Qëllimi i linjës kredituese:
- shfrytëzim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë (dielli, era, uji, biogas etj.),
- shfrytëzimi efikas i energjisë elektrike,
- kujdesi për mjedisin jetësorë,
- përmirësimi i klimës energjetike në R. Maqedonisë së Veriut.
Llojet e kredive:
Kreditë miratohen për proekte për:
- efikasitet energjetik dhe
- burime të ripërtëritshme të energjisë
Kushtet për kreditë:
Kreditë për burime të qëndrueshme të energjisë miratohen sipas kushteve në vijim:
Efikasitet energjetik
Kredi për efikasitet energjetik
Vlera e kredisë: të mos jetë më e madhe se 500.000 EURO.
Afati i kthimit: deri në 8 vite me grejs periudhë të përfshirë prej 1 viti.
Shkalla e interesit për shfrytëzuesin e fundit: deri 6% fiks në nivel vjetor.
Banka pjesëmarrëse ka të drejtë të paguajë nga shfrytëzuesi i fundit pagesë për kredinë e miratuar në lartësi deri në: 1% në vit nga vlera e kredisë.
Së paku gjysma e përfitimeve nga proekti duhet të dalin nga kursimi i energjisë e cila është matëse.
Teknologjia për kursim të energjisë doemos duhet të jetë mirë e konfirmueshme me dëshmi në kërkesën për kredi.
Personat e interesuar kërkesat për kredi i dorëzojnë në bankat komerciale me të cilat BZHMV ka të nënshkruara marrëveshje për bashkëpunim.
Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.