Вести

BZHMV, 02.12.2020 - Qeveria në seancene e djeshme të  25-të,  vendosi  ta propozoj në Parlament Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim ku janë të vendosura konturat e skemës së garancisë shtetërore, pjesë e një sërë masash ekonomike për tu përballur  me efektet e pandemisë KOVID-19. 

Me vendimin  e ligjit propozohet plotësimi i aktiviteteve të Bankës për zhvillim të  Maqedonisë së Veriut për realizim të projekteve dhe/ose programe të Qeverisë me dhënjen e garacioneve prej Fondit të garancës. Për Fondin e garancës fillimisht janë parapa mjetet në vlerë prej 10 milijon euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mjetet  e Fondit të garancës, në propozim-ligjin janë të parashikuara që të shfrytëzohen për sigurimin e pagesës në bazë të principalit të kredive të kapitalit qarkullues të sapo aprovuar deri në 80% të shumës së kredisë dhe kredive të shumës  elementare  deri në 50% të shumës së kredisë, në përputhje me praktikat e mira në vendet evropiane. Përdoruesit përfundimtarë të garancive mund të jenë tregëtar mikro të vegjël dhe të mesëm, si dhe kompanitë e mëdha tregëtare të orientuara nga eksporti , në të cilat fitimet e eksportit kanë një pjesë prej të paktën 30% në të ardhurat totale të realizuara në vitin e kaluar fiskal.

Për  funksionimin e Fondit të garancës, Banka për zhvillim do të publikojë të dhëna në faqen e saj të internetit në bazë të kuartalit , dhe Ministria e Financave do të publikojë raporte gjashtëmujore mbi rreziqet fiskale të Fondit të garancës në faqen e saj të internetit.

Vendimi për Propozim-ligjin, para se të hyntë në procedurat qeveritare u paraqit në ENER në diskutim publik.

Me pranimin e propozim-ligjin nga ana e Qeverisë, do të krijohet kuadri ligjor  për fillimin e skemës së garancisë shtetërore.

THIRRJA KA PËRFUNDUAR.



LAJMËRIM

BZHMV, më datën 14.10.2020

Sot është dita e fundit për të dërguar kërkesë për vazhdimin e periudhës
grejs për tre muaj për kreditet e Kovid1 nga Banka për zhvillim

Thirrja për të dërguar kërkesë deri tek BZHMV për vazhdimin e periudhës-grejs dhe afatin e pagesës së kreditit të aprovuar nga fondet prej fondeve te veçanta „Kovid1“ zgjatë deri sot, 14.10.2020 deri në orën 23:59. Thirrja është e disponueshme në faqen e internetit të Bankës për zhvillim ku mund ta merrni kërkesën.

Mënyra më e shpejtë që mund ta dorëzoni kërkesën deri tek Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup është nëpërmjet postës elektronike  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Thirrja publike është pjesë e serisë së katërt të masave ekonomike të zbatuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ofron mundësi për shfrytëzesit e kredisë të „Kovid1“  linja kreditore pa interes ta vazhdojnë grejs periudhën dhe periudhën e pagesës së kredisë për tre muaj shtesë.

Nëpërmjet kësaj linje kreditore kanë qenë të mbështetur 737 kompani vendose të cilët punësojnë gjithësej 6.509 persona. Prej tyre ,77% janë mikro kompani të cilët punësojnë deri me 10 persona, 21% janë kompanit e vogla të cilët punësojnë deri më 50 persona dhe 2% janë kompanitë me madhësi mesatare të cilët punësojnë deri më 250 persona.

   

THIRRJA KA PËRFUNDUAR.

 

BZHMV, 07.10.2020

 

Të nderuar,

Në pëerputhje me Aneksin e nënshkruar pëpr administrim të fondit special kreditorë nr.26-7123/1 të datës 06.10.2020 me Ministrinë e Financave, Banka Për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut shpall këtë thirrje publike, e cila ofrojn mundësinë huamarrësve të kredive nga linja e parë kreditore pa interes PKF ,,Kovid1’’, të dorëzojnë kërkesë për zgjatjen e periudhës grejs dhe shtyrjen e afatit pagesor të kredisë maksimum për 3 muaj.

Duke pasur parasyshë të lartpërmendurën, Ju ftojmë që brenda 7 ditëve nga dita e njoftimit,të dorwëoni kërkese për zgjatjen e periudhës grejs dhe shtyrjen e aftatit pagesorë të kredive të miratuar nga Fondi `special Kreditor ,,Kovid 1’’.

Kërkesa duhet të përmbajë: Emrin e kompanisë-huamarrwse, numrin e amzës së komapnisë, numëein dhe datën e lidhjes së kontratës (Shtojca 1).

Thirrja është e velfshme deri më 14 Tetor 2020, e cila është dita e fundit për dorëzimin e kërkesave për zgjatjen e periudhës grejs shtyrjen e afatit pagesor të kredisë.

Link-pdf: Shtojca 1 - Kërkesa për zgjatjen e periudhës grejs dhe shtyrjen e afatit pagesor të kredisë për kreditë e miratuar nga PKF ,,Kovid 1’’

 

Shtojca 1 - Kërkesa për zgjatjen e periudhës grejs dhe shtyrjen e afatit pagesor të kredisë për kreditë e miratuar nga PKF ,,Kovid 1’’

 

 
Deri :
Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut
Sektori i kredisë dhe garancisë
Rr. Dimitrie Cupovski nr. 26
1000, Shkup
adresa e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  

 

KËRKESË
për zgjatjen e periudhës grejs dhe shtyrjen e afatit
pagesor të kredisë për kreditë e miratuar nga PKF ,,Kovid 1’’

 
Nga huamarrësi _____________________________________________________ (emri i kompanisë në formatin: EMRI I KOMPANIS D DOO / DOOEL / TP, qyteti), me EMBS ____________ (numri personal i identifikimit), përfitues i huasë pa interes nga PKF “Kovid1”, me numrin e kredisë _________________________ (numri i kredisë) në formatin ПКФ/Дир/0/ХХ ) nga _____________ (data).

Sipas mundësisë së dhënë në thirrjen publike të publikuar në webfaqen e Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, kërkojmë që të na aprovohet një periudhë shtesë 3 (tre) mujore dhe rrjedhimisht të zgjatet periudha e ripagimit të kredisë.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Me respekt,

  

                                                                                      (vula)                                          Menaxheri /personi i autorizuar
                                                                                                                                                     s.r. nënshkrimi
                                                                                              

  

                                                                                                                              telefoni per kontakt: _______________
                                                                                                                              adresa e emailit:  _________________

 

Kërkesa plotësohet, nënshkruhet dhe shtypet.
Ne rekomandojmë që të dorëzohet i skanuar në emailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Shkup, 02.10.2020 - Gjatë ditës së djeshme, Drejtori kryesor Operativ i Bankës për Zhvillim, Faruk Ismaili, mori pjesë në takimin e Ministrit të Financave, Dr. Fatmir Besimi, me anëtarët e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë.


                    

Pjesa zyrtare e takimit u drejtua nga Ministri i Financave dhe Presidenti i SHBM. Ministri theksoi se sektori bankar dhe stabiliteti i tij financiar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë duke mbështetur ekonomitë familjare  dhe sektorin e korporatave përmes qasjes më të lehtë të huadhënies, depozitave dhe shërbimeve të tjera financiare. Në fjalën e saj, Presidenti iu referua aktiviteteve të realizuara dhe aktuale të shoqatës nga fillimi i krizës - kriza deri më sot.


 

Në pjesën e punës ndër të tjerat u diskutua edhe për masat e parashikuara në grupin e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore. Banka për Zhvillim, brenda grupit të katërt të masave, do të zbatojë fazën e gjashtë të linjës së kreditit të EIB për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në shumën totale prej 100 milion EUR. Linja e kredisë, si më parë, do të realizohet përmes bankave tregtare që do të nënshkruajnë një marrëveshje me Bankën për Zhvillim.