Qëllimi i linjës kreditore: Mbështetje financiare dhe mbështetje e likuiditetit të shoqërive radiodifuzive në fushën e emetimit të programeve radio-televizive, me qëllim që të ndihmojë në trajtimin e shfaqjes, përhapjes dhe pasojave të pandemisë COVID-19.
Burimi i mjeteve: Linja kreditore për mbështetjen e shoqërive radiodifuzive do të realizohet me mjete nga Fondi i veçantë – PKF në vlerë prej 61.000.000,00 denarë.
Kushtet e linjës kreditore:
Afati i pagesës: | deri në 4 vjet |
Grejs peridudha e përfshirë: | deri 12 muaj |
Mënyra e pagesës: | tre mujore |
Qëllimi: | mjete themelore dhe qarkulluese |
Norma e interesit: | 0% |
Valuta: | denarë |
Kosto administrative |
0 den. |
Vlera e kreditit: | - maksimum: а) Subjektet me shifrën prioritare të veprimtarisë 60.20 - Mediume nacionale, deri 7.380.000 denarë - Mediume rajonale, deri 1.230.000 denarë - Mediumet lokale deri 615.000 денари b) Subjektet më shifrën prioritare të veprimtarisë 60.10: - Radio mediat nacionale, rajonale dhe lokale deri 615.000 denarë |
Mënyra e plasimit: | kredia e miratuar i pagohet direkt kredimarrësit në përputhje me udhëzimet e paraqitura në Kërkesën për kredi. |
Kredimarrësit e kualifikuar dhe kriteriumet për miratim:: |
Shoqëritë tregtare radiodifuzive (me veprimtari prioritare në përputhje me gjendjen të cilat:
* Për subjektet me veprimtarinë e prioritetit 60.20, ndarja në mes mediumeve nacionale, rajonale |
Sigurimi i kredive: |
Kambiali i kredishfrytëzuesit i avaluar nga njëri prej pronarëve të kredishfrytëzuesit më |
Kriteriumet për vendosjen e shpërndarjes së fondeve: | |
- | Kredishfrytëzuesi i kualifikuar që i plotëson kriteriumet për miratimin e kredisë sipas parimit: “I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER”. |
- | Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. |
Dokumentet e obligueshme:
- Kërkesa për kredi (formular i publikuar në web faqen e bankës, pa të cilën dokumentet tjera nuk do të përpunohen),
- Kërkesa për regjistrim të klientit-person juridik ( formular i publikuar në web faqen e bankës),
- Deklaratë për lidhje me persona të tjerë juridik/fizik (formular i publikuar në web faqen e bankës),
- Deklaratë për mbajtjen e një funksioni publik ( formular i publikuar në web faqen e bankës),
- Deklaratë për kontrollimin e ekspozimit të kredisë (formular i publikuar në web faqen e bankës),
- ZP formular (Formular për nënshkrimin të vërtetuar),
- Vërtetim për tatimet dhe kontributet e paguara prej DAP duke përfshirë datën 31.03.2021.
Dokumentacionin të cilin kredikërkuesi duhet ta paraqesë ose të cilin, nëse nuk e paraqet kredikërkuesi, banka do ta sigurojë në mënyrë zyrtare:
- Gjendja rrjedhëse jo më e vjetër se 6 muaj (nga regjistri Qendror i RMV),
- Gjendja rrjedhëse për pronarin e vërtetë (nga Regjistri Qendror i RMV),
- Llogaria vjetore përfundimtare (me 31.12.2020 dhe me 31.12.2019) (prej Regjistrit Qendror të RMV)
- Vërtetim për falimentim dhe likuidim – Dëshmi se nuk është hapur falimentin, përkatësisht procedurë e likuidimit – (nga regjistri Qendror i RMV)
Mënyra e realizimit të linjës kreditore
Për linjën kreditore është shpallur Thirrje publike nr. 1 me 01.07.2021.
Aplikimet për kredi dorëzohen gjatë 30 ditëve edhe atë duke filluar prej 08 Korrikut 2021 ora 09:00 dhe mbaron me 06 Gusht 2021 në orën 23:59.
Përpunimi i aplikimeve për kredi do të fillojë pasi që Thirrja publike të ketë mbaruar. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet.
Aplikacionet joadekuate për kredi të kredikërkuesve të pakualifikuar nuk do të merrren parasysh.
Aplikimet e pjesërishme nuk do të merren parasysh derisa të kompletohen.
Dokumentacioni i pranuar pa kërkesën kreditore (formulari që gjendet në web faqen e bankës) nuk do të përpunohet, derisa të dorëzohet e njëjta.
Banka nuk bart asnjë kosto që del nga pregaditja, përpilimi dhe dorëzimi i kërkesave për kredi,në atë mënyrë që pjesëmarrësi në Thirrjen publike nuk ka të drejtë në rimbursim të kostove në bazë të pjesëmarrjes në këtë Thirrje publike.
Banka do t’i njoftojë aplikuesit, të cilëve u është miratuar kredia në bazë të aplikimit të paraqitur të kredisë, në mënyrë elektronike përmes emailit të specifikuar në Gjendjen Rrjedhëse të subjektit.
Banka do t’i njoftojë kredikërkuesit me anë të emailit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duke shënuar arsyen përse e njëta është refuzuar. Emaili që do të përdoret për kuminikim është ai që gjendet në Gjendjen Rrjedhëse të kompanisë.
Banka nuk do t’i njoftojë individualisht aplikuesit e kredisë, kërkesat e të cilëve janë pranuar pasi të gjitha mjetet e parapara të jenë harxhuar.
Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike, banka do të njoftojë përmes faqes së saj.