Вести

Qeveria i përcaktoi konturet e skemës së garancisë shtetërore përmes Bankës për zhvillim

BZHMV, 02.12.2020 - Qeveria në seancene e djeshme të  25-të,  vendosi  ta propozoj në Parlament Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim ku janë të vendosura konturat e skemës së garancisë shtetërore, pjesë e një sërë masash ekonomike për tu përballur  me efektet e pandemisë KOVID-19. 

Me vendimin  e ligjit propozohet plotësimi i aktiviteteve të Bankës për zhvillim të  Maqedonisë së Veriut për realizim të projekteve dhe/ose programe të Qeverisë me dhënjen e garacioneve prej Fondit të garancës. Për Fondin e garancës fillimisht janë parapa mjetet në vlerë prej 10 milijon euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mjetet  e Fondit të garancës, në propozim-ligjin janë të parashikuara që të shfrytëzohen për sigurimin e pagesës në bazë të principalit të kredive të kapitalit qarkullues të sapo aprovuar deri në 80% të shumës së kredisë dhe kredive të shumës  elementare  deri në 50% të shumës së kredisë, në përputhje me praktikat e mira në vendet evropiane. Përdoruesit përfundimtarë të garancive mund të jenë tregëtar mikro të vegjël dhe të mesëm, si dhe kompanitë e mëdha tregëtare të orientuara nga eksporti , në të cilat fitimet e eksportit kanë një pjesë prej të paktën 30% në të ardhurat totale të realizuara në vitin e kaluar fiskal.

Për  funksionimin e Fondit të garancës, Banka për zhvillim do të publikojë të dhëna në faqen e saj të internetit në bazë të kuartalit , dhe Ministria e Financave do të publikojë raporte gjashtëmujore mbi rreziqet fiskale të Fondit të garancës në faqen e saj të internetit.

Vendimi për Propozim-ligjin, para se të hyntë në procedurat qeveritare u paraqit në ENER në diskutim publik.

Me pranimin e propozim-ligjin nga ana e Qeverisë, do të krijohet kuadri ligjor  për fillimin e skemës së garancisë shtetërore.