Вести

Dhe 8,8 milion kërkesa për kredi nga linja e kredisë pa interes Kovid 3 janë miratuar si pjesë e grupit të dytë

Githsej deri tani janë miratuar 1,276 kërkesa për kredi në vlerë prej 14,7 milion euro, të cilët punësojnë 9.450 persona


BZHMV, 20.01.2021 - Grupa e re, e dytë nga 770 kërkesa për kredi është miratuar nga linja e tretë e kredisë pa interes me grand komponenta, e cila realizohet me mbështetjen finansiare nga Bashkimi Evropian, sipas aktivitetit BE për Rezistenc nga IPA progama.

Grupa e dytë e kërkesave për kredi është në shumën total prej 8,8 milion euro për 770 kompani të cilët punësojnë gjithsej 5.898 persona.

Gjithsej deri tani, nga linja e kredisë për të cilën janë paraparë fonde deri më 31 milion euro, janë miratuar 1.276 kërkesa për kredi në shumën totale prej 14,7 milion euro, dhe të cilët i plotësojnë kushtet nga thirrja publike e shpallur më 7 dhjetor të vitit 2020. Sipas strukturës deri tani prej kërkesave të miratuara të kredive, 715 kërkesa për kredi vijn nga kompanitë e vogla, 475 kërkesa janë nga kompanitë mikro, 67 kërkesa për kredi janë nga tregëtar individual dhe 19 kërkesa për kredi janë nga zejtarët.

Pjesa më e madhe nga 1.276 kërkesave për kredi, vijn nga rajoni i Shkupit, dhe atë 32%,  ndërsa pas tij vijon rajoni i Pollogut me 16%, rajoni Jugperëndimor me 13% dhe rajoni Juglindor me 11%. Rajoni Lindor dhe i Pellagonisë janë me 9% nga kërkesat e miratuara të kredisë, ndërsa rajoni i Vardarit dhe rajoni Verilindor vijn me 5% nga kërkesat e miratuara të kredive.

Kërkesat për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, ashtu se si kanë arritur, në pajtueshmëri me Thirrjen publike dhe informacionet që përmbahen në të. Miratimi i kërkesave për kredi do të bëhet në grupe, deri në harxhimin e mjeteve të disponueshme nga Fondi për mikro dhe ndërmarrje të vogla.

Në ditët në vijim, shërbimet e bankës do të dërgojnë një njoftim me postë elektronike në adresën e kompanive për situatën aktuale për të informuar kompanitë, kërkesat e kreditit të të cilave janë miratuar.