Вести

THIRRJE PUBLIKE NR.1, Covid3

                                                                                                                         

Thirrja financohet nga                                                                                                                    Banka për zhvillim e 
  Bashkimi Evropian                                                                                                                    Maqedonisë së Veriut


Në bazë të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit (Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.105/2009), Marrëveshjes për administrimin e Fondit për mikro ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla nr. 10-7500/2 të datës 12.11.2020 dhe nr. 15-8547/1 të datës 17.11.2020 Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, publikon:

 

THIRRJE PUBLIKE NR. 1
FONDI PËR MIKRO NDËRMARRJET DHE NDËRMARRJET E VOGLA
për parashtrimin e aplikacioneve për kreditim të drejtpërdrejtë të mikro ndërmarrjeve
dhe ndërmarrjeve të vogla të goditura nga Kovid-19
(Kovid-3)

  

Në lidhje me realizimin e procesit të paraqitjes së aplikacioneve për kredi në lidhje me linjën e kredive pa interes të Covid 3, ju njoftojmë se fluksi i pranimit është në nivel optimal. Për shkak të interesimit  shumë të madh në 24 orët e para, e cila ishtë tetë herë më e lartë sesa për Kovid 2, rrjedha e postave elektronike dërguar drejt  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. u zvogëlua. Fluksi i zvogëluar ndikoi në atë çështje sepse nevoitej periudhë më e gjatë kohore për të përpunuar postat elektronike dhe përgjigjet automatike ndaj aplikantëve u realizua me një vonesë të caktuar. Me optimizimin e kryer  kundrejtë interesimit të lartë, periudha e përpunimit u zvogëlua ndjeshëm nga dërgimi i aplikacionit në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri tek pranimi i një mesazhi automatik kthyes. Të gjithë që janë përpjekur të dërgojnë kërkesë në bankë, por nuk kanë marrë një porosi automatik kthyes, mund të bëjnë një kontroll minimal për saktësin e adresës së postës elektronike, madhësinë e dokumenteve të bashkangjitura, si dhe posta elektronike a është dërguar në përputhje me udhëzuesin për aplikim. Arritja e aplikacioneve për kredi në Bankën për zhvillim vazhon të zhvillohet deri më 30 dhjetor 2020 deri në orën 23:59,  ndërsa përpunimi i kërkesa kreditore do të filloj po sa të mbaroj kjo periudhë. BZHMV, 17.12.2020

 

I. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE
Lëndë e kësaj thirrje publike është parashtrimi i kërkesës për kredi nga Fondi për mikro ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla për mbështetje të drejtpërdrejtë të shoqërive tregtare mikro dhe të vogla, tregtar individual dhe zejtar që paguajnë tatim të të ardhurave reale dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fondi për mikro ndërmarrje dhe ndërmarrje të vogla nga i cili do të realizohet kjo linjë kreditore është formuar me mjetet përmes EU4Reselience IPA programit të Bashkimit Evropian që janë në dispozicion të Fondit në shumë prej 30 milionë eurove në kundërvlerë të denarit dhe kontributeve buxhetore në shumë prej 60 milionë denarëve.


II. KUSHTET PËR MIRATIM TË MJETEVE
Mjetet nga Fondi për kreditim të drejtpërdrejtë të mikro ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla do të ndahen sipas kushteve në vijim:

Qëllimi i kredisë:  
Për asetet fikse dhe rrjedhëse për shkak të financimit të pandërprerë të aktiviteteve aktuale dhe nevojës për kapital qarkullues si dhe mbështetjes në zbatimin e projekteve për blerjen e aseteve fikse me qëllim të realizimit të biznesit.

Shuma e kredisë:
Shuma maksimale e kredisë që mund t'i aprovohet një ndërmarrje tregtare kredimarrëse nuk mund të kalojë shumën prej 922,500 denarë.
Shuma maksimale për një ndërmarrës të vetëm dhe zejtar nuk mund të tejkalojë shumën prej 307,500 denarë.
Shuma minimale e kredisë që mund t'i aprovohet një huamarrësi nga kjo linjë krediti nuk mund të jetë më e vogël se 184,500 denarë.

Mënyra e plasimit:
Kredia e miratuar i paguhet kredimarrësit direkt në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën për Kredi.

Afatet për pagesë:
deri 3 (tre) vjet me grejs periudhë të përfshirë deri 6 (gjashtë) muaj.

Kriteret për miratim:
Shfrytëzuesit e kredisë të kualifikuar janë:

  1. Shoqëri tregtare mikro dhe të vogla, ndërmarrës individual, zejtar (që paguajnë tatime mbi të ardhurat reale) të klasifikuar sipas Statusit aktual;
  2. Të cilët nuk kanë detyra dhe kontribute publike të papaguara, përveç nëse u është dhënë pagesa e shtyrë e taksave dhe kontributeve në përputhje me rregulloret e veçanta në fushën e taksave dhe i paguajnë ato rregullisht, të paktën deri më 31.01.2020 ose më vonë;
  3. Të cilat nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi;
  4. Kanë parashtruar llogari vjetore në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  5. Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal ka shumë kryesore dhe rezerva (të theksuar në bilancin e gjendjes) jo më pak se 33% nga shuma e kredisë së kërkuar;
    Ky kriter nuk aplikohet për zejtarët dhe TI.
  6. Sipas të dhënave nga regjistri i kredive të BPRMV me gjendje të 31.01.2020 janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet përllogaritje e rrezikut mesatar) ose të cilët nuk kanë obligime ndaj bankave;
  7. Sipas të dhënave nga regjistri i kredive të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Veriore janë në klasifikimin e rrezikut V-status i rregullt me ​​zhvlerësim të llogaritur / rezervë speciale në lidhje me ekspozimin e përgjithshëm të bankave ndaj një klienti të caktuar më pak ose të barabartë me 29.9% me 31.01 .2020, vetëm nëse treguesi për nivelin e borxhit financiar është më i vogël se 5.0 (raporti midis detyrimeve totale të huave dhe kredive / principalit dhe rezervave nga bilanci i gjendjes). Përjashtim është nëse ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj një klienti të caktuar është më i ulët nga 10,000 denarë;
    Ky kriter nuk aplikohet për zejtarët dhe TI.
  8. Shënojnë rënie të të ardhurave me të paktën 20% në cilindo muaj nga prilli deri në gusht (prill, maj, qershor, korrik ose gusht) nga viti 2020, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak - 2019; ose shënojnë një rënie të të ardhurave prej të paktën 20% në cilindo muaj nga prilli deri në gusht (prill, maj, qershor, korrik ose gusht) nga 2020, krahasuar me të ardhurat mesatare mujore të realizuara në 2019 (llogaritur si të ardhurat totale 2019/12 muaj). Për këtë kriter, kredimarrësi jep një Deklaratë nën përgjegjësinë morale dhe penale.

Shkalla e interesit për shfrytëzuesit e kredive
Shkalla e interesit për kredi shfrytëzuesit përcaktohet fiks në shumën prej 0% në nivel vjetor.
BZHMV nuk do të paguajë provizion nga shfrytëzuesi i kredisë për përpunimin e aplikacioneve për kredi.

Siguria
Fatura nga kredi shfrytëzuesi e avaluar nga një prej pronarëve të kredi shfrytëzuesit, me deklaratë fature për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve sipas faturës në formë akt noteri me klauzolë përfundimtare.
Shpenzimet për vendosjen e sigurisë janë në barrë të kredi shfrytëzuesit.

Të tjera
BZHMV në emër dhe për llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas miratimit të mjeteve, do të lidh marrëveshje për kredi me shfrytëzuesin e kredisë.

 

III SUBJEKTET TË CILAT KANË TË DREJTË NË PARASHTRIM TË APLIKACIONIT PËR KREDI
Të drejtë për parashtrimin e aplikacioneve për kredi kanë shoqëritë tregtare mikro dhe të vogla, ndërmarrësit individual dhe zejtarët të cilët paguajnë taksa në të ardhurat reale, të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me dispozitat pozitive dhe janë në kryesinë themelore në pronësi private të subjekteve juridike dhe fizike prej së paku 51%.
Kredimarrësi mund të kontrollojë klasifikimin e tij sipas madhësisë duke inspektuar statusin e tij  aktual.

 

IV. KOMPONENTI I GRANTIT
Nëse kredikëruesut i miratohet kredia, atëherë ai mund të kërkojë të përdorë një komponentë të grantit (lehtësim borxhi) prej 30% të shumës së kredisë. Në mënyrë që të jetë në gjendje të përdorë komponentën e grantit, kredimarrësi, pasi plotëson dy kushtet e mëposhtme, fiton të drejtën për të kërkuar lehtësimin e borxhit:

  1. Shlyer të paktën 50% të detyrimeve të kredisë;
  2. Nuk ka vonesa të regjistruara gjatë servisimit të obligimeve në bazë të kësaj kredie jo më gjatë se 30 ditë.

Komponenti i grantit mund të fitohet nga një prej katër kategorive në vijim:

Kategoria 1:

  • Ka grua/gra në strukturën pronësore së paku 50%; ose
  • udhëhiqet nga një grua (grua-drejtuese).

Kategoria 2:

  • Ka të rinj deri në moshën 29 vjet në strukturën pronësore së paku 50%; ose
  • udhëhiqet nga të rinjtë deri në moshën 29 vjet (drejtues i ri);

Kategoria 3:

  • Është shfrytëzues i kredisë - eksportues me pjesëmarrje të të hyrave nga jashtë me më shumë se 50% në raportet financiare për vitin e fundit fiskal.

Kategoria 4: Është shfrytëzues i kredisë për realizimin e projekteve:

  • për ekonomi të gjelbër;
  • për modernizim dhe digjitalizim të proceseve afariste përmes furnizimit të pajisjeve dhe/ose futjen e mënyrave të shitjes (e-shitje);
  • futjen e prodhimeve të reja dhe shërbimeve të reja.

 Për shfrytëzimin e grant-komponentit, kredishfrytëzuesi duhet të parashtrojë kërkesë për lehtësim të borxhit deri te BZHMV.

         

Përmbushja e kritereve për përdorimin e komponentit të grantit do të vlerësohet në kohën e dorëzimit të aplikimit për miratimin e grant komponentit (lehtësimi i borxhit) si më poshtë:

Kategoria 1:
gjatë parashtrimit të aplikacionit për kredi sipas Gjendjes aktuale të ndërmarrjes;
dhe
gjatë parashtrimit të kërkesës për miratim të grant komponentit, të parë nga Gjendja aktuale e subjektit.

Kategoria 2:
gjatë parashtrimit të aplikacionit për kredi sipas Gjendjes aktuale të ndërmarrjes;
dhe
gjatë parashtrimit të kërkesës për miratim të grant komponentit, nuk ka ndryshime në strukturën pronësore dhe/ose strukturën udhëheqëse,
të parë nga Gjendja aktuale e subjektit.

Kategoria 3:
gjatë parashtrimit të aplikacionit për kredi, të parë nga llogaria vjetore dhe kartela analitike e llogarisë 121 kërkesa nga blerësit jashtë vendit;
ose
gjatë parashtrimit të kërkesës për miratim të grant komponentit, të parë nga llogaria vjetore dhe kartela analitike e llogarisë 121 kërkesa nga blerësit jashtë vendit.

Kategoria 4:
gjatë parashtrimit të kërkesës për miratim të grant komponentit, parashtron dëshmi për realizim të projekteve/aktiviteteve në lidhje me:

  • ekonomi të gjelbër
  • modernizim dhe digjitalizim të proceseve afariste përmes furnizimit të pajisjeve dhe/ose futjen e mënyrave të shitjes (e-shitje);
  • futjen e prodhimeve të reja dhe shërbimeve të reja.

 

V. DOKUMENTACIONI I OBLIGUESHËM

Dokumenti pa të cilin nuk do të përpunohet kërkesa për kredi është Kërkesa për kredi  nga kredikërkuesi, që është formular i publikuar në ueb faqen e bankës dhe që përmban informacionet themelore të kredikërkuesit, shumën e kredisë që e kërkon, instruksionet e pagesës, dhe informacione të tjera.

Dokumentacioni i obligueshëm që kredikërkuesi obligohet që ta parashtrojë në thirrjen publike është si në vijim:

  1. Aplikim për kredi (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  2. Aplikim për regjistrim të klientit (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  3. Dëshmi se nuk ka tatime dhe kontribute të papaguara ndaj shtetit - Certifikatë nga DAP (së paku me datë të 31.01.2020 ose më vonë),
  4. ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar),
  5. Deklaratë për lidhje me subjekt të tjera juridike/fizike (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  6. Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  7. Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë (formular i publikuar në ueb faqen e bankës),
  8. Kartela analitike e llogarisë 121 kërkesa për blerësit nga jashtë (vetëm për ata kredikërkues që theksojnë se do të parashtrojnë kërkesë për lehtësim të borxhit për kategorinë 3 - eksportues)

Dokumentacioni të cilin kredikërkuesi duhet ta parashtrojë ose nëse nuk parashtrohet nga kredikërkuesi banka do ta sigurojë përmes detyrës zyrtare.

  1. Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj,
  2. Llogaria vjetore përfundimtare (me 31.12.2019),
  3. Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidacioni - Vërtetim për falimentim dhe Vërtetim për likuidacion (nga Regjistri qendror i RMV).

 

VI. KRITERET PËR VENDOSJE PËR NDARJEN E MJETEVE
Kredishfrytëzues i kualifikuar i cili përmbushë kriteret për miratimin e kredisë sipas parimit "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER". 
Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .

 

VII. PËRPILIMI DHE PARASHTRIMI I APLIKIMIT PËR KREDI
Aplikimi për kredi me dokumentacionin e kompletuar parashtrohet vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike, në e-mail adresën në vijim: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kërkesat e parashtruara për kredi shpërndahen në mënyrë të automatizuar, pas çka është e domosdoshme të respektohen rregullat në vijim gjatë aplikimit:

  • Në titullin (Subject) të e-mailit me të cilin parashtrohet Aplikimi për kredi dhe dokumentacioni i obligueshëm, të ceket emri i kompanisë qyteti dhe forma juridike me shkronja latine , si për shembull: Vardar Berovo DOOEL
  • Nëse aplikimi parashtrohet në dy ose më shume porosi, titulli (Subject) i porosive duhet të jetë i njëjtë ashtu si në porosinë e parë, pa shtesa të tjera si për shembull: 1, 2, pjesa e dytë, covid3, kovid, etj.
  • Shtojcat nuk duhet ta kalojnë madhësinë prej 8MB dhe duhet të parashtrohen në formë si pdf, zip ose .rar format.

Aplikimi për kredi është dokument i obligueshëm dhe çdo dokumentacion tjetër i parashtruar nuk do të shqyrtohet deri sa të parashtrohet Aplikimi për kredi. Aplikimi për kredi duhet të plotësohet në tërësi.

Aplikacioni për kredi dhe dokumentet shoqëruese formularët e të cilëve janë caktuar nga banka, rekomandohen të plotësohen në mënyrë elektronike, në kompjuter, ose nëse ajo është e pamundur, atëherë të plotësohen me shkronja të shtypit të lexueshme.

Aplikacionet për kredi mund të nënshkruhen me dorë ose me certifikatë digjitale.

Kredikërkuesi mund të parashtrojë vetëm një aplikacion për kredi.

 

VIII. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Aplikacionet për kredi në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 15 ditëve llogaritur prej 16 dhjetor 2020  nga ora 00:01 dhe përfundon më 30 dhjetor 2020 në ora 23:59.

Përpunimi i aplikacioneve të arritura të kredive fillon me përfundimin e thirrjes publike.

Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.

Aplikacionet joadekuate të kredive të kredishfrytëzuesve jo të kualifikuar nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet e pakompletuara të kredive nuk do të shqyrtohen deri sa të plotësohen.

Dokumentet e arritura pa Aplikacion për kredi (formular në ueb faqen e bankës) nuk do të përpunohen derisa nuk parashtrohet Aplikacion për kredi.

Banka nuk bart kurrfarë shpenzime që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e aplikacioneve për kredi, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.

Banka do t`i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve iu është miratuar kredia në bazë të Aplikimit për kredi, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.

Banka do t'i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u janë refuzuar aplikimet, me shkakun e refuzimit, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.

Banka nuk do të njoftojë në mënyrë individuale aplikuesit e kredisë aplikacionet e të cilëve të kredive janë arritur pas harxhimit të mjeteve.

Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike të publikuar, Banka do të njoftojë përmes ueb faqes së saj.

Aplikacionet për kredi të parashtruara në Thirrjen publike Kovid 1 dhe Kovid 2 nuk janë lëndë shqyrtimi.

Të gjitha informacionet dhe formularët që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të gjenden në ueb faqen e bankës www.mbdp.com.mk.