Вести

BZHMV-12.05.2020

Nga seanca e 51-të e Qeverisë: 


Në seancën e sotshme të Qeverisë, është miratuar informacioni i Bankës për zhvillim të Maqedonsë së Veriut për grupën e katërt të aplikacioneve për kredi të përpunuara, me çka janë hargjuar fondet e parapara për linjën e parë të kredisë pa interes “Kovid 1” .

Më këtë grupë të katërt, gjithësej 738 ndërmarrje të cilët punësojnë 6.524 persona u janë miratuar kërkesat për kredi nga linja “Kovid 1”. Mjetet nga linja e kredisë janë hargjuar që nga arritja e aplikacioneve për kredi më 6-të prill të vitit 2020, deri në përfundimin e orarit të punës. Procesimi i kërkesave për kredi, në pajtueshmëri me thirrjen publike, është sipas principit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Nga 738 ndërmarrjetë cilave u janë miratuar kërkesat për kredi, 77% ose 565 ndërmarrje janë me nga 10 të punësuar, 21% ose 155 ndërmarrje janë me nga 50 të punësuar ndërsa 2% ose 18 ndërmarrje janë me nga 18 të punësuar.

Sipas strukturës nga gjithësej kërkesa të miratuara, 373 ndërmarrje me veprimtari hotelierike e kanë shfrytëzuar këtë linjë kreditore në vlerë prej 3 milion euro. Nga veprimtaria e transportit 320 ndërmarrje e kanë shfrytëzuar linjën kreditore në vlerë prej 2,3 milon euro. Nga veprimtaria e turizmit 43 ndërmarrje e kanë shfrytëzar këtë linjë kreditore në shumë totale prej 252 mijë euro.

Në informacionin e sotëm në Qeveri janë propozuar edhe 107 aplikacione shtesë për kredi me gjithësej 936 të punësuar të cilët i plotësojnë kushtet, në vlerë prej 776 mijë euro. Nga këto 107 kompani, pjesa më e madhe janë ndërmarrjet mikro deri më 10 të punësuar, 80 %, ndërsa 16% janë ndërmarrjet e vogla deri më 50 të punësuar. Sipas veprimtarisë 44 ndërmarrje janë nga veprimtaria e transportit, 60 janë nga veprimtaria e hotelierisë dhe tre janë nga veprimtaria e turizmit.

BZHMV, 28.04.2020

Nga seanca e 47-të e Qeverisë:


Në propozimin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin e tretë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për kompanitë e përpunuara të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes. Në gjithësej 377 kompani me 2.735 të punësuar, i`u është miratuar shfrytëzimi i kredive pa interes në sasin totale prej 2.533.892 euro.

Në të tre grupat bashk, janë miratuar gjithësej 631 aplikacione për kredi me një shumë totale prej 4,7 milion euro, për kompanitë me 5,588 të punësuar.

Sipas strukturës me gjithësej apliakcione për kredi, kompanitë mikro deri me 10 të punësuar kanë marur pjesë me 76 %, kompanitë e vogla deri me 50 të punësuar kanë marur pjesë me 22%, ndërsa kompanitë e mesme deri më 250 kanë marur pjesë me 1 %.

Nga gjithësej 4,7 milion euro të miratuara, 2,1 milion euro u  janë miratuar kompanive në veprimatrinë e transportit, 2,4 milion euro janë miratuar kompanive të hotelierisë, ndërsa kompanive të tjera të miratuara nl turizëm (agjencione turistike dhe operator turistik).