Вести

Lajmërim deri tek shfrytëzuesit e kredisë të linjës së kreditit Kovid 1

THIRRJA KA PËRFUNDUAR.



LAJMËRIM

BZHMV, më datën 14.10.2020

Sot është dita e fundit për të dërguar kërkesë për vazhdimin e periudhës
grejs për tre muaj për kreditet e Kovid1 nga Banka për zhvillim

Thirrja për të dërguar kërkesë deri tek BZHMV për vazhdimin e periudhës-grejs dhe afatin e pagesës së kreditit të aprovuar nga fondet prej fondeve te veçanta „Kovid1“ zgjatë deri sot, 14.10.2020 deri në orën 23:59. Thirrja është e disponueshme në faqen e internetit të Bankës për zhvillim ku mund ta merrni kërkesën.

Mënyra më e shpejtë që mund ta dorëzoni kërkesën deri tek Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup është nëpërmjet postës elektronike  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Thirrja publike është pjesë e serisë së katërt të masave ekonomike të zbatuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ofron mundësi për shfrytëzesit e kredisë të „Kovid1“  linja kreditore pa interes ta vazhdojnë grejs periudhën dhe periudhën e pagesës së kredisë për tre muaj shtesë.

Nëpërmjet kësaj linje kreditore kanë qenë të mbështetur 737 kompani vendose të cilët punësojnë gjithësej 6.509 persona. Prej tyre ,77% janë mikro kompani të cilët punësojnë deri me 10 persona, 21% janë kompanit e vogla të cilët punësojnë deri më 50 persona dhe 2% janë kompanitë me madhësi mesatare të cilët punësojnë deri më 250 persona.