Вести

U miratuan 23 milion euro nga “Kovid 3” për gjithsej 2.009 shfrytëzues, me 15.197 të punësuar

BZHMV, 31.01.2021 - 733 kërkesa kredije të reja u miratuan nga linja e tretë e kredisë pa interes me grand komponenta, e cila realizohet me mbështetjen finansiare të Bashkimit Evropian, npërmjet aktivitetit të BE-së për Rezistencë nga programa IPA.
Deri tani gjithsej janë miratuar 2.009 kërkesa për kredi, me një shumë totale prej 23 milion euro. Te këto 2.009 aplikues, gjithsej të punësuar janë 15.197 persona.

Sipas strukturës, 1.123 kërkesa për kredi janë vijnë nga kompanitë e vogla, ndërsa 741 kërkesa janë nga mikro kompanitë. Gjithsej 106 kërkesa për kredi janë nga tregëtar individual, ndërsa 39 kërkesa për kredi janë nga zejtarët.

Pjesa më e madhe e kredive të miratuara nga 2.009 kërkesa kredie, vijnë nga rajoni i Shkupit, gjithsej 31%, ndërsa pas tij vjen rajoni i Pologut me 14%, rajoni Jugperëndimor me 12% dhe rajoni Juglindor me 12 %. Pas tyre janë rajoni Lindor dhe rajoni i Pellagonisë me 10% kërkesa kredie të aprovuara, ndërsa nga rajoni i Vardarit dhe rajoni Verilindor vijnë me 5% kërkesa kredie të miratuara, që nga 29 janari i vitit 2021.

Kërkesat për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, sipas kohën se kur kanë arritur, në pajtueshmëri me Thirrjen publike dhe informacionet e dhëna në të. Deri tani është marrur vendimi për 2.264 kërkesa për kredi, të cilët arritën më 20 dhjetorë, në orën 18, prej të cilëve për 255 është marur vendimi se nuk i plotësojnë kushtete e Thirrjes publike.

 

 
Kushti të cilën aplikantët më së shpeshti nuk e plotësojnë është e lidhur me kërkesën për kalitalin në pozitat e bilansit për 2019. Gjegjësisht, 88 kërkesa për kredi kishin vlerë negative të kapitalit në bilansin e gjendjes, 72 kërkesa për kredi ishin dorëzuar nga aplikantët të cilët nuk janë të përcatuar në Thirrjen publike, dmth ata nuk janë një kompani tregtare mikro ose e vogël, tregëtar individual ose zejtar. Deri më tani, 32 nga kërkesat e paaprovuara të kredisë janë për shkak të kapitalit dhe rezervave të pamjaftueshme, 19 për shkak të kategorisë së kredisë të papranueshme, 6 % janë njësi më të mëdha sesa qëllimi i Thirrjes publike. Një total prej 15 aplikacionesh për kredi u paraqitën nga aplikantët të cilët nuk plotësuan kërkesën e rënies prej 20% të të ardhurave, ndërsa 11 kërkesa për kredi u paraqitën nga subjekte të reja.

 Aplikantët, kërkesat për kredi të të cilëve janë përcaktuar se nuk përmbushin kërkesat e Thirrjes publike njoftohen në mënyrë elektronike, përmes postës elektronike, me një shpjegim se cilat kushte të Thirrjes publike nuk i kanë përmbushur. Njoftimet elektronike, përmes postës elektronike, u dërgohen gjithashtu aplikantëve kërkesat për kredi të të cilëve janë miratuar dhe për të cilët është përcaktuar se i plotësojnë kërkesat e Thirrjes publike.