Вести

LAJMËRIM në lidhje me linjën kreditore COVID1

BZHMV, 18.05.2020

Të nderuar,

Në pajtueshmëri me Thirrjen publike për dorëzim të aplikacioneve për përkrahje të drejtëpërdrejtë financiare të shoqërive tregtare dhe tregtarëve individual të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Fondi i veçantë kreditor, ju lajmërojmë se Banka për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ne emër dhe në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në tërrësi e realizoi linjën e parë kreditore pa kamatë “Covid1” nga mjetet nga Fondi i veçantë kreditor dhe nga linja kreditore për energji efikase dhe burime të rinovueshme të energjisë.

Thirrja publike për linjën kreditore ishte e shpallur më 25.03.2020 viti, ndërsa aplikimi filloi më 26.03.3020 viti dhe zgjati 30 ditë, përfundimisht me 25.04.2020 viti. Parimi i realizimit të linjës kreditore ishte “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Procesi i aplikimit zhvillohej vetëm përmes mënyrës elektronike, në pajtim me masat për parandalimin e zgjerimit të virusit dhe mbrojtjes të shëndetit publik.

Vlerësojmë se linja kreditore arriti në kohë të pranueshme të përgjigjet ndaj nevojave të shoqërive mikro dhe të vogla tregtare për mjete qarkulluese, me çrast madje 77% në gjithsejt aplikimet e miratuara janë të kompanive mikro.

Mjetet e disponueshme me thirrjen publike “Covid1” (338 milion denarë) në tërrësi u shtjerrën me kreditë e fundit të miratuara nga aplikacionet e arritura më datë 06.04.2020 viti deri në fund të orarit të punës. Në këtë periudhë janë evidentuar gjithsejt 1.024 aplikacione të arritura kreditore, nga të cilat 738 janë miratuar për kreditim, ndërsa 286 aplikacione janë të refuzuara për shkak të mospërmbushjes së kushteve dhe kritereve nga thirrja publike.

Nga 286 aplikues të refuzuar, 28% janë refuzuar për shkak të aplikimit me veprimtari të ndryshme nga thirrja e shpallur publike, 38% janë refuzuar për shkak të vlerës negative të kapitalit dhe të rezervave si rezultat të humbjeve të mëparshme të akumuluara, 11% janë refuzuar për shkak të mbi-borxheve ku detyrimet e të aplikuesve e kanë tejkaluar vlerën e kapitalit për më shumë se katër herë, ndërsa të tjerët janë refuzuar për shkak të kapitalit të pamjaftueshëm, kategorizim më të keç kreditor, të themeluara më pak se 6 muaj dhe dokumentacion të pakompletuar.

Të gjithë aplikuesit e refuzuar do të pranojnë lajmërim për bazën me të cilën është vërtetuar se nuk i plotësojnë kushtet.

Në pajtueshmëri me thirrjen e shpallur i lajmërojmë të gjithë aplikuesit që aplikaciionin e tyre për linjën e parë kredituese pa kamatë e kanë bë më 06.04.2020 viti pas orarit të punës, se aplikacionet e tyre nuk do të shqyrtohen nga ana e bankës, për shkak të shterrjes së tërrësishme të mjeteve të parashikuara për dhënien e kredive pa kamatë nga Fondi i veçantë kreditues në pajtim me THIRRJEN PUBLIKE COVID1.