Вести

Gjithsej 117 kompanive me nga 3001 të punësuar deri më tani u janë miratuar mjete nga linja e dytë e kreditit pa interes "Kovid 2"
përmes Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për 83 prej tyre tashmë janë paguar mjetet.


MIA, 13 qershor 2020 – Gjithsej 117 kompanive me nga 3001 të punësuar deri më tani u janë miratuar mjete nga linja e dytë e kreditit pa interes “Kovid 2” përmes Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për 83 prej tyre tashmë janë paguar mjetet.

Shuma e aprovuar, siç informojnë për MIA-n nga Banka për Zhvillim, për këto 117 kompani është dy milionë euro, dhe 1,6 milionë euro janë paguar për 83 kompani.

Nga Banka për Zhvillim presin që grupi tjetër i aplikimeve që plotësojnë kërkesat e kësaj linje kreditore të aprovohen në përputhje me mundësitë në ditët në vijim pas dinamikës tashmë të vendosur.

Kjo linjë e dytë pa interes “Kovid 2” është në vlerë prej tetë milionë euro dhe sipas informacionit nga Banka për Zhvillim, ajo do të shterrohet plotësisht.

“Kërkesat e arritura për kredi për këtë linjë i tejkalojnë mjetet, dhe shumica e aplikacioneve u pranuan në dy ditët e para të thirrjes, thonë nga Banka për Zhvillim.

Thirrja publike u publikua më 25 prill të këtij viti dhe zgjati deri më 13 maj të vitit 2020. Për mjetet kanë mundur të aplikojnë kompani nga të gjitha veprimtaritë për dallim nga linja e parë e kredisë pa interes “Kovid 1” e cila ishte e dedikuar për sektorët e turizmit, hotelierisë dhe transportit, e cila është shteruar plotësisht dhe janë paguar 94 për qind e mjeteve.

Nga linja e parë e kredisë pa interes, 5.2 milionë euro janë paguar për 704 ndërmarrje nga 738 ndërmarrjet e aprovuara. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve kanë përfunduar tek mikro-ndërmarrjet që punësojnë deri në 10 persona, ose deri në 77 për qind, ndërsa 21 për qind janë ndërmarrje të vogla që punësojnë deri në 50 persona.

“Linja e parë e kredisë pa interes ishte pjesë e grupit të parë të masave të Qeverisë, dhe thirrja publike për të u hap më 25 mars 2020. Pagesat e para filluan më 14 prill dhe nga dje, 94 për qind e fondeve të aprovuara janë paguar. Kërkesat e pranuara për Kovid 1 tejkaluan fondet me të cilat disponojmë për këtë linjë krediti dhe ato janë ezauruar nga aplikimet e pranuara deri më 6 prill 2020, deri në fund të orarit të punës, thonë nga Banka e Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ata vlerësojnë se linja e kreditit arriti të plotësojë nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të tregtisë për qarkullim në një kohë të arsyeshme, me ç’rast mbi 77 për qind e aplikacioneve të miratuara janë për mikro kompani.

Për këtë linjë krediti, bashkë me 6 prillin janë regjistruar 1.024 aplikacione kreditore nga të cilat 738 janë aprovuar për kreditim, ndërsa 286 aplikacione janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe kritereve të thirrjes publike.

Të dy linjat e kreditit pa interes janë pjesë e masave të qeverisë që synojnë mbrojtjen e likuiditetit dhe vendeve të punës, si dhe mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e konkurrencës së kompanive.

Në periudhën e ardhshme, Banka e Zhvillimit do të ofrojë një linjë të re me vlerë prej 31 milionë euro për të mbështetur të gjitha kompanitë mikro dhe të vogla.

BZHMV, 26.05.2020

Nga seanca e 57-të e Qeverisë:


Qeveria në seancën e sotshme e miratoi Informacionin për kërkat të cilët i përmbushin kriteret nga Thirrja publike nr.1 për kredi nga Linja e kredisë nga Fondi i kompensimit nga ndihma e huaj me qëllim të zvogëlimit të pasojave nga koronavirusi KOVID-19, dhe e komfirmoi propozimin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup me të cilat 117 kompani të cilët punësojnë 3.001 persona, i’u është miratuar kredi në shumë totale prej 2 milion euro.

Nga këto 117 aplikantë- 58 ode 50% janë kompani nga 10 të punësuar, 43 ose 37% janë kompani nga 50 të punësuar dhe 16 ose 14% janë kompani nga 250 të punësuar.

BZHMV, 20.05.2020 – Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, rregullisht e bën pagesën e kërkesave për kredi të cilët janë miratuar nga linja e parë e kredisë pa interes “Kovid1”. Që nga 19 maji të viti 2020, janë paguar 4,05 milion euro drejt  531 kompanive me gjithësej 4.948 të punësuar, gjegjësisht 72% nga kërkesat për kredi të miratuara.

Nga kërkesat për kredi të miratuara më 8 prill të viti 2020 janë paguar 98% e kompanive. Nga kërkesat për kredi që janë miratuar më 14 prill të viti 2020 janë paguar 97% e kompanive.  Nga kërkesat për kredi të miratuara më 28 prill të vitit 2020 janë paguar 74% e kompanive dhe nga kërkesat për kredi të miratuara më 12 maj janë paguar 4% e kompanive.

 

 

Pagesat për linjën e parë të kredisë pa interes zhvillohen rregullisht, ndërsa filluan më 15 prill të vitit 2020. Mesatarisht paguhen nga 184 euro në ditë, ndërsa që nga 19 maji të viti 2020 janë paguar gjithësej 4.049.204 euro ose 73% nga shuma e miratuar për pagesë.

Brenda mundësive, dhe në interes të transparencës, Banka për zhvillim informon për pagesat e realizuara sipas ditëve.

Kërkesat për kredi paguhen menjëhere pas përfundimit të procedurës administrative, pas krijimit të kolateralit dhe nënshkrimit të një marveshje kredie me bankën. Gjithësej kërkesat e paguara për kredi që nga 19 maji të vitit 2020, në shumë prej 4,05 milion euro, janë realizuar për 531 kompani nga 51 vende të ndryshme të shtetit.

Brenda mundësive, dhe në interes të transparencës, Banka për zhvillim informon për pagesat e realizuara sipas ditëve.

BZHMV, 18.05.2020

Të nderuar,

Në pajtueshmëri me Thirrjen publike për dorëzim të aplikacioneve për përkrahje të drejtëpërdrejtë financiare të shoqërive tregtare dhe tregtarëve individual të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Fondi i veçantë kreditor, ju lajmërojmë se Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ne emër dhe në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në tërrësi e realizoi linjën e parë kreditore pa kamatë “Covid1” nga mjetet nga Fondi i veçantë kreditor dhe nga linja kreditore për energji efikase dhe burime të rinovueshme të energjisë.

Thirrja publike për linjën kreditore ishte e shpallur më 25.03.2020 viti, ndërsa aplikimi filloi më 26.03.3020 viti dhe zgjati 30 ditë, përfundimisht me 25.04.2020 viti. Parimi i realizimit të linjës kreditore ishte “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Procesi i aplikimit zhvillohej vetëm përmes mënyrës elektronike, në pajtim me masat për parandalimin e zgjerimit të virusit dhe mbrojtjes të shëndetit publik.

Vlerësojmë se linja kreditore arriti në kohë të pranueshme të përgjigjet ndaj nevojave të shoqërive mikro dhe të vogla tregtare për mjete qarkulluese, me çrast madje 77% në gjithsejt aplikimet e miratuara janë të kompanive mikro.

Mjetet e disponueshme me thirrjen publike “Covid1” (338 milion denarë) në tërrësi u shtjerrën me kreditë e fundit të miratuara nga aplikacionet e arritura më datë 06.04.2020 viti deri në fund të orarit të punës. Në këtë periudhë janë evidentuar gjithsejt 1.024 aplikacione të arritura kreditore, nga të cilat 738 janë miratuar për kreditim, ndërsa 286 aplikacione janë të refuzuara për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe kritereve nga thirrja publike.

Nga 286 aplikues të refuzuar, 28% janë refuzuar për shkak të aplikimit me veprimtari të ndryshme nga thirrja e shpallur publike, 38% janë refuzuar për shkak të vlerës negative të kapitalit dhe të rezervave si rezultat të humbjeve të mëparshme të akumuluara, 11% janë refuzuar për shkak të mbi-borxheve ku detyrimet e të aplikuesve e kanë tejkaluar vlerën e kapitalit për më shumë se katër herë, ndërsa të tjerët janë refuzuar për shkak të kapitalit të pamjaftueshëm, kategorizim më të keç kreditor, të themeluara më pak se 6 muaj dhe dokumentacion të pakompletuar.

Të gjithë aplikuesit e refuzuar do të pranojnë lajmërim për bazën me të cilën është vërtetuar se nuk i plotësojnë kushtet.

Në pajtueshmëri me thirrjen e shpallur i lajmërojmë të gjithë aplikuesit që aplikaciionin e tyre për linjën e parë kredituese pa kamatë e kanë bë më 06.04.2020 viti pas orarit të punës, se aplikacionet e tyre nuk do të shqyrtohen nga ana e bankës, për shkak të shterrjes së tërrësishme të mjeteve të parashikuara për dhënien e kredive pa kamatë nga Fondi i veçantë kreditues në pajtim me THIRRJEN PUBLIKE COVID1.