Вести

23.5 milion euro janë paguar nga "Kovid 3", deri më tani janë aprovuar gjithsej 2.122 shfrytëzesve të cilët kanë 16.009 punonjës

BZHMV, 06.03.2021 - Nga linja e kreditit pa interes me një grant komponenti "Kovid3", e cila është realizuar me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian përmes aktivitetit BE për Rezistencë nga programi IPA, që nga 5 Marsi, 23,5 milion euro u janë paguar 2,053 shfrytëzesve të cilët plotësojnë kushtet e thirrjes publike. Me fjalë të tjera, që dje, 96.7% e shfrytëzesve të cilëve u janë aprovuar kërkesat për kredi janë paguar.

Deri më tani, janë aprovuar gjithsej 2,122 kërkesa për kredi prej një shumë totale prej 24,3 milion euro. Këto ndërmarrje mikro dhe të vogla, tregëtar individual dhe zejtarë kanë gjithsej 16,009 të punësuar.

Sipas strukturës, 1,172 kërkesa për kredi janë nga ndërmarrje të vogla, ndërsa 792 kërkesa për kredi janë nga ndërmarrjet mikro. Një total prej 116 aplikimesh për kredi janë nga tregtarë individual, ndërsa 42 aplikime për kredi janë nga zejtarët.

Shumica e 2,122 kërkesave të aprovuara për kredi vijnë nga rajoni i Shkupit, 31%, i ndjekur nga rajoni i Pollogut me 14% dhe me nga 12% rajoni Jugperëndimor dhe Juglindor. Nga rajoni i Lindjes dhe i Pelagonisë janë 10% të kërkesave të aprovuara për kredi, ndërsa nga rajoni i Vardarit dhe Verilindjes janë 5% të kërkesave të aprovuara për kredi.

Kërkesat për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, në përputhje me kohën e mbërritjes, në përputhje me Thirrjen Publike dhe informacionin e dhënë në të. Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup vazhdon me përpunimin e kërkesave për kredi derisa të hargjohet buxheti në dispozicion që është 31 milion euro.