Вести

Lajmërim në lidhje me linjën e kredisë Kovid 2

BZHMV, 10.09.2020

 

Të nderuar,

Në pajtueshmëri me Thirrjen publike për dorëzimin e aplikimeve për mbështetje direkte finansiare të shoqërive tregëtare dhe tregëtart individual të regjistruar në RMV nga Fondet e kompensimit, Ju lajmërojmë se Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup në emër dhe në llogari të Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e realizoi plotësisht linjën e dytë kreditore pa interes  „Коvid 2“.

Thirrja publike ka qenë e publikuar më datën 25.04.2020, ndërsa aplikimi filloj më datën 29.04.2020 me kohëgjatje prej 15 ditëve, ku përfundoi më datën 13.05.2020. Principi i realizimit të linjës së kredisë ishte „i pari i ardhur, i pari i shërbyer“.

Aplikimi është bërë vetëm në mënyrë elektronike, në pajtueshmëri me masat për parandalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtes së shëndetit publik.

Duke pasur parasysh tërë situatën dhe kushtet në të cilat u zbatua linja e kredisë, vlersojmë se arritëm në një  kohë të arsyeshme të përgjigjemi në nevojat  e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla për mjete qarkulluese.

Mjetet e disponueshme në thirrjen publike  ”Kovid2” (8milion euro) janë  plotësisht  të hargjuara me kreditë e fundit të aprovuara nga aplikimet e arritura më datën 30.04.2020 deri në orën 12 e 34 minuta. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithësej 796 aplikacione për kredi, prej të cilave 643 janë kredi të aprovuara, nërsa 153 aplikacione janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së  kushteve dhe kritereve të thirrjes publike.

Nga 153 aplikantët e refuzuar:

  • 37% janë refuzuar për shkak të shumës negative të kapitalit dhe rezervave si rezultat I humbjes së mëparshme të akumuluar,
  • 15,7% janë refuzuar për shkak të kapitalit dhe rezervave të pamjaftueshme,
  • 13,7% janë refuzuar për shkak se nuk kishin ulje të të ardhurave prej më shumë se 30%,
  • 13,7% janë refuzuar për shkak të borxheve të mëdha, ku detyrimet e aplikantëve e tejkaluan shumën e kapitalit me më shumë se pesë herë,
  • të tjerët janë refuzuar për shkak të kategorizimit më të keq të kredisë, të themeluara në më pak se 6 muaj dhe për shkak të dokumentacionit jot ë plotë.

Të gjithë 153 aplikant  të refuzuar, veçmë janë njoftuar në mënyrë elektronike , gjegjësisht në postë elektronike  të lajmëruar  në aplikimin për kredi, me sqarim mbi bazën e të cilës nuk I plotësojnë kërkesat për kredi.

Qeveria në seancën e mbajtur më 09 shtator të vitit 2020 e miratoi dhe listen e fundit të përpunuar me aplikime për kredi, me të cilën mjetet e disponueshme u hargjuan deri në fund.

Në pajtueshmëri me thirrjen publike, i njoftojmë të gjithë aplikantët të cilët aplikimet e tyre për linjën e tretë kreditore pa interes I kanë dorëzuar pas ores 12 e 34 minuta më datën 30.04.2020, se aplikimet e tyre nuk do të shqyrtohen nga ana e bankës, për shkak se mjetet e parapara për dhënje në kredinë pa interes nga Fondi I  kompensimit  nga Thirrja publike Kovid2.