Вести

U miratua grupi i parë i kërkesave për kredi nga linja e kredisë pa interes Kovid 3

Janë miratuar 5,9 milion euro, për 506 kompani, të cilët punësojnë 3,552 njerëz


  

BZHMV, 12.01.2021 - Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, filloi me miratimin e kërkesave për kredi për linjën e tretë pa interes me grand komponenta , e cila realizohet me mbështetje finansiare nga Bashkimi Evropian, sipas aktivitetit BEpërRezistenc nga IPA programa.

U miratuan gjithësej 5.9 milion euro në grupën e parë të kërkesave për kredi të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes publike, ose 506 kompani me gjithësej 3,552 punëtor.

Sipas strukturës të këtyre kërkesave për kredi, 275 kërkesa për kredi vijnë nga kompanit e vogla, 222 kërkesa janë nga kompanit mikro dhe 9 kërkesa për kredi janë nga  - tregëtar-individual.

Pjesa më e madhe e kompanive nga grupa e parë nga 506 kompani, vijnë nga rajoni i Shkupit , dhe atë me 37%, ndërsa pas saj vjen rajoni i Pollogut me 17% dhe rajoni juglindor me 14%. Nga jugperëndimi, lindor, dhe rajoni i Pellagonis vijnë 7 deri në 8 përqind nga kërkesat e kredive të miratuara në grupën e parë, ndërsa nga rajoni i Vardarit dhe verilindjes vijnë 5% nga kërkesat e kredive të miratuara nga grupa e parë.

Kërkesat për kredi përpunohen në mënyrë kronologjike, ashtu si kanë arritur, në përputhje me Thirrjen publike dhe informacionin e deklaruar në të. Miratimi i kërkesave për kredi do të bëhet në grupe, derisa të hargjohen mjetet në dispozicion nga Fondi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Në ditët në vijim, shërbimet bankare do të kontaktojnë kompanitë, kërkesat e kredisë të të cilave janë miratuar për lidhjen e një marrëveshjeje.