Вести

Njoftim për Thirrjen publike të përfunduar për linjën e tretë kreditore pa interes me grand komponenta-Kovid 3

BZHMV, 31.12.2020

 

Të nderuar,

Ju informojmë se Thirrja publike nr.1 Fondi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla për dorëzimin e kërkesës për kredi, për kreditim direkt për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 (Kovid 3) e shpallur më datën 7 dhjetor 2020 është mbyllur.

Thirrja publike ka qenë e hapur  prej datës 16 dhjetor 2020, me fillim në orën 00:01 dhe zgjati deri më 30 dhjetor 2020, deri në orën 23:59, ku mbaroi dhe dorëzimi i kërkesave për kredi deri tek Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.

Me të dhënat e mëparshme mbi interesin për linjën e tretë të kredisë me grand komponenta , do të dalim në ditët në vijim.