrje mikro dhe të vogla, ju informojmë se Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup në emër dhe në llogari të  Qeverisë së Republikës së Maqedonis së Veriut, ka realizuar plotësisht linjën e tretë të kredis pa interes me një grant komponenti "Kovid3".

Fondi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla është themeluar me fonde buxhetore prej 60 milion denarë dhe fonde për mbështetje buxhetore në vlerë prej 30 milion euro përmes aktiviteti të BE-së për Rezistenc (EU for Resilience) nga programi IPA.

Kjo linjë kredie siguroi mbështetje për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, pronarët individual dhe zejtarët që paguajnë tatimin mbi të ardhurat reale. Thirrja publike u shpall më 07.12.2020, dhe aplikimi filloi më 16.12.2020 me një kohëzgjatje prej 15 ditësh, përfshirë dhe 30.12.2020 deri në ora 23:59. Parimi i realizimit të linjës së kredisë ishte "I pari I ardhur, i pari I shërbyer".

Aplikimi është bërë ekskluzivisht në mënyrë elektronike, në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Fondet në dispozicion janë harxhuar me kredin e fundit të aprovuara nga aplikacionet e pranuara më datën 30.12.2020. deri në ora 14:51 minuta. Në këtë periudhë, u regjistruan gjithsej 3,192 kërkesa për kredi, nga të cilat 2,703 u miratuan për kredi dhe 489 kërkesa për kredi u konfirmua që nuk plotësonin të paktën një nga kushtet dhe kriteret e Thirrjes publike.

Nga këto 489 kërkesa për kredi:

- 249 (51%) nuk i përmbushin kriteret për shumën e kapitalit dhe rezervave në bilanc të jenë së paku 33% të shumës së kredisë;

- 114 (23%) nuk janë kompani mikro ose të vogla të tregtisë, TI ose zejtarë që paguajnë tatime mbi të ardhurat reale;

- 36 (7%) nuk kanë një rënie të të ardhurave prej të paktën 20%;

- 31 (6%) nuk janë më të mëdha se një mikro ose subjekt i vogël;

- 24 (5%) kanë një kategori kredie që nuk është në kategoritë e pranueshme të kredisë të listuara në Thirrjen Publike;

- 19 (4%) janë subjekte të regjistruara rishtazi;

- 16 (3%) kanë kërkesa dhe / ose detyrime jo të plota ndaj DHP.

Secili prej 489 aplikantëve të refuzuar tashmë ka marrë një njoftim në mënyrë elektronike në adresën e postës elektronike të situatës aktuale, me një shpjegim bazuar në cilin arsye nuk i plotësojnë kushtet e kredisë.

I informojmë të gjithë aplikantët që kanë dërguar aplikacionet e tyre të kreditit në postën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. në ditën e fundit,  më 30.12.2020 pas orës 14 e 51 minuta, që aplikimet e tyre për kredi nuk do të shqyrtohen nga ana e bankës, për shkak të harxhimit të fondeve të parashikuara për dhënien e kredive pa interes nga Fondi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

Drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, Kire Naumov, mori pjesë në një konferencë për shtyp të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi efektet e zbatimit të masave ekonomike.
Në konferencën për shtyp folën kryeministri i Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev dhe Ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe të pranishëm ishin Zëvendës Kryeministri i ngarkuar me çështjet ekonomike, Fatmir Bytiqi, si dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 


-Njoftimi u mor nga Qeveria e RMV-

Shkup, 08.04.2021 - Të ardhurat buxhetore janë më të larta në krahasim me periudhën para krizës,  4.4% është rritja e të ardhurave të përgjithshme, 5% është rritja e tatimeve dhe kontributeve. Pakoja e dytë e masave ekonomike është zbatuar 100%, ndërsa implementimi i përgjithshëm i katër pakove të masave është 82% ose 860 milionë euro.  Masat ekonomike e përmirësuan rezultatin ekonomik për 4,2 pikë përqindje, u theksua në konferencën e sotme për shtyp të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, në të cilën morën pjesë edhe Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Burimeve Ekonomike dhe Investimet, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë dhe Kire Naumov, drejtor i Bankës për Zhvillim.

Kryeministri Zaev, theksoi se të gjitha pakot e masave antikrizë për mbështetjen e ekonomisë kanë në fokusin e tyre qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurinë sociale, solidaritetin, krijimin e një mjedisi për tejkalimin më të lehtë të pasojave ekonomike nga koronavirusi dhe zbatimin e një strategjie të shpejtë për dalje që të vazhdohet me trende pozitive të  ekonomisë së re zhvillimore maqedonase.

“Pakoja e parë e masave antikrizë është zbatuar me 90.1%, pakoja e dytë e masave është zbatuar 100%, pakoja e tretë 75.4% dhe pakoja e katërt 72.7%. Duhet të theksohet se disa masa nga pakoja e tretë dhe e katërt janë duke u realizuar gjatë këtij viti, kështu që zbatimi i përgjithshëm i masave në krahasim me planin mund të rritet dhe madje mund të arrijë edhe deri në 99% zbatim. Sa i përket përbërësve të PBB, përderisa nuk janë ndërmarrë masa, si subvencione të pagave, kontributet e pagave, kartelat pagesore dhe të gjitha masat që i kemi miratuar,  rënia e konsumit privat do të ishte pothuajse e dyfishtë, gjegjësisht -11.8%, në vend të -5.6% aq sa është sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë. Në kuadër të pakos së katërt që janë subjekt i analizës, janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme, në të cilat janë përfshirë dhe mbështetur kompanitë dhe qytetarët e prekur nga pandemia.  Nga gjithsej 70 masa të miratuara në kuadër të të gjitha 4 pakove, në rrjedhë është zbatimi i 21 masave në vlerë prej 30 milionë eurosh, ndërsa  zbatimi i 7 masave në vlerë prej 150 milionë eurosh  janë procedurë parlamentare dhe shpresoj se deputetët së shpejti do të japin dritë jeshile edhe për këto masa”, theksoi Zaev dhe shtoi se ka sinjale pozitive se ekonomia rimëkëmbet, ndërsa për këtë konfirmim janë lëvizjet pozitive aktuale ekonomike  dhe atë: rritja e lartë e eksportit; rritja e tregtisë; numri i rritur i kreditimit dhe rritja e pagës mesatare.

Kryeministri Zaev, theksoi se eksporti ka rritje nominale prej 15.4% në janar në bazë vjetore, importi i mallrave rritje prej 5.3%, gjë që deficiti tregtar në janar u ul për 29 përqind. Në janar qarkullimi në tregtinë e brendshme ka një rritje nominale vjetore prej 0.8%, paga mesatare ka rritje prej 2.7%, trende pozitive janë vërejtur edhe në kreditimin e qytetarëve dhe ekonomisë, kështu që në shkurt kreditë totale janë rritur për 4.4% në bazë vjetore, në shkallën e papunësisë është vërejtur një rënie graduale, punësimi është rritur.

“Në përputhje me lëvizjet dhe pritshmëritë e fundit makroekonomike dhe fiskale në raport me rrethin ndërkombëtar ekonomik, ekonomia vendore është paraparë të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike në vitin 2021 dhe t’i tejkalojë goditjet e shkaktuara nga pandemia. Me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, presim rimëkëmbje shtesë edhe të  kërkesës së jashtme, që ndikon fuqishëm në eksportet tona, si dhe rritjen e konsumit të brendshëm, të mbështetur nga masat ekonomike antikrizë, do të nxisë rritjen ekonomike. Projektojmë rritje prej 4,1%, me pritshmëri që eksportet të rriten për 14%, investimet bruto për 7.7%, konsumi privat për 3.5%, konsumi publik për 4.3%, ndërsa numri i të punësuarve parashikohet të rritet për 1.9%, "dhe për të ulur papunësinë në përputhje me rrethanat", tha Kryeministri .

Ministri Besimi theksoi se nga fillimi i vitit kemi lëvizje pozitive në ekonomi, që më lehtë dhe më shpejtë mund të detektohen përmes ana e të ardhurave të buxhetit.

"Të ardhurat nga tatimet dhe kontributet janë më të larta për 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - e cila është një periudhë para krizës, ku nuk ka asnjë ndikim nga kriza me COVID-19, ku tatimet u mblodhën në vlerë prej 27.758 miliardë denarë dhe janë 6.2% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e të ardhurave nga tatimet është pothuajse sipas të gjitha llojeve të tatimeve, kështu që TVSH-ja është më e lartë për 11.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, tatimi mbi fitimin është më i lartë për 5%, detyrimet e importit janë më të larta për 10.4%, tatimi mbi të ardhurat personale është pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, me një rritje prej 0.8%. Kontributet janë në një nivel më të lartë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar për 3.3%," tha Besimi.

Ministri i Financave tha se Takimet  pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbahen këtë javë, është prezantuar Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar (Growth Acceleration Financing Plan).

“Ky është dokument i ri strategjik i Qeverisë, që ka për qëllim që përmes gjetjes së mekanizmave të rinj dhe burimeve të financimit të nxisë rritjen ekonomike, por edhe të ndikojë në konsolidimin fiskal, gjegjësisht ngushtimin e deficitit dhe stabilizimin e borxhit publik. Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar do të ketë rol të rëndësishëm për ekonominë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen e vendeve të reja të punës, përmes shfrytëzimit të investimeve publike dhe mjeteve nga kreditorët zyrtar për mobilizimin e kapitalit privat. Rezultatet e pritura janë përshpejtim i dyfishtë i rritjes ekonomike (prej 2,5% në 5% në afat të mesëm), mbajtje e nivelit të borxhit publik dhe deficit buxhetor në kuadër të kriterit të Mastrihtit dhe rritje e investimeve publike dhe private”, theksoi Besimi.

Qëllimi kryesor i këtij plani është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave të reja, instrumenteve, fondeve dhe burimeve për financim, të krijohet efekt multiplikativ, gjegjësisht krahas investimeve të planifikuara publike në vlerë prej 4 miliardë euro për periudhën 2021-2025, do të mobilizohen  disa herë më shumë fonde dhe investime nga sektori privat. Me këtë, disa herë më shumë do të rriten gjithsej investimet në ekonomi dhe do të kontribuohet për përshpejtim shtesë në rritjen e bruto prodhimit vendor dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Plani veçanërisht do të mbështesë projekte ekologjike dhe klimatike, inovacione, si dhe iniciativa për shoqëri më të barabartë.

Konferencë për shtyp në shqip