Вести

28.04.2018 – Delegacion i BMPZH, i udhëhequr nga Drejtori kryesor ekzekutiv dhe Kryetar i këshillit drejtues, z-ri Dragan Martinovski, me ftesë të Bankës kineze për zhvillim (CDB) mori pjesë në Seminarin e asociacionit ndërbankarë të bankave për zhvillim nga Kina dhe vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore me temë "Belt & Roads Initiative and Regional Financial Cooperation" e cila u mbajt prej 23 deri më 27 prill të këtij viti në Peking dhe Çonking, RP e Kinës.
Në seminar, BMPZH mori pjesë me prezentimin e saj, ndërsa u realizuan edhe takime të shumta bilaterale me bankat për zhvillim nga vendet-pjesëmarrëse në të cilat u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.