Вести

U miratua grupi i ri i kërkesave për kredi nga „Kovid2“

BZHMV , 09.09.2020-  Qeveria ne seancën e tretë të mbajtur më 09 shtator të viti 2020, e miratoi informacionin e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut në lidhje me kërkesat për kredi të cilët i përmbushin kriteret nga Thirrja publike nr.1 gjegjësisht për kredi nga linja e kredisë nga Fondi i kompensimit nga ndihma e huaj me qëllim zvogëlimin e pasojave nga koronavirusi. E detyroi bankën të lidhë marrëveshje kredie me kërkuesit e kredisë të cilët i plotësojnë kriteret nga Thirrja publike nr.1 të listuara në listën e paraqitur nr.5, gjegjësisht 50 kompanive me kërkesë për mbështetje në vlerë prej 54.258.000 denar.

Si përfundim me këtë informacion, nga Banka për zhvillim janë hargjuar të gjitha fondet që kanë qenë të parapara për linjën e dytë të kredisë pa interes.Nga fondet prej Fondit të kompensimit nga ndihmat e huaja, janë miratuar gjithësej 639 aplikime për kredi sipas principit  ,,i pari i ardhur, i pari i shërbyer" , të arritura dje më datën 30.04.2020 deri në ora 12 e 34 minuta . Në këtë periudhë janë evidentuar gjithësej 796 aplikime për kredi, prej të cilave 153 nuk i plotësojnë kushtet të cilat janë të publikuara në thirrjen publike.

Me fondet me të cilat janë paraparë për linjën e dytë të kredisë pa interes (8 milion euro), gjithësej janë apruvuar 639 kredi për kompanitë vendase të cilët punësojnë gjithësej 11.325 njerëz. Sipas strukturës pjesa më e madhe e kërkesave për kredi të aprovuara vijnë prej kompanive mikro të cilët punësojnë deri më 10 persona dhe atë 404 ose 63%. Nga kompanitë e vogla vijnë 177 ose 28% nga kërkesat për kredi të aprovuara, dhe 58 ose 9 % vijnë nga kompanitë e mesme.

Rreth 90% nga fondet nga linja e dytë kreditore pa interes janë vetëm se të paguara kundrejt kompanive. Banka për zhvillim do të bije në kontakt me kompanitë të cilëve aplikimet për kredi janë miratuar në seancën e tretë në qeveri, gjatë javës së ardhëshme.