Çfarë është një garanci?
Garancia është një instrument me të cilin garantuesi (Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut) merr përsipër ndaj kreditorit se do të përmbushë detyrimin e vlefshëm dhe të duhur të borxhliut (klientit të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut), nëse borxhliu nuk e bën këtë.
Garancitë e ofruara nga banka
Banka ofron dy lloje garancish drejtpërdrejt për përdoruesit përfundimtarë, përkatësisht:
- Garanci individuale nga Fondi i Garancisë, e destinuar për tregtarët e mëdhenj që eksportojnë; dhe
- Garancia doganore e destinuar për kompanitë vendase që kryejnë import për përpunim dhe rafinim.
Banka ofron edhe garanci të portofolit për bankat dhe kursimoret, të cilat garantojnë deri në 80% të shumës së kredive të miratuara rishtazi për mjete vijuese, pra deri në 50% të shumës së kredive të reja të miratuara për mjete fikse për tregtarët mikro, të vogla dhe të mesme.
Fondi i garancisë (Skema e garancisë së kredisë)
Me ndryshimet në Ligjin për Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 77/21), në Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut u themelua Fondi i Garancisë si njësi e veçantë organizative – Fondi i Garanci në kuadër të Sektorit të Kredive dhe garancisë. Fondi i garancisë është shtylla e skemës së kredisë-garancisë përmes së cilës mbështetet sektori privat, duke siguruar një pjesë të kolateralit për kreditë e miratuara nga bankat dhe kursimoret.
Fondi garantues është themeluar me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 10 milionë euro.
Kornizat e skemës së kredisë-garancisë, kufizimet e Fondit të Garancisë, mënyra e financimit, kreditë e pranueshme për garanci, si dhe njoftimi rregullohen nga vetë ligjin.
Nga Fondi i Garancisë janë realizuar dy produkte:
- Garancitë e portofolit për një bankë apo kursimore, për kredi të reja të miratuara për tregtarët mikro, të vogël dhe të mesëm; dhe
Shuma maksimale e garancisë është deri në 80% për kreditë e mjeteve qarkullues dhe deri në 50% për kreditë e mjeteve fikse.
- Garanci individuale për kompanitë e mëdha eksportuese (të paktën 30% e të ardhurave të vitit të fundit fiskal të vijnë nga eksportet), të cilat garantojnë në emër të kompanisë në një bankë apo kursimore.
Shuma maksimale e garancisë është deri në 50% të shumës së kredisë.