Производи

Faktorim të eksport me të drejtë për regres


Si deri te shërbimi faktorim?
Që të shfrytëzohet shërbimi i faktorimit, duhet të plotësohet pyetësor dhe aplikacion për limit të blerësve nga jashtë dhe të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zyret e BZHMV.
Në qoftë se miratohet aplikacioni për faktorim, nënshkruhet dhe vërtetohet Marrëveshje për faktorim (vërtetimi bëhet te noteri).
Çdo faturë paraqitet në BZHMV, në bazë të së cilës paguhen mjetet (avansi prej 80% nga vlera e faturës) në llogarinë e klientit/eksportuesit.
Shfrytëzuesit e faktorimit mund të jenë shoqata tregtare të regjistruara në RM që bëjnë shitje të malrave dhe shërbimeve jashtë shtetit me pagesë të vazhduar deri më 180 ditë.
Në qoftë se në afat prej 90 ditësh nga arritja e faturës nuk ka pagesë nga ana e blerësit nga jashtë, aktivizohet e drejta për regres (BZHMV e kthen kërkesën e klientit). Për këto 90 ditë përllogaritet kamatë e rregullt prej 4% vjetore, ndërsa pas aktivizimit të regresit përllogaritet kamatë ndëshkuese ligjore.

Çmimi i faktorimit
Çmimi i faktorimit përllogaritet në bazë të avancit të paguar prej 80% nga vlera e faturës dhe përbëhet prej:

  • shkalla e interesit e cila është 4% në nivel vjetor (kamata përllogaritet në avancin e paguar prej 80% nga vlera e faturës në numër real të ditëve)
  • provizioni për menaxhimin është 0,2% njihershëm (provizioni përllogaritet në vlerën e përgjithshme të faturës)