Вести


U tërhoq transha e Shtatë dhe e fundit nga BEI linja e kredisë


BZHMV, 09.09.2020
– Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut sot e tërhoqi dhe këstin e fundit nga kredi të lira për kompanitë vendase, me vlerë prej 20,4 milion euro. Përfundimisht me këtë këst, deri tash janë tërhequr gjithësej 50,9 milion euro, gjegjësisht të gjitha fondet të cilët janë paraparë si kredi të lira për kompanitë vendase.

Kësti i shtatë nga linja e kredisë BEI faza e 5 të cilën e shfrytëzoi Banka për zhvillim është miratuar për 73 projekte të reja për kompanitë vendase. Me këtë, deri tani gjithësej 186 kompani vendase nëpërmjet gjashtë bankave komerciale ju është mundësuar të shfrytëzojnë kredi të lira me normë interesi prej 1,6%. Këto kompani vendase do të mbështesin punsimin e gjithësej 605 personave.

Pjesa më e madhe nga këto fonde, 33% ose 17 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e prodhimit. Tridhjetë përqind nga fondi ose 15,8 milion euro janë aprovuar për sektorin e tregtisë, ndërsa 9,6 % ose 4,9 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e hotelieris. Për sektorin e transportit janë aprovuar mjete në vlerë prej 5,3 milion euro ose 10,5 % për sektorin e shërbimeve janë aprovuar 3,8 milion euro ose 7 % ndërsa për sektorin e shëndetësis janë aprovuar mjete prej 1 milion euro. Për sektoret e tjera janë aprovuar gjithësej 3 milion euro ose 8%.

Me tërheqjen e këstit të fundit nga faza e 5 e BEI linjës së kredisë e cila në shumën totale ka 100 milion euro rrethohet linja e kredisë, e cila këto dy vitet në realizim gjithësej mbështeti 332 projekte të kompanive vendae me të cilat u punësusan 1.089 persona. Pjesa më e madhe e mjeteve , 35 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e tregtis, 31 milion euro janë aprovuar për prodhim, dhe 10 milion euro janë aprovuar për transpot.


U tërhoq dhe transha e Gjashtë nga BEI-5 linja e kredisë

 

BZHMV, më datën 28.08.2020 – Sot, Banka për zhillim e Maqedonisë së Veiut SHA Shkup tërhoqi edhe 5 milion euro për kredi të lira për kompanitë vendase. Përfundimisht me këtë transhë, deri tani janë tërhequr gjithësej 30,6 milion euro nga gjithësej 50,9 milion euro të parapara si kredi të lira për kompanitë vendase.

Transha e gjashtë nga linja e kredisë BEI faza e 5-të të cilën e shfrytëzoi Banka për zhvillim, është miratuar për 8 projekte të reja për kompanitë vendase. Me këtë deri tani gjithësej 113 kompani vendase nëpërmjet bankës komerciale i’u mundësoi që të shfrytëzojnë kredi të lira me normë të interesit deri 1,6%. Këto 113 kompani vendase do të mbështesin punësimin e gjithësej 222 personave.

Pjesa më e madhe nga këto mjete, 35% ose 10,7 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e prodhimit. Njëzet e dy përqind nga fondi ose 6,9 milion euro janë aprovuar për sektorin e tregtis, ndërsa 13 % ose 4 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e hotelieris. Për sektorin e transportit janë aprovuar mjete në vlerë prej 3,5 milion euro ose 11 % për sektorin e shërbimeve janë aprovuar 2,6 milion euro ose 9 % ndërsa për sektorin e shëndetësis janë aprovuar mjete prej 0,6 milion euro. Për sektoret e tjera janë aprovuar gjithësej 2,3 milion euro ose 8%.

Në fillim të muajit shtator do të tërheqet dhe transha e shtatë e fundit prej BEI linjës kreditore në vlerë afër 20 milion euro.

Deri tani nga linja e kredisë BEI faza e 5-të e cila kap shumën prej 100 milion euro janë tërhequr gjashtë transha në vlerë prej 79,7 milion euro me të cilat janë mbështetur 259 projekte të kompanive vendase me të cilat punësojnë 706 persona.

 

 

BZHMV, 31.07.2020-  Sot, Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup e tërhoqi gjysmën e parë nga 50,9 milion euro për kredi të lira për kompanitë vendase.

Transha e pestë e linjave për kredi BEI faza e 5-të, të cilën e shfrytëzon Banka për zhvillim, është në vlerë prej 25,6 milion euro, ndërsa është e aprovuar për 105 projekte të ndryshme për kompanitë vendase.  Investimi i mjeteve nga kjo transhë sillet rreth 6 bankave komerciale me të cilat Banka për zhvillim ka lidhur kontratë për këtë linjë kreditore. Këto 105 projekte duhet të mbështesin punësimin e 145 personave.

Pjesa më e madhe nga këto mjete, 40% ose 10,2 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e prodhimit. Njëzet e dy përqind nga fondi ose 5,7 milion euro janë aprovuar për sektorin e tregtis, ndërsa 16 % ose 4 milion euro janë aprovuar për projekte në sektorin e hotelieris. Për sektorin e transportit janë aprovuar mjete në vlerë prej 2,1 milion euro ose 8 % për sektorin e shërbimeve dhe për sektorin e shëndetësis janë aprovuar mjete prej 0,6 milion euro. Për sektoret e tjera janë aprovuar gjithësej 2,3 milion euro ose 9%.

Gjatë  muajit gusht do të tërheqet edhe pjesa e mbetur nga mjetet në shërbim prej BEI  në vlerë afër 25,3 milion euro.

Deri tani nga linja e kredisë BEI faza e 5-të e cila kap shumën prej 100 milion euro janë tërhequr pesë transha në vlerë prej 74,7 milion euro me të cilat janë mbështetur 251 projekte të kompanive vendase me të cilat punësojnë 629 persona.

BZHMV, 14.06.2020 – Qeveria mbrëm, në seancën e 66 e miratoi informacionin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut për kërkesa për kredi të cilët i plotësojnë kriteret nga Thirrja publike nr.1 për kredi nga linja e kredisë nga Fondet e Kompensimit të ndihmës së huaj në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e koronavirusit KOVID-19, dhe e detyroi bankën të lidhte marrëveshje kredie me aplikuesit e kredisë që plotësojnë kriteret në Thirrjen Publike nr. 1, të listuara në listën e paraqitur nr. 3 dhe listën nr. 4, përkatësisht me 476 kompani me kërkesa për mbështetje në vlerë prej 316,038,500 denarë.

Lidhur me këtë informacion të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Qeveria vendosi të shqyrtojë mundësitë për sigurimin e fondeve shtesë për shkak të interesit të madh të ndërmarrjeve për këto masa për të zvogëluar pasojat e koronavirusit KOVID-19.

Gjithësej shuma e miratuar nga linja e dytë e kredisë pa interes ”Kovid2” deri tani është 7.1 milion euro.