Вести

Një seri eventesh edukative mbi përfitimet e kompanive vendase nga skema e garancisë

Shkup, 18.11.2021

 

Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, në bashkëpunim me odat më të mëdhaja në vend, fillon me një sërë eventesh edukative për portofol dhe garanci individuale nga Fondi i Garancisë. Qëllimi i këtyre ngjarjeve është njohja me përfitimet e kompanive tregtare vendase mikro, të vogla dhe të mesme dhe kompanive të mëdha eksportuese nga skema e garancisë.

Eventet edukative do të realizohen  në periudhën prej 18 deri me 30 Nëntor 2021 dhe anëtarët e odave do të mund t’i ndjekin përmes lidhjeve të organizuara online që mund të informohen në dhomat kryesore. Orari i eventeve edukative është si më poshtë:

 18 Nëntor 2021   Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut 
23 Nëntor 2021    Shoqata e odave ekonomike të Maqedonisë
25 Nëntor 2021   MASIT
30 Nëntor 2021   Oda e maqedonisë Veriperëndimore