Вести

Punëtori: Projekt-studim me analizën sektoriale të bujqësisë dhe zhvillimit rural

Shkup, 17.09.2020 - Përfaqësuesit e Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Verut SHA Shkup nga Sektori i Kredisë dhe Garancisë morën pjesë në punëtorinë ku u shqyrtua një projekt- studim me analizë sektoriale të bujqësisë dhe zhvillimit rural, me qëllim të përgatitjes së Strategjisë për Zhvillimin Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2020 - 2029. Ngjarja u drejtua nga Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, dhe prezantuesi kryesor ishte mr. Lazo Dimitrov, autori i projektit të parë të studimit.

        

Nga viti 2010 e këndej, Banka për zhvillim udhëheq me Kreditet e bujqësis të diskont  fondit (KBDF) të cili synon mbajtësit e pronave bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Vetëm të pronave Bujqësore, ndërrmarjet e vogla dhe të mesme të angazhuara në prodhimin primar bujqësor, përpunimin e produkteve bujqësore dhe eksportin e prodhimeve primare bujqësore dhe përpunimin , si mbajtës të fermave bujqësore, ndërmarrjet  e vogla dhe të mesme të cilët kanë të lidhur kontratë  me Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural për shfrytëzimin e mbështetjeve finansiare nga  IPARD programa 2007-2013. Për realizimin e fondeve nga ky fond, Banka për zhvillim kontriboi në projekt-studimin.

 

Kreditet e bujqësis të diskont fondit
Kredite të aprovuara sipas rajoneve për periudhën e gushtit të 2015 – korrik të vitit 2020.

Nr.   Rajon Numri i
kredive
të aprovuara
Struktura e
përfaqsimit
sipas rajoneve
  Të miratuara
(EURO)
Struktura e
përfaqsimit
sipas rajoneve
Shuma mesatare
e aplikimit të
kredisë(EURO)
  1    Vardari 97 26%   1,202,874 25% 12,401
  2   Pellagoni 82 22%   1,339,600 27% 16,337
  3   Lindor 81 21%   821,291 17% 10,139
  4   Juglindor 63 17%   754,485 15% 11,976
  5   Verilindor 30 8%   328,426 7% 10,948
  6   Shkup 10 3%   243,580 5% 24,358
  7   Jugperëndimor 10 3%   118,355 2% 11,836
  8   Pollog 5 1%   93,590 2% 18,718
  GJITHËSEJ:               378            100%        4 ,902,202     100%                 12,969

Burimi: Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup 

 

Në pesë vitet e fundit, përmes prizmit të rajoneve të shtetit, mund të vërehet  se janë miratuar gjithësej 378 kërkesa për kredi në shumë prej 5 milion euro, ku më së shumti kredi të aprovuara janë prej rajonit të Vardarit gjithësej 97. Në Pellagoni dhe në rajonin Lindor respektivisht  janë aprovuar 82 dhe 81 kërkesa për kredi. Më së paku kërkesa për kredi janë aprovuar vetëm 5 në rajonin e Pollogut.
Kredia mesatare e aprovuar për përdoruesit nga KBDF është gati 13 mijë euro.

Kreditet e bujqësis të diskont fondit
Kredite të aprovuara sipas rajoneve për periudhën e korrikut të 2010– gusht të vitit 2020.

 

 Nr. Qëllimi i kredisë   Numri i
kredive të
aprovuara
Struktura e
përfaqsimit
sipas sektoreve

Të miratuara
(EURO)

Struktura e
përfaqsimit
sipas sektoreve
Shuma mesatare
e aplikimit të
kredisë(EURO)
   1    Blegtori 365 21% 6,086,500 18% 16,675
   2   Pemtari 285 17% 2,916,731 8% 10,234
   3   Vreshtar 157 9% 1,860,851 5% 11,853
   4   Bujqësi 712 42% 9,910,843 29% 13,920
   5   Përpunimi i qumështit 24 1% 1,328,766 4% 55,365
   6   Përpunimi i mishit 16 1% 1,065,590 3% 66,599
   7   Përpunimi i drithërave 49 3% 4,063,882 12% 82,936
   8   Përpunimin i kulturave kopshtore 33 2% 2,111,099 6% 63,973
   9   Përpunimi i frutave 6 0% 535,744 2% 89,291
  10   Përpunimi i rrushit 10 1% 816,281 2% 81,628
  11   Përpunimi i këpurdhave 1 0% 80,000 0% 80,000
  12   Përpunimi i mjaltës 4 0% 306,676 1% 76,669
  13   Përpunimi i kulturës industriale 8 0% 564,760 2% 70,595
  14   Tregtia me produkte bujqësore 43 3%   2,885,813 8% 67,112
                                   :GJITHËSEJ       1,713       100%     34,533,535     100%     20,160         

Burimi: Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup

Në stukturën dominojnë kreditet për prodhime bujqësore primare, gjegjësisht 1.519 projekte të mbështetura me shumë prej 20,8 milion euro. Pas tyre pasojnë kredi për përpunimin e prodhimeve bujqësore të cilat arrijnë deri më 151 me shumë prej 10,8 milion euro dhe kreditë për tregti me prodhime bujqësore dhe përpunimin e tyre të cilat arrijnë deri më 43 me shumë prej 2,9 milion euro.


Për këte linjë kreditore të destinuara për agrosektorin, mjetet e lira për plasmanin e ri aktualisht arrijnë në 1.6 milion euro. Të njejtat janë të plasuara nëpërmjet bankave tregtare (Lexo më shumë).